Të gjitha lajmet

PORTUGALIA

Kampionët me mbrojtje plakë

Fotot: uefa/

Kampionët me mbrojtje plakë

Shkruan: LUAN MORINA

14 Qershor, 2018 @12:46

Titulli në Francë ishte i befasishëm dhe erdhi me shumë fat. Ky titull, kampion i Evropës, nuk e bën Portugalinë favorite për të fituar ose konkurruar për titull në Kupën e Botës. Ndonëse, të rregullt nga viti 2002, portugezët kanë pasur oscilacione në pjesëmarrjet e tyre, duke përfunduar dy herë në grupe – më 2002 dhe në Brazil, duke rënë në rrethin e parë eliminator në Afrikën Jugore dhe pozita e katërt në Gjermani. Cristiano Ronaldo ka qenë pjesëmarrës në tri prej tyre, por duke mos arritur të jetë dominues ashtu siç ishte gjatë një sezoni ekipor.

CRISTIANO

Sidoqoftë, lojtari më i mirë i Botës, është një lider i pakontestueshëm, sidomos në këtë Portugali që do e shohim në Rusi. Me tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo do të provoj të arrijë maksimumin në moshën 33 vjeçare, ndonëse titulli është një mision i pamundur, ngjashëm si finalja.

Cristiano Ronaldo

Për sukseset ekipore të Cristiano Ronaldos, sot është vështirë të gjejmë dikë të painformuar. Ndonëse siguruan kualifikimin për në Rusi në fund, Portugalia pati një kampanjë të suksesshme duke marrë nëntë fitore me 32 gola të shënuar në dhjetë ndeshje. Nga këta gola, vulën e Cristianos e kishin 15 sosh. Me këtë shifër, Cristiano Ronaldo ngjitet në 81 gola, që janë 34 më shumë se Pauleta, sulmuesi i njohur i PSG, dhe legjendari Eusebio, i cili në 64 ndeshje kishte shënuar 41 gola. Me 150 ndeshje, Ronaldo mban rekordin për më së shumti ndeshje për Portugalinë, para Luis Figos i cili në 127 ndeshje ka 32 gola.

EUSEBIO

Pjesëmarrja e parë e Portugalisë në Kupën e Botës ishte në Angli, në vitin 1966. Në gjashtë ndeshje kishin shënuar 17 gola, me pesë fitore dhe vetëm një humbje, duke qenë njëra ndër befasitë më të këndshme të garës. Në një grup me Brazilin, kampionin e atëhershëm, Portugalia do të kalonte me tri fitore radhazi – Hungaria 3-1, Bulgaria 3-0, Brazili 3-1. Eusebio do të shënonte ndaj bullgarëve, dhe dy herë ndaj brazilianëve, për të shtuar edhe gjashtë gola tjerë në fazën eliminatore. Ndaj Koresë Veriore, Eusebio do të shënonte katër gola, dy nga penalltia. Nga një penallti do të shënonte edhe në humbjen kundër Anglisë në gjysmëfinale, dhe në fitoren ndaj Bashkimit Sovjetik për medaljen e bronztë.

Eusebio

Më pas anglezët do të ktheheshin në Kupën e Botës në Meksikë, në vitin 1986, kur do të eliminoheshin në grupe, duke përfunduar të fundit në grupin F, pas Marokut të cilët kishin fituar 3-1, Anglisë, të cilët ishin kaluar nga portugezët me një gol të vetëm, ashtu siç do të bënte Polonia ndaj portugezëve.

MAROKU

Kundër Marokut do të ndeshen në Rusi, por as Maroku nuk është më i miri që ka luajtur në një Kupë të Botës, e as Portugalia nuk është më e keqja që ka luajtur në Kupën e Botës, siç ishte në vitin 1986. Me Marokun takohen në ndeshjen e dytë në grupin B, më 20 qershor në ora 14. Kupën e hapin me Portugalinë, të premten në ora 20, gjersa e mbyllin me Iranin, më 25 qershor në ora 20, në Mordovia Arena në Saransk.

SANTOS

Në formacionin 4-4-2 të Fernando Santos, Cristiano Ronaldo zakonisht luan në pozitën e sulmuesit të dytë, bashkë me Andre Silvan. Kapiteni i ekipit mbetet i vetëm, në formacionin 4-2-3-1 të cilin Santos e përdor më rrallë.

Problemi më i madh i portugezëve është mbrojtja. As Bruno Alves, as Pepe nuk janë në ditët më të mira, e kurrë nuk kanë qenë emra në të cilët mund të llogaritësh që s’do të bëjnë ndonjë çmenduri gjatë ndeshjes. Alvesin 36 vjeçar, e Pepen 35 vjeçar, i përkrah Jose Fonte, tani në ligën kineze, me 34 vjeç në supe. Pika më e dobët e ekipit do të jetë kjo pjesë e fushës, e cila megjithatë ka njërin nga talentet më të mëdha në ekip, 21 vjeçarin e Benficas, Ruben Dias. Sidoqoftë, ai për shkak të mungesës së përvojës mbetet vetëm opsioni i katërt.

Santos

Anthony Lopes i Lyonit, e Rui Patricio, tashmë ish-lojtari i Sportingut, janë dy emra që alternojnë në portën e Portugalisë. Ricardo Pereira e Cedric Soares janë në krahun e djathtë, me Mario Rui e Raphael Guerreiro në të majtin. Ky i fundit mund të kontribuoj edhe në pjesën defensive të mesfushës, ndonëse si reparti më i mirë, nuk ka nevojë për t’u ndihmuar. William Carvalho e Bruno Fernandes sjellin bashkëpunimin që kanë në Sporting. Fernandes zakonisht vendoset në krahë ose në bankën rezervë, me Joao Moutinhon që merr pjesën kreative të mesfushë në këmbë. Adrien Silva, Manuel Fernandes janë emrat tjerë të mesfushës, bashkë me Joao Marion i cili zhvendoset në krahë në shumicën e rasteve, për të lëvizur para pjesës defensive të mesfushës kur kundërshtari është në ofensiv.

Portugal

Bernardo Silva, Gonçalo Guedes, Gelson Martins i Sportingut, e Ricardo Quaresma i Besiktasit, janë emrat në të cilët bazohen krahët ofensiv të mesfushës. Përkundër talentit dhe përvojës, pjesa e mbrojtjes mbetet unaza më e dobët e kampionëve evropian në këtë Kupë të Botës.

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

LOPETEGUI

Real prezanton sot trajnerin e ri

14 Qershor, 2018 @11:15

Kampioni i Evropës, Real Madrid, prezanton sot trajnerin e ri të...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin...

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak...

KOLUMNE

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

14 Qershor, 2018 @9:00

Timi Padyshim që Tim Cahill është ndër emrat më të mëdhenj...

KOLUMNE

Arabia Saudite në botërorin e saj të pestë

14 Qershor, 2018 @8:30

Arabët kthehen në Kupën e Botës pas pushimit tetë vjeçar. Ishin...

KOLUMNE

Rusia - nikoqiri shpreson

14 Qershor, 2018 @8:00

Shansi i humbur Igor Akinfeev është portier më i gabueshëm që...

MAROKU

Shpresat marokene në grupin e vështirë

Fotot: GoogleImages/

14 Qershor, 2018 @12:23

Në mesin e vendeve të Afrikës, Maroku nuk është ndër më të...

STATS

Top golashënuesit nga lojtarët aktiv

14 Qershor, 2018 @11:30

Sa i përket top golashënuesve të Botëroreve nga lojtarët që...

STATS

Top golashënuesit e Kampionateve Botërore

14 Qershor, 2018 @11:00

Lista e top golashënuesve të Kampionateve Botërore prihet nga...

STATS

Kush ka më së shumti Kupa të Botës?

14 Qershor, 2018 @10:30

Pak para Kampionatit Botëror të Rusisë, le të shohim kush ka më...

KOLUMNE

Uruguaji - Tabarez, talentët dhe super-sulmi

14 Qershor, 2018 @10:00

Dy herë kampionët olimpik, kishin pasur nderin të organizonin...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018