Të gjitha lajmet

EHF CUP

KHF Prishtina e pafuqishme ndaj Bruehlit zviceran

KHF Prishtina e pafuqishme ndaj Bruehlit zviceran

Tekst: FHK

11 Shtator, 2017 @7:33

Klubi i hendbollit Prishtina (femrat) i ka dhënë fund garimit në kupat evropiane për edicionin 2017/18.

Prishtina, që është kampione në fuqi e Kosovës, është ndalur në raundin e parë të Kupës së EHF-së, që është niveli i dytë i garave evropiane. Ndonëse të dy ndeshjet u luajtën në Prishtinë, kampionia e vendit nuk ia doli të kaloi tutje.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën, Bruehli e fitoi me rezultatin 34:11. Ndeshja e dytë, që u luajt të dielen pasdite, përfundoi me shifrat 32:15 në të mirë të ekipit zviceran. Të dy ndeshjet janë luajtur në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në ndeshjen e dytë te Prishtina lojtarja më efikase ishte Aida Stagova me plot 10 gola.

Bruehli prej fillimit është vlerësuar favorit absolut. Bëhet fjalë për një skuadër me përvojë të gjatë në gara evropiane dhe që në përbërje ka lojtare cilësore, duke përfshirë reprezentuese të Zvicrës e poashtu lojtare të huaja.

Ishte kjo paraqitja e nëntë e KHF Prishtinës në gara evropiane. Dy herë ia ka dalur të kaloj rreth të garave. Për të arritur këtë sukses sërish, duhet të ketë më shumë fat në short.

TRAJNERI I KHF PRISHTINA

Prishtina ka ekipin më të ri në Europë

10 Shtator, 2017 @16:54

Ndonëse KHF Prishtina humbi thellë ndeshjen e parë të Kupës së...

EHF CUP

Prishtinaset pësojnë thellë

10 Shtator, 2017 @15:20

Kampionia e Kosovës në hendboll (femrat), Prishtina ka pësuar...

US OPEN

Nadal mposht Del Potron dhe arrin finalen

Foto: BBC

9 Shtator, 2017 @12:16

Edhe pse e humbi setin e parë, Rafael Nadal arriti që me përmbysje...

TDF2018

Etapa e gjashtë për irlandezin

13 Korrik, 2018 @7:58

Daniel Martin ka shënuar fitoren e dytë në karrierë në Tour de...

TDF2018

Sagan i pari në Quimper

11 Korrik, 2018 @16:49

Sllovaku Peter Sagan përfundoi sprintin në tatëpjetën prej 10%...

TDF2018

Gaviria fiton përsëri

10 Korrik, 2018 @18:25

Fernando Gaviria ka fituar etapën e dytë të tij në këtë edicion...

TDF2018

Fitore për Peter Sagan

8 Korrik, 2018 @16:58

Sylvain Chavanel udhëhoqi për pjesën më të madhe të 182...

TOUR DE FRANCE - DITA 1

Tour hapet me fitoren e Gavirias

7 Korrik, 2018 @15:19

Gjithçka ndodhi në etapën e parë të Tour de France. Chris Froome...

Të gjitha lajmet nga Të tjera