Të gjitha lajmet

TURQIA - KOSOVA

Kosova bie në pjesën e dytë

Kosova bie në pjesën e dytë

12 Nëntor, 2016 @20:42

Turqia
Kosova
Turqia 2 : 0 Kosova
Burak Yilmaz 51', Volkan Sen 55'

Kosova bie në pjesën e dytë
Kosova bie në pjesën e dytë
Kosova bie në pjesën e dytë
Kosova bie në pjesën e dytë

Kosova ka pësuar edhe humbjen e tretë rresht në kualifikimet për Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kësaj radhe, futbollistët tanë u mposhtën nga përfaqësuesja e Turqisë, në ndeshjen që u zhvillua në qytetin bregdetar turk, Antalya.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa gjatë kësaj periudhe shkëlqeu portieri Samir Ujkani, i cili ndali disa raste të qindpërqindta të turqve, duke mos lejuar prishjen e baraspeshës në rezultat.

Valon Berisha kishte rastin më të mirë për Kosovën, kur në minutën e fundit të pjesës së parë tentoi ta mposht portierin Volkan Babacan, mirëpo goditja e tij u ndal në shtyllë.

Pjesën e dytë përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, e filloi duke bërë zëvendësimin e parë, ku në vend të mesfushorit Oguzhan Ozyakup, e futi në lojë mesfushorin tjetër, Yunus Malli.

Pikërisht ky ndryshim dha edhe rezultat, pasi Malli me depërtimin e tij nga krahu i djathtë, asistoi drejt sulmuesit Burak Yilmaz, i cili megjithëse ishte i kthyer me shpinë kah porta dardane, arriti të shënojë për 1-0 në minutën 51’.


Katër minuta më vonë përsëri Burak Yilmaz u gjend në pozicion të mirë për të shënuar, ndërsa goditja e tij me parabolë u kthye nga shtylla, ku më pas Volkan Sen u gjend më së miri për ta dyfishuar epërsinë e turqve.


Ky rezultat e uli tempon e lojës paksa te ana e ekipit turk, ndërsa tentimet e Kosovës për të sulmuar, nuk dhanë fryte.

Interesant ishte fakti se përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, përgjatë 90 minutave lojë nuk bëri asnjë zëvendësim, duke i besuar 11-shes fillestare.

TABELA AKTUALE

Me këtë humbje Kosova mbetet në pozitën e fundit të grupit I me vetëm një pikë, derisa për Turqinë kjo ishte fitorja e parë në këta kualifikime.

PJESA E PARË

Ujkani s’lejon ndryshim të rezultatit, Kosovës i ik goli në fund

12 Nëntor, 2016 @19:48

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Turqia - Kosova. Dardanët...

ENIS ALUSHI

Alushi mungon në ndeshjen e ardhshme

12 Nëntor, 2016 @19:41

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi, është...

SERGEN YALÇIN

Kosova do të përparojë

12 Nëntor, 2016 @18:38

Ish-futbollisti i Turqisë, Sergen Yalçin, komentoi ndeshjen...

TURQI - KOSOVË

Formacionet zyrtare

12 Nëntor, 2016 @18:10

Pak para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare të...

11-SHJA E KOSOVËS

Formacioni i Kosovës ndaj Turqisë

12 Nëntor, 2016 @17:41

Albert Bunjaki edhe pse ende nuk e ka publikuar zyrtarisht, Telegrafi...

PARA DUELIT

Shqipëri ofanzive ndaj Izraelit

12 Nëntor, 2016 @16:58

Kombëtarja shqiptare pritet të dalë me një formacion më ofanziv...

SHQIP NË BOTË

Adnan Januzaj: S’ka faj Mourinho

12 Nëntor, 2016 @16:57

Edhe pse Mourinho e huazoi tek Sunderlandi, Adnan Januzaj nuk flet...

KOMBËTARJA SHQIPTARE

Koeficientët para ndeshjes, Shqipëria favorite

12 Nëntor, 2016 @16:14

Për dallim nga Kosova, Shqipëria është favorite në takimin ndaj...

TURQI - KOSOVË

Koeficientët para ndeshjes

12 Nëntor, 2016 @16:04

Në prag të ndeshjes Turqi - Kosovë, që zhvillohet sot me fillim...

PËRFAQËSUESJA

Takim mes dy federatave para ndeshjes

Foto: FFK

12 Nëntor, 2016 @15:58

Përmes një njoftimi për media, Federata e Futbollit të Kosovës...

MEDIA

Schweinsteiger drejt Amerikës?

12 Nëntor, 2016 @13:14

Edhe pse u rikthye në stërvitjet e Manchester United dhe tashmë...

EUROZONA: PLAYOFF PËR RUSIA 2018

Caktohen çiftet e Play-Offit për “Rusia 2018”

17 Tetor, 2017 @14:06

Janë përcaktuar çiftet e barazhit për “Rusia 2018” nga zona e...

EUROZONA: WORLD CUP PLAYOFF

Nesër shorti i barazhit për “Rusia 2018”

Suedia llogaritet si ekipi më "problematik" i vazos jobartëse

16 Tetor, 2017 @11:58

UEFA ka përcaktuar ekipet që do të futen në vazon e bartësve dhe...

HIGHLANDERS

Strachan lë Skocinë

12 Tetor, 2017 @18:36

Përzgjedhësi Gordon Strachan është ndarë me marrëveshje, me...

ZONA e AZISË

Veterani Cahill, shuan ëndrrën siriane

11 Tetor, 2017 @10:40

Mesfushori legjendar i Australisë, Tim Cahill, përkundër moshës...

ZONA e AMERIKËS VERIORE DHE TË MESME

Pas 32 vitesh, SHBA nuk do të jetë në Botëror

11 Tetor, 2017 @9:30

Përfaqësuesja e SHBA-ve është mposhtur në ndeshjen vendimtare...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018