Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Kosovarët më të shtrenjtë

Kosovarët më të shtrenjtë

Shkruan: Luan MORINA

7 Prill, 2018 @10:00

Janë dhjetë kosovarë që kanë vlerë më shumë se 1 milion dollarë në tregun e futbollistëve. Ndonëse hapja e dritares verore të transferimeve është larg, me rreth 6 javë të mbetura deri në fund të sezonit nëpër ligat më kryesore të Evropës, ia vlen të hedhim një sy preliminar tek vlera e futbollistëve të Kosovës në treg.

Më i shtrenjti nga ta është padyshim zëvendës-kapiteni i Kosovës, Valon Berisha.

Ende me gjasa për gjysmëfinalen e Europa League me Salzburgun, ku Valoni është ndër lojtarët kyç, sezoni i ardhshëm ka mundësi të mëdha të mos e gjej Valonin pranë të vëllait Vetonit në Salzburg. Faqja TransferMarkt vlerëson Valonin të kushtojë 7.5 milionë euro, me një çmim potencial që do të mund të ngjitet deri në 12 milionë euro për shërbimet e tij.

Në rast të largimit nga Salzburg, me të cilët verën e kaluar vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2020, destinacioni më i parë do të duhej të ishte RB Leipzig. Por, për shërbimet e Valonit do të duhej të ishin të interesuara edhe ekipe nga Premier League angleze. Brighton&Hove Albion, Crystal Palace, e në rast se sigurojnë promovimin, Cardiff City do të ishte opsioni më i mundshëm. Lyoni, Roma, e Leipzigu duket të jenë ekipet tjera, të cilat kanë nevojë për një mesfushor qendror, pa përjashtuar ndonjë ekip tjetër nga hija.

Pas Valon Berishës, Milot Rashica është kosovari më i shtrenjtë me vlerë 5 milionë euro, dy më pak se që kishte paguar Werderi i Bremenit për ta blerë nga Vitesse këtë janar. Është e pabesueshme që Miloti do të ndërroj ekip këtë verë pasi me gjermanët ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Arbër Zeneli renditet i treti me vlerë 4.5 milionë euro. Ndërrimi i ekipit nga ana e tij duket të jetë punë e kryer pasi kontrata me Heerenveen i skadon verën e ardhshme. Opsion i parë për të duket të mbetet Holanda, me Feyenoordin e PSV-në në radhë të parë. Një lëvizje drejt Championshipit anglez s’do të duhej të ishte ide e pamundur.

Championshipi mbetet liga më e suksesshme për kosovarët këtë sezon. Bersant Celina ka bindur Mick McCarthyn që meriton minutat, të cilët më vonë i konvertonte në gola e asistime për Ipswich Townin këtë sezon. Kthimi i kosovarit me vlerë 2.5 milionë euroManchester City është rruga më e keqe edhe për karrierën e tij, duke parë thellësinë e ekipit të sheikëve dhe vlerën shumëfish më të madhe të krahëve të tjerë në sulmin e tyre. Një kalim përfundimtar tek Ipswich do të ishte ideja e parë që bie ndërmend, por me McCarthyn do të preferonin edhe një huazim tjetër. Kalimi tek ekipet tjera të Championship ku do të përshtatej me pozitën e tij, është opsion i mirë, por nëse vazhdon me Cityn atëherë huazimi tek Girona është pothuajse i sigurt. Dhe mendoj që në La Liga do të shkëlqente nëse i jepet hapësira dhe koha e mjaftueshme për t’u përshtatur.

Bernard Berisha dimrin e kaluar u transferua tek Tereku i Groznyt, por këtë sezon nuk ka gjetur mjaft hapësirë dhe vetëm një asistim duket të jetë arsye e mjaftueshme për të ndërruar mesin në verë. Dy milionë euro vlerësohet nga Transfermarkt duke mbyllur Top5-shen e kosovarëve më të shtrenjtë. Një transferim tjetër në Rusi, ose kalim në Belgjikë mund të jenë në tavolinë për Bernardin.

Amir Rrahmani e Benjamin Kololli janë në pozitat vijues me vlerë prej 1.25 milion euro. Të dy kanë kontrata deri në vitin 2021 dhe që të dy kanë pasur sezone të shkëlqyeshme me Dinamon e Zagrebit, përkatësisht me Lausannen. Për Amirin vitin e ardhshëm mund të hapet porta për në Serie A apo Bundesligë, nëse përsërit suksesin e këtij sezoni, ndërkohë Kololli mundet që këtë vit të gjej rrugën në Bundesligë, ndonëse më me shanse është një kalim tek Baseli. Sidoqoftë, që të dy me gjasë do të vazhdojnë me ekipet e tyre.

Nga pozita tetë deri në pozitën dhjetë janë tre kosovarët e fundit që arrin vlerën prej 1 milion dollarë: Kryeziu, Halimi, e Paqarada. Paqarada do të duhej të vazhdonte me Sandhausenin në Bundesliga 2 me të cilët ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm këtë vit. Halimi më në fund do të duhej të kishte vend tek Mainz pas huazimeve të vazhdueshme, edhe pse edhe për Brondbyn transferimi i tij do të ishte hapi më i mirë. Kryeziu mbetet i lirë nga Luzern, dhe Superliga zvicrane do të duhej të mbetej akoma destinacioni i mesfushorit kosovar.

Në pozitat 11 e 12 janë Donis Avdijaj dhe Mërgim Vojvoda, vlera e të cilëve është 850 mijë euro. Avdijaj nuk ka vend tek Schalke dhe duket se do të kalojë përfundimisht në Holandë këtë verë, jo medoemos tek Roda. Vojvoda verën e kaluar ka vazhduar me Mouscronin deri në vitin 2020, dhe në rast se vazhdojnë të mbeten në kategorinë e parë belge, nuk do të duhej ta shisnin këtë verë.

5 PËR FUNDJAVË

Manchester, Merseyside, Lanterna, Madrid…

BOROZANI / OLSEN KRAJA

7 Prill, 2018 @9:00

1. Everton – Liverpool (e shtunë, ora 1e30) Gary Neville pas...

HANNOVER - WERDER

Pak minuta për Rashicën në humbjen e Werderit

6 Prill, 2018 @21:28

Në humbjen e pësuar sonte nga Hannoveri, pak minuta te Werderi u...

VLLAZNIA - LIRIA

Vllaznia ia mohon Lirisë vendin e dytë

BOROZANI / ARKIV

6 Prill, 2018 @14:51

Në takim hapës të xhiros së XXVI të Superligës së Kosovës në...

1/4: LEIPZIG - MARSEILLE

Werner për epërsinë e Leipzigut

5 Prill, 2018 @22:14

Një gol i Timo Werner ishte i mjaftueshëm që Leipzigu ta fitojë...

1/4: LAZIO - SALZBURG

Goli i Berishës, s’mjaftoi ndaj Lazios

Fotot: uel

5 Prill, 2018 @22:01

Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha, ka...

1/4: ATLETICO - SPORTING

45 minuta mjaftojnë për Atleticon

Foto: uel

5 Prill, 2018 @21:49

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Sportingut...

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

FIFA RANKING - PRILL 2018

Kosova ngritet për 24 pozita në renditjen e FIFAs

Foto: FFK

12 Prill, 2018 @9:53

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të...

KOSOVA U16 - FEMRAT

Vajzat e Kosovës U16 drejt Irlandës Veriore

Foto: FFK

9 Prill, 2018 @19:50

Përfaqësuesjaja e Kosovës U16 në konkurrecën e femrave nesër do...

TURNEU ZHVILLIMOR U16

Luksemburgu U16 mposht Kosovën U16

Foto: FFK

8 Prill, 2018 @21:05

Kosova U16 sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit në...

VEDAT MURIQI

Muriqi afron Rizen drejt Superligës

8 Prill, 2018 @12:57

Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar...

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja