Të gjitha lajmet

OPINION

Këmbët e ngathta të Talinit

Fotografitë: fiba.com

Këmbët e ngathta të Talinit

Shkruan: BLERIM MYFTIU

10 Gusht, 2017 @9:20

Në ndeshjen e dytë të parakualifikimeve për Botërorin e 2019-s në Kinë, pësuam humbjen e parë. Humbja është e thellë dhe dëshpëruese, lehtëson fakti që është marrë si mysafir dhe në grupin e vogël me 3 skuadra lë vend ende për llogaritje matematikore (kur dihet se 2 skuadra do të kualifikohen më tej). Përveç 3-4 minutave fillestare të ndeshjes, kur arritëm epërsinë prej 7:0, pjesa tjetër ishte për harresë shoqërore, por për analizë të shtabit teknik.

Orari i ndeshjeve dhe TABELAT

Patëm për 10-20% efikasitet më të dobët në shënime për 2 dhe 3 pikë. Shënuam gjithnjë e më pak në secilin çerek – nga 15 në të parin, 14, 12 dhe 9 në të fundit. Statistikë që e lë përshtypjen se ishte sulmi kryekëput që na e humbi lojën. Por, ata që e kanë përcjellë ndeshjen do të vërejnë se në radhë të parë ishim plotësisht të çorganizuar dhe të ngathët në mbrojtje. Ky çorganizim shkoi duke u shtuar nga minuta në minutë. Sulmet e Estonisë shpesh ngjanin nga fundi i ndeshjes në lojën e basketit rrugor 3 me 3, me pasime të bollshme, në ajër, pa e prekur topi tokën dhe me asistime të thella 7-8 metërshe. Në fund 23 asistime të tyre karshi 12 nga ana jonë.

kos

Edhe në pjesën e parë të ndeshjes me Maqedoninë, kur arritëm 20 pikë epërsi, kishte diçka jonormale. Kjo epërsi natyrisht që ishte arritur me lojën e fortë në mbrojtje, bllokimin e kanaleve të tyre të sulmit, efikasitetin dhe organizimin tonë të mirë në sulm; por kësaj epërsie i kishte kontribuuar edhe pasaktësia e madhe e maqedonasve në sulm. Në ato 3-4 minutat e para të ndeshjes së mbrëmshme u fitua përshtypja se vallë mos po shkon kështu edhe në Talin, por estonezët filluan të shënojnë. Tentoi në çerekun e dytë trajneri Greenberg të kthehej në mbrojtjen zonale, por preciziteti i estonezëve nga distanca na e ktheu përmbys këtë mbrojtje. Tentuam edhe një herë më vonë, por tani e gjetën çdo vrimë në mbrojtjen tonë nën kosh.

kos

Nga fundi i pjesës së dytë, një prej momenteve vendimtare të ndeshjes ishte goditja në mollëz e Dardan Berishës, gjakosja dhe largimi nga loja për ndihmë të parë. Ky ishte momenti kur loja u thye dhe vendësit morën hov. Në atë kohë Estonia kishte 3 apo 4 pikë epërsi. Berisha atëherë nuk ishte në nivelin në të cilin jemi mësuar, por prania e tij në parket mjaftonte që t’i jepej fokus nga kundërshtari. Me largimin e tij, as Jaren Sina, as Leonard Mekaj, nuk arritën që ta japin ndihmën e nevojshme organizuese Erjon Kastratit. Epërsia shkoi duke u shtuar dhe në gjysmë-lojë, në saje të trepikëshit të Drilon Hajrizit në sekondën e fundit, doli të ishte vetëm minus 11.

Orari i ndeshjeve dhe TABELAT

Në të dyja ndeshjet deri tani po mbështetemi për zgjidhje në sulm vetëm në lojtarët fundorë. Gëzim Morina dhe Lis Shoshi, ndonëse e sollën gjatësinë e munguar, nuk po tregohen si armë të fuqishme nën kosh. Morinës, në 2-3 sulme mbrëmë topi i rrëshqiti nga dora, mbetet i pafuqishëm në lojën me shpinë, po tregohet herë pas here i rrezikshëm në gjuajtjet nga distanca. Duke qenë se edhe Shoshi është një katërsh apo alo-qendër i natyrshëm, na mungon ende një qendër klasike, që trapezit do t’ia shtonte edhe gjerësinë e nevojshme.

Shija e humbjes së thellë është e keqe, por matematika vazhdon. Të shtunën mbrëma kundër Maqedonisë e kemi fatin në dorë. Fitorja na çon drejtpërdrejt në fazën tjetër. As humbja nuk është fundi, por na e zgjat nevojën e llogaritjeve matematikore.

pok

SPANJA

Sergio Llull mbetet jashtë Eurobasket 2017

10 Gusht, 2017 @9:11

Spanja do të mbetet pa yllin Sergio Llull në Eurobasket 2017. Në...

PAS NDESHJES

Kastrati: Optimist para ndeshjes me Maqedoninë

9 Gusht, 2017 @22:26

Përveç trajnerit Greenberg, pas humbjes foli edhe Erjon Kastrati,...

PAS NDESHJES

Greenberg: Urime Estonisë, fokusohemi te Maqedonia

9 Gusht, 2017 @22:21

Pas humbjes ndaj Estonisë, deklaratë dha Brad Greenberg,...

HOLANDA - SHQIPËRIA

Shqipëria humb edhe ndeshjen e dytë

9 Gusht, 2017 @21:53

Pas humbjes nga Austria në ndeshjen e parë në Tiranë, Shqipëria...

ESTONIA - KOSOVA

Kosova e pafuqishme ndaj Estonisë

Foto: FBK

9 Gusht, 2017 @19:13

Pas fitores ndaj Maqedonisë, Kosova është mposhtur në ndeshjen e...

LIVE: ESTONIA - KOSOVA

Pas 20 minutave, Estonia në epërsi dyshifrore

Foto: FBK

9 Gusht, 2017 @18:14

Një ndeshje që nisi shumë mirë për Kosovën, e cila krijoi një...

FIBAWC

Pesëshet e para: Estonia - Kosova

9 Gusht, 2017 @17:25

Janë publikuar pesëshet startuese të Estonisë dhe të Kosovës. ...

TRANSMETIMI

Livestream: Estonia - Kosova

9 Gusht, 2017 @16:46

Ndeshjen Estonia - Kosova, mund ta shikoni te linku i mëposhtëm: ...

PREJ NCAA

Amerikani i radhës te Prishtina, Wayne Martin

9 Gusht, 2017 @13:21

Skuadra e Sigal Prishtinës ka rreshtuar përforcimet e saja në 2...

STEPHEN CURRY

Curry: Asgjë personale me Jamesin

9 Gusht, 2017 @11:05

Super ylli i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, së bashku me...

PAS NDESHJES

Kastrati: Optimist para ndeshjes me Maqedoninë

9 Gusht, 2017 @22:26

Përveç trajnerit Greenberg, pas humbjes foli edhe Erjon Kastrati,...

PAS NDESHJES

Greenberg: Urime Estonisë, fokusohemi te Maqedonia

9 Gusht, 2017 @22:21

Pas humbjes ndaj Estonisë, deklaratë dha Brad Greenberg,...

HOLANDA - SHQIPËRIA

Shqipëria humb edhe ndeshjen e dytë

9 Gusht, 2017 @21:53

Pas humbjes nga Austria në ndeshjen e parë në Tiranë, Shqipëria...

ESTONIA - KOSOVA

Kosova e pafuqishme ndaj Estonisë

Foto: FBK

9 Gusht, 2017 @19:13

Pas fitores ndaj Maqedonisë, Kosova është mposhtur në ndeshjen e...

LIVE: ESTONIA - KOSOVA

Pas 20 minutave, Estonia në epërsi dyshifrore

Foto: FBK

9 Gusht, 2017 @18:14

Një ndeshje që nisi shumë mirë për Kosovën, e cila krijoi një...

Të gjitha lajmet nga Kina 2019