Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Kolumbia - nga Escobar te James

Kolumbia - nga Escobar te James

Shkruan: Luan MORINA

14 Qershor, 2018 @9:30

Kupa

Nga dështimi për të organizuar Kupën e Botës për shkak të problemeve deri tek vrasja e lojtarëve përfaqësues, terrorizmi dhe narkotikët kanë përcjellë një histori të një kombi përgjithmonë. Ndonëse vend i pavarur për më shumë se 200 vite, me një federatë futbolli mbi 90 vite, Kolumbia nuk ka arritur asnjëherë të kap majat e lojës.

Krejt historia e vendit mund të definohet me një titull të vetëm të Copa America, të fituar në vitin 1999. Ivan Cordoba, i njohur për periudhën e tij në Inter do të shënonte golin e vetëm në finalen kundër Meksikës. Bashkë me Cordoban në fushë ishte edhe tjetri Cordoba, Oscari në portë, dhe Mario Yepes në mbrojtje, si emrat më të njohur globalisht nga ai ekip.

Edhe ai titull kishte ardhur në Kolumbi, gjersa Argjentina nuk kishte dërguar fare ekip për shkak të kërcënimeve që kishin marrë.

Eskobari tjetër

Në serinë e njohur të ESPN 30For30, një seri dokumentarësh goxha informuese, është edhe dokumentari “Dy Eskobarët”. Fytyrën e njërit e njohin të gjithë, e çuditërisht disa e kanë edhe hero. Fytyrën e tjetrit e njohin vetëm ata që kanë mundur të shihni të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA në vitin 1994.

Para Ivan Cordobas e Mario Yepesit, në mbrojtjen e Kolumbisë qëndronte Andres Escobar. Në një ekip me emra të njohur si Faustino Asprilla i cili do të bënte karrierën në Evropë, e kapiteni Carlos Valderrama, i cili do të mbetej në memorie për shkak të flokëve të tija në stilin e Fellainit sot, Escobar do të dilte të ishte më fatkeqi.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Rumania e artë me Raducioiu e Hagin do të mposhte Kolumbinë në ndeshjen e parë, gjersa do të humbisnin edhe nga SHBA-të me rezultat 2-1. Golin e parë për SHBA-të do e shënonte, paqëllim, Andres Escobar. Me asnjë pikë pas dy ndeshjeve, Kolumbia pothuajse ishte e eliminuar nga garat. Fitorja ndaj Zvicrës nuk i kreu punë. Në kthim në vendlindje, as një javë pa kaluar, Andres Escobar ishte vrarë në atë që konsiderohej si hakmarrje për autogolin e shënuar që konsiderohej si arsye e mënjanimit nga Kupa e Botës në SHBA. Trajneri i atëhershëm, Francisco Maturana do të mohonte arsyetimin për vrasjen e tij, duke thënë që Andres Escobar ka qenë gjithmonë një promotor i paqes, e vrasja e tij ishte sikur një vrasje tjetër, e rëndomtë për atë kohë në Kolumbi.

James

Kolumbia kishte qenë pjesëmarrëse edhe në Itali para katër viteve, e do të vazhdonte edhe në Francë. Në Apenine do të arrinin rrethin e dytë, gjersa në Francë do të binin në grupe, ashtu si kishte ndodhur në Kili në pjesëmarrjen e tyre të parë në Kupën e Botës.

Suksesi më i madh do të vinte në Brazil, para katër viteve. Me vetëm një humbje, Kolumbia do të mënjanohej nga Brazili, me golat e Thiago Silvas e David Luiz. James Rodriguez do të shënonte golin e tij të gjashtë në këtë ndeshje, për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës. Në rrethin e parë eliminator, Rodriguez do të shënonte dy gola, njërin të shpallur si golin më të bukur të turneut. Në grupe Kolumbia do të kalonte me tri fitore – Greqia 3-0, Bregu i Fildishtë 2-1, dhe Japonia 4-1.

Deri sot, ky mbetet suksesi më i madh i Kolumbisë në Kupën e Botës, njëherë edhe synimi në Rusi.

Pekerman

Trajneri argjentinas, që nga marrja e kreut të Kolumbisë, i ka dhënë një frymë fitoresh kombëtares të mbushur me talente në pikat kyçe të ekipit. Me Argjentinën në vitin 2006 do të mbërrinte në çerekfinale, sukses të cilin do e përsëriste me Kolumbinë. Me këta të fundit, tek të cilët përdor një formacion sulmues që nga 4-2-3-1 shpesh kalon në 4-3-3, varësisht prej përshtatjes së James Rodriguezit në lojë, ka shënuar 40 fitore në 73 ndeshje, që është një rekord mbresëlënës.

Gërsheta

Në Rusi, Pekerman merr një ekip të përzier me përvojë dhe talent në repartin defensiv.

Davinson Sanchez

i Tottenham dhe Yerry Mina i Barcelonës mund të mos jenë të pjekur për sukses në Kupë të Botës, por aty kanë Oscar Murillon dhe Cristian Zapatan me përvojë. Santiago Arias i PSV-së është në krahun e djathtë, me Mojica që vjen pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Gironën në Spanjë.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

E njëjta vlen edhe në mesfushë. Carlos Sanchez e Jefferson Lerma, bashkë me njërin nga talentet më të mëdha në Amerikën Jugore, Wilmar Barrios, janë pas James Rodriguezit.

Rodriguez para ka kapitenin Falcao, e në krahë ka Juan Cuadradon dhe Jose Izquierdo. Sulmi pa dyshim është arma kryesore, me Carlos Bacca e Luis Muriel si rezervë, të cilët mund të luajnë si sulmues të dytë, e edhe të përshtaten si krahë sulmi në rast nevoje.

Rusia 2018

Kupën e Botës e hapin me Japoninë, të enjten në ora 14:00; për të vazhduar në ndoshta ndeshjen vendimtare me Poloninë, më 24 qershor në ora 20; e ndeshja e fundit është me Senegalin më 28 qershor, në ora 16.

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

KOLUMNE

Australia - ‘kangurët’ dhe Tim Cahilli

14 Qershor, 2018 @9:00

Timi Padyshim që Tim Cahill është ndër emrat më të mëdhenj...

KOLUMNE

Arabia Saudite në botërorin e saj të pestë

14 Qershor, 2018 @8:30

Arabët kthehen në Kupën e Botës pas pushimit tetë vjeçar. Ishin...

KOLUMNE

Rusia - nikoqiri shpreson

14 Qershor, 2018 @8:00

Shansi i humbur Igor Akinfeev është portier më i gabueshëm që...

KOLUMNE

Gjyqtarët e Botërorit të Rusisë (1)

14 Qershor, 2018 @0:11

Edhe këtë vit, FIFA ka rritur përgjysmë pagat e referëve në...

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018