Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Jamesi për Pogbën

Jamesi për Pogbën

Shkruan: LUAN MORINA

18 Maj, 2017 @12:23

Jo, nuk është ide shkëmbimi. Kalim i James Rodriguez në Manchester United do të ishte gjë e përkryer për të gjitha palët e përfshira.
Kolumbiani është njëri prej 10-sheve klasike kualitative pak të mbetur në futboll sot. Ai ofron pothuajse të gjitha aftësitë të nevojshme për këtë pozitë. Edhe arsyeja e vetme pse ai largohet prej Realit është për shkak të formacionit që luajnë madrilenët. Po të ndryshonin formacionin në ndërkohë, prapë Reali do të kishte mjaft alternativa për 10-sh.

Jamesi ka cilësinë e 10-shit ma të mirë se krejt 10-shat tjerë në Premier League për momentin. Unë do të përmend vetëm dy – Ozilin edhe Coutinhon.

Jamesi ofron vazhdueshmëri më të mirë se gjermani, për atë kohë sa është i shëndosh. Ai është më i përgatitur psiqikisht edhe fizikisht se sa Ozili kur janë në fushë. Jamesi mund të luaj edhe si krahë nëse është e nevojshme, e edhe si mesfushor qendror. Diçka që Ozili nuk mund të bëj, sidomos kur nuk ka dikë në mesfushë ti ofroj topa. Për të njëjtat arsye James është më i mirë edhe se Coutinho. Kësaj i shtojmë edhe pjekurinë e kolumbianit i cili ka një përgatitje psikike, një maturi edhe urtësi më të lartë se braziliani.

Me Jamesin në ekip, Mourinho mund të luaj 4-2-3-1 që është formacioni i tij i preferuar; mund të luaj edhe 4-3-1-2; dhe nëse është e nevojshme edhe 4-3-3, e 3-5(4-1)-2. James do të ishte opsioni i parë për pozitën e mesfushorit ofanziv, edhe për shkak të kalendarit të ngjeshur në Premier League, Mata do ta zëvendësonte me aftësi jo shumë të largëta në cilësi.

Por, gjëja më kryesore është çlirimi i Pogbës.

Francezi ka qenë i detyruar të luaj edhe si mesfushor ofanziv veç e veç me përmbush çmimin për të cilin është blerë. Kjo s’do të ndodh kurrë! Ama, ajo çfarë mund të ndodh është që Pogba do të rehatohej në pozitën e mesfushorit qendror, në të cilën pozitën është prej më të mirëve në botë. Afër Herreras, edhe mbrapa një futbollisti teknik shumë më të mirë para tij, Pogba do të kishte më shumë hapësirë të lirë pa top për të lëvizur, edhe në rast se mbetet i lirë në gjuajtje nga jashtë zonës, mund të jetë vrastar.

Sipas nevojës, Manchester United mund të luante me një sulm 4-1; ose në rast të ndjekjes së golit me çdo kusht, edhe 4-3 duke pasur parasysh se njëri nga krahët e mbrojtjes do të duhej të qëndronte më pranë dyshes qendërmbrojtëse para së cilës do të ishte Herera.
Përndryshe, James do të ishte një distributor i shkëlqyeshëm i topave për krahët e sulmit, apo mbrojtjes; do të krijonte më shumë hapësirë për Pogbën; dhe do të sillte me vete talentin e tij e njërit nga mesfushori ofansiv më të mirë në botë. Për gjithçka nën 50 milionë euro, do të ishte ‘vjedhje’.

MUNGESA

3 ndeshje moslojë për Papuqin

BOROZANI/ A. P.

18 Maj, 2017 @10:36

Komisioni Disciplinor i shkallës së parë të FFK-së e ka dënuar...

DEÇANI-RAMIZSADIKU

Deçani përshëndetet nga Liga e Parë

18 Maj, 2017 @9:21

Me humbjen e fundit ndaj Ramiz Sadikut, në ndeshjen e zhvilluar dje,...

VLLAZNIA-KEK

Vllaznia siguroi barazhin

BOROZANI/ Ariani Paçarizi

18 Maj, 2017 @9:11

Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit ka arritur suksesin më të madh...

WEDNESDAY-HUDDERSFIELD

Nuhiu s’arrin finalen, mbetet pa Premier Ligë

17 Maj, 2017 @23:31

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, është paraqitur në kohën...

COPPA ITALIA FINALE

Kupa e tretë me radhë, historike

17 Maj, 2017 @23:10

Me fitore ndaj Lazios 2-0 në finalen e Olimpicos, Juventus është...

MONACO-STETIENNE

Pas 17 vitesh, bëhen kampionë

17 Maj, 2017 @22:59

Me fitore 2-0 ndaj St Ettiene-it sonte, Monaco është bërë...

CELTA-REAL

Real Madrid pranë titullit

17 Maj, 2017 @22:50

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos sonte në ndeshjen e...

MEDIA

BBC shkruan për Trepçën’89

17 Maj, 2017 @22:32

Faqja sportive e BBC-së online, ka bërë të ditur se Trepça’89...

KUPA E MAQEDONISË

Befasohet Shkëndija, Pelisteri fiton Kupën

17 Maj, 2017 @19:59

Me befasi ka përfunduar Kupa e Maqedonisë! Edhe pse ishin...

READING-FULHAM

Reading në finale

16 Maj, 2017 @23:24

Një gol nga penalltia ka vendosur përballjen gjysmëfinale të...

CRYSTAL PALACE - CHELSEA

‘Ringjallet’ Palace, mposht kampionin

14 Tetor, 2017 @17:55

Pas 7 humbjeve radhazi dhe pas 731 minutave pa gol të shënuar,...

CITY - STOKE

City i pamëshirshëm, i vetëm në krye

14 Tetor, 2017 @17:52

Vazhdon super forma e Manchester Cityt! Radha për t’u deklasuar sot...

LIVERPOOL - UNITED

Pa gola në derbin anglez

Foto: Premier League

14 Tetor, 2017 @15:32

Njëjtë si vitin e kaluar, edhe sivjet derbi anglez mes Liverpoolit...

LIVERPOOL - UNITED

Liverpool vs. United, formacionet zyrtare

Foto: BBC

14 Tetor, 2017 @12:30

Me fillim nga ora 13:30, në ‘Anfield Road’ zhvillohet dueli mes dy...

ANALIZË

5 për fundjavë!

Foto: Olsen Kraja / Borozani

14 Tetor, 2017 @12:02

1. Liverpool – Manchester United (e shtunë, ora 1e30) Përballja...

Të gjitha lajmet nga Premier League