Të gjitha lajmet

OPINION

Ka ardhë koha me ndryshu, nëse doni me fitu

Ka ardhë koha me ndryshu, nëse doni me fitu

Shkruan: Palush DODA

26 Maj, 2017 @7:53

Ky titull pak ma naltë po rimon, ama pa dashje. (:P). Kam vendos me shkru diçka për KB Bashkimin, i cili sivjet na dha një copë shpresë në lojën e parë në finale, deri sa Prishtina na kthej me këmbë në tokë, si çdo herë.

Në 10 stinorët e fundit të ligës së Kosovës në basketboll Prishtina e ka fitu titullin gjithsej tetë herë, Peja një herë, Trepça një herë. E Bashkimi, zero herë, 0!

Ku është problemi?

Hajde, Prishtina paska super buxhet karshi Bashkimit, hajde po themi se edhe Peja njejtë. Por Trepça qysh mbrrini me fitu e ne jo?

Çka jemi tu bo gabim?

Pare nuk mundemi me thanë që s’ka pas. Përkrahje prej tifozave të ngratë që u shterret zani tu bërtit ka pas sa të duash. Prapë, s’ka rezultate. Lojtarë të huaj po, prej kudo, Amerike, Evrope, etj.

Nga njëherë mburreshim që x lojtari ka lujt ne NCAA. OK…!
Gabimi është te menaxhmenti i dobët, jo por super-i-dobët. Duke e kërkuar suksesin afat-shkurtë, Bashkimi ka vuajtur pasoja afat-gjata. Ndërrimet e lojtarëve çdo sezonë nuk e kanë ndihmu aspak në arritjen e qëllimeve. Mos promovimi i lojtarëve të rinjë e të talentuar (e që Prizreni i ka pasë me bollëk) i ka kushtu big, big time!

Çka duhet me ndërru?

Krejt sistemi. Në themel. Artan Kurti tash është drejtor i KB Bashkimit edhe mundet me e bo këtë ndryshim. Nisja prej gjeneratave të vogla. Të investohet në ta dhe zhvillimin e tyre. Të bëhet politikë e ekipit që të paktën një lojtar junior të jetë në formacion, 90% e ekipit të jenë vendas, 10% të huaj. Krejt fokusi të jetë vetëm tek lojtarët e rinjë.

Kjo strategji ka me qenë e vështirë për tifozat për shkak se Bashkimi s’ka me qenë në gjendje me qëndru në një hap me ekipet tjera të katërshes që janë zakonisht, por në periudhën afat-gjate Bashkimi ka me i pa frytet e saj. Më mirë 5-6 ose 7 vjet ri-konstruktim i ekipit e me rezultate të dobëta, se sa asnjë vit e prapë rezultate jo të kënaqshme. Sepse vetëm arritja në finale nuk është ndonjë arritje kush-e-di-se-çka.

“Me rëndësi pjesëmarrja.” Jo, ky mentalitet duhet me u hek, me rëndësi është fitorja edhe titulli, pikë.

Se qysh krijohet sistemi prej themelit që nesër-masnesër me ardhë deri te suksesi, Artani si ish-basketbollist e din. Krejt çka i duhet është me u ul bashkë me zyrtarët e lartë të Bashkimit edhe me hartu një plan afat-gjatë që nesër me ia pa hajrin Prizreni. Nuk e meriton ky qytet i lashtë me kalu vite, e vite, e vite, e në fund asnjë rezultat.

E ardhmja e Prizrenit janë vetëm të rinjtë, jo lojtarët e NCAA, as lojtarët që po themi kanë luajtur në EuroLeague, po vetëm të rinjtë. Lojtarët e huaj janë këtu për një vit, ndërsa lojtarët e rinj i kemi çdo herë, të gatshëm me lanë çdo gjë në parket, për vendin e tyre.

P.S.: Gazzali Makasqi është prizrenas në të cilin Prishtina ka pa potencial edhe e ka marrë në ekipin e saj. Diçka që KB Bashkimi nuk ishte dashtë me leju. Ai sot ishte dashtë me qenë lojtar i KB Bashkimit, e nesër pse jo edhe bartës i ekipit drejt sukseseve. Ky, e shumë lojtarë tjerë në fakt, që po pritoj fort me i cekë se krejt kush është i Prizrenit dhe përcjell pak basketboll i njeh.



info:

Qëndrimet e autorit të shkrimit, nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë.
Pjesa e opinioneve në Borozani.com është e hapur për çdonjërin që dëshiron të shpreh mendimin e tij, sportivisht.
Borozani.com mban të drejtën e përzgjedhjes së shkrimeve dhe redaktimit të tyre.

BASKET CHAMPIONS LEAGUE

Rritet vlera, ulet numri i pjesëmarrësve në Ligë të Kampionëve

25 Maj, 2017 @15:11

Vetëm pas disa javëve që u mbyll stinori i parë i Ligës së...

CP3

Paul në shënjestër të Spurs

Foto: nba.com

25 Maj, 2017 @13:31

Ylli i Los Angeles Clippersit, Chris Paul, sipas mediave amerikane,...

MEDIA

Çmimet individuale të stinorit 2016/17 nga E’basket

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @11:49

Në parallogaritjen statistikore, Eurobasket.com automatikisht me t’u...

EKIPI NR. 1 dhe NR. 2 I STINORIT

E’basket zgjedh ekipin e stinorit 16/17 në Superligë

25 Maj, 2017 @11:39

Drilon Hajrizi është vendori i vetëm në ekipin e vitit sipas...

MIKAILE TMUSIC

Tmusic në rehabilitim

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @9:48

Basketbollisti i Bashkimit, Mikaile Tmusic, i lënduar në ndeshjen e...

LAST 10 CHAMPIONS

Kampionët e 10 viteve të fundit në Superligë

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @8:29

Me fitore ndaj Bashkimit mbrëmë, Sigal Prishtina vulosi titullin e...

BASHKIMI

Asnjëherë më afër titullit

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @8:14

Trofeu i kampionit të Kosovës, përsëri i ka ikur Bashkimit. Një...

URIMI

Constantinides uron Prishtinën në shqip

24 Maj, 2017 @20:11

Njëri prej urimeve të para për shpalljen kampion të skuadrës së...

BASHKIMI - PRISHTINA @ GAME 4

Prishtina shpallet kampione në Prizren

BOROZANI

24 Maj, 2017 @19:39

Sigal Prishtina është kampione e stinorit 2016/17 të Superligës...

BASHKIMI - PRISHTINA @ GAME 4

Ç3: Epërsi e ngushtë e Prishtinës para çerekut të fundit

BOROZANI

24 Maj, 2017 @19:11

Me tripikëshin e Jabarie Hinds në sekondat e fundit, Sigal...

MEDIA

Çmimet individuale të stinorit 2016/17 nga E’basket

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @11:49

Në parallogaritjen statistikore, Eurobasket.com automatikisht me t’u...

EKIPI NR. 1 dhe NR. 2 I STINORIT

E’basket zgjedh ekipin e stinorit 16/17 në Superligë

25 Maj, 2017 @11:39

Drilon Hajrizi është vendori i vetëm në ekipin e vitit sipas...

MIKAILE TMUSIC

Tmusic në rehabilitim

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @9:48

Basketbollisti i Bashkimit, Mikaile Tmusic, i lënduar në ndeshjen e...

LAST 10 CHAMPIONS

Kampionët e 10 viteve të fundit në Superligë

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @8:29

Me fitore ndaj Bashkimit mbrëmë, Sigal Prishtina vulosi titullin e...

BASHKIMI

Asnjëherë më afër titullit

BOROZANI/ A. P.

25 Maj, 2017 @8:14

Trofeu i kampionit të Kosovës, përsëri i ka ikur Bashkimit. Një...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga