Të gjitha lajmet

KOSOVA U16

Kosova U16 mposhtet në sekondat e fundit

Foto: FBK

Kosova U16 mposhtet në sekondat e fundit

10 Gusht, 2017 @15:55

PORTUGALIA U16 65 : 64 KOSOVA U16
Kosova U16 mposhtet në sekondat e fundit
Kosova U16 mposhtet në sekondat e fundit

Në takimin e parë të Kampionatit Evropian U16, Divizioni B, Kosova pësuar humbje me rezultat 65-64 ndaj përfaqësueses së Portugalisë.

Djemtë nga Kosova e filluan takimin dobët, me çerekun e parë që u mbyll 20-10 në të mirë të portugezëve, e ky disavantazh doli të ishte vendimtar në fund, me portugezët që takimin e filluan në çastet e fundit.

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fantastike dhe ishte shumë pranë fitores, mirëpo në momentet vendimtare, djemtë e përfaqësueses tonë u ndikuan nga mospërvoja dhe pësuan humbje në 30 sekondat e fundit. Kur rezultati ishte 65-64 dhe semafori tregonte edhe 7 sekonda deri në fund të ndeshjes, ishte Nderim Retkoceri ai që shpërdoroi dy gjuajtje të lira, duke bërë kështu që fitorja t’i takonte përfaqësueses së Portugalisë.

Më i dalluari te Kosova në këtë takim ishte kapiteni Erhan Sholla me 29 pikë (4 trepikësha) e 17 kërcime, ndërsa më efikasi pas tij ishte Altin Gashi me 13 pikë, 6 asistime e 2 kërcime.

Kosova është pjesë e Grupit D të Kampionatit Evropian U16, Divizioni B, që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Në këtë grup Kosova bën pjesë bashkë me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Maqedoninë, Luksemburgun dhe Portugalinë.

Kampionati ka filluar sot dhe do të përfundojë më 19 gusht, ndërsa ndeshjen e dytë Kosova U16 e luan nesër (11 gusht) me fillim nga ora 12:45 ndaj Maqedonisë.

S'KA BILETA

Maqedonia-Kosova, pa shikues!!!

Foto: gol.mk

10 Gusht, 2017 @15:14

Përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë...

EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 sot nis europianin

10 Gusht, 2017 @9:00

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve është...

OPINION

Këmbët e ngathta të Talinit

Fotografitë: fiba.com

10 Gusht, 2017 @8:20

Në ndeshjen e dytë të parakualifikimeve për Botërorin e 2019-s...

SPANJA

Sergio Llull mbetet jashtë Eurobasket 2017

10 Gusht, 2017 @8:11

Spanja do të mbetet pa yllin Sergio Llull në Eurobasket 2017. Në...

PAS NDESHJES

Kastrati: Optimist para ndeshjes me Maqedoninë

9 Gusht, 2017 @21:26

Përveç trajnerit Greenberg, pas humbjes foli edhe Erjon Kastrati,...

FTESA E KOSOVËS

Altin Morina dhe Valon Bunjaku ftohen nga Greenberg

BOROZANI/ A. P.

8 Qershor, 2018 @15:19

Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, ka ftuar 17 basketbollistë...

EKSKLUZIVE

Edon Maxhuni mes Kosovës e Finlandës

4 Qershor, 2018 @14:22

Përkundër faktit që emri i tij figuron në listën e Kosovës U20,...

KOSOVA U20 - LISTA E GJËRË

31 të ftuar te Kosova U20 nga selektori Nestor

Foto: fiba.basketball

3 Qershor, 2018 @21:05

Kosova U20 që do të garojë këtë verë në kuadër të Evropianit...

KOSOVA U18

30 të ftuar nga selektori Karabeg

Foto: fiba.com/arkiv

29 Maj, 2018 @17:34

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U18, Ibrahim Karabeg...

FEMRAT U18

Shatri shpall listën e gjërë U18

Foto: fiba.com/arkiv

29 Maj, 2018 @17:27

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U18 (Femrat), Fidan...

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja