Të gjitha lajmet

OPINION

Krenaria e sportit kolektiv në Kosovë, basketbolli!

Krenaria e sportit kolektiv në Kosovë, basketbolli!

Shkruan: Blerim MYFTIU

21 Gusht, 2017 @9:01

Kosova, në sferën e sportit, historikisht ka pasur suksese dhe vazhdon të ketë, kryesisht në disiplinat individuale. Në vitet 80-ta të shekullit të kaluar, boksierët dhe mundësit kanë qenë dominues dhe kanë sjellë medalje nga olimpiadat dhe kampionatet botërore. Në kohën e re dhe nën flamurin e shtetit të Kosovës, këtë kanë vazhduar ta bëjnë me suksesin më të madh xhudistët, në krye me Majlinda Kelmendin. Përveç disa viteve të suksesit të klubeve futbollistike “Trepça” dhe “Prishtina”, nuk mund të thuhet se kemi pasur suksese në sportet kolektive të shtetit të dikurshëm federativ.

Me plot gojë dhe pa asnjë diskutim, mund të themi që basketbolli është sporti kryesor ekipor apo kolektiv i cili në Kosovë po shënon hapa më të mëdhenj të zhvillimit dhe tani pas pranimit në organizmat ndërkombëtarë, po vijnë edhe rezultatet e para të suksesit. Kalimi i një faze paraeliminatore dhe kyçja në fazën kryesore mund të jetë një sukses modest në letër. Por, marrë parasysh historinë tonë dhe peripecitë e kaluara si shoqëri dhe shtet, fitoret e para të përfaqësueses sonë dhe kalimi i një pragu për të arritur në tjetrin medoemos se është sukses. Është sukses i madh. Renditja tanimë në mesin e 32 kombeve më të mira të basketbollit dhe fakti që në grup në atë apo këtë mënyrë do të ndeshemi me Spanjën e Gasolit, Francën e Parkerit, Kroacinë e Saricit apo Lituaninë a Greqinë, përbën një drithërimë dhe rrëqethje. Të bën krenar!

Kosova në grup e la pas vetes Maqedoninë, e cila u eliminua nga gara e mëtutjeshme. Kjo përfaqësuese ka qenë e katërta në Evropë në Eurobasketin e 2011-s. Mund të thuhet se nga ajo skuadër vetëm një lojtar ka qenë në përbërjen e ekipit sivjet (vetëm Çekovski 38-vjeç), por duhet edhe të kujtohet se kjo Maqedoni është e 34-ta në ranglistën e FIBA-s dhe ka qenë pjesëmarrëse në 4 prej 5 kampionateve të fundit evropiane. Veç kësaj, nuk i ka pasur problemet që i kemi pasur ne, kur është shkëputur nga shteti i përbashkët. Kosova është e 92-ta në ranglistë! Kosova e mposhti Estoninë, 84-tën në ranglistën e FIBA-s, po ashtu pa problemet e shkëputjes nga ish-BRSS-ja dhe shtetin që ka luajtur basketboll dhe ka marrë pjesë në kampionatet evropiane të viteve 1930-të.

Fitoret, të shkruarit e historisë dhe kalimi i fazave të kualifikimeve nuk duhet të hedh hi në sytë tanë se gjithçka është në rregull. Kosova luan me entuziazmin e debutuesit, me vullnetin e madh të lojtarëve dhe me luftën e madhe të cilën këta lojtarë e bëjnë në fushë. E ka pas vetes në Prishtinë një publik të zjarrtë dhe të mrekullueshëm. Ky vullnet dhe zjarr i debutuesit me kalimin e kohës do të zbehet nga pak. Mungesat kryesore individuale të lojtarëve tanë do të dalin edhe më tepër në pah dhe publiku i cili do të mësohet me suksese nuk do të ngazëllehet më me kalimin e një faze paraeliminatore. Do të kërkojë më tepër.

Si në Talin, ashtu edhe në Shkup, ekipi ynë luajti pjesën e parë në nivel të barabartë me kundërshtarin. Në Talin, pjesa e dytë ishte për t’u harruar dhe diferenca shkoi në minus 25 pikë. Në Shkup, në çerekun e fundit maqedonasit e bënë diferencën që u duhej. Ra në sy se sa shpejt e humbim ritmin, se sa shpejt mbrojtja jonë shndërrohet në vrimë ku kundërshtari e pason e topin pa e prekur parketin, si edhe se si në sulm fillojmë të mbështetemi në aftësitë individuale të Dardan Berishës.
Problemi i dytë i madh i yni janë gjuajtjet e lira. Parmbrëmë kemi dështuar në 11 tentime, me përqindje suksesi 58%. Kundër Maqedonisë në Shkup 9 herë kemi dështuar, duke kapur 55% të saktësisë. Në Talin, 70%. Në ndeshjet që shkojnë me rezultat të ngushtë dhe do të kemi me gjasë plot të tilla në fazën që vjen, kjo mund të shndërrohet në një taktikë demotivimi kundër nesh. Kur fillon një herë të mos qëllosh, vështirë se do të përmirësohesh.

Pas kësaj moshe vështirë se mund të përmirësohen aftësitë individuale të lojtarëve, por në një punë ekipore sistemike shpresa nuk vdesë që brenda një kornize të caktuar, përmirësime mund të ketë. Në NBA çdo vit jepet shpërblimi për lojtarin që përparon më së shumti. Prandaj, sidomos për ata që janë moshën 18-20 vjeçare ka hapësirë për zhvillim të mëtejmë. Drejtuesit e Federatës mund të kenë bërë mirë që në krye të Përfaqësuese A kanë sjellë një trajner të huaj me përvojë në basketbollin universitar amerikan. Duhet të mendojnë që në krye të grupmoshave të reja të sjellin po ashtu ekspertë të tillë dhe duke punuar sidomos me aspektin individual dhe kolektiv të të rinjve, të krijohet një bazë të rinjsh në çdo grupmoshë që pas disa vitesh do të krijojnë një bërthamë të mirë për përfaqësuesen A.

VIDEO

Përforcimi i parë i Rahovecit

20 Gusht, 2017 @17:43

Skuadra e Rahovecit, ka arritur marrëveshje me basketbollistin...

KINA 2019 - KUALIFIKIMET

Konfirmohen 8 skuadrat e fundit për kualifikimet ‘Kina 2019’

Foto: FIBA

20 Gusht, 2017 @16:52

Pas ndeshjeve të luajtura mbrëmë, janë konfirmuar edhe 8 skuadrat...

KB PRISHTINA

Prishtina publikon listën e ndeshjeve miqësore

20 Gusht, 2017 @13:22

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi basketbollistik...

KOSOVA-ESTONIA

Kualifikim historik!

Foto: Xh. Rexha

19 Gusht, 2017 @22:05

Kosova ka shënuar fitore ndaj Estonisë me mund të madh sonte për...

PJESA E PARË

Estonia në epërsi pas pjesës parë

19 Gusht, 2017 @21:02

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare parakualifikuese...

STARTUESIT

5-shet e para: Kosova-Estonia

19 Gusht, 2017 @20:08

Përballja vendimtare për Kosovën sonte ndaj Estonisë. Kosova...

TRANSMETIMI

Livestream: Kosova - Estonia

19 Gusht, 2017 @20:02

Ndeshjen Kosova - Estonia mund ta shikoni te linku i mëposhtëm:

BASTORET

Kosova favorite ndaj Estonisë, thonë bastoret

Foto: fiba.com

19 Gusht, 2017 @14:53

Sipas bastoreve sportive të ndryshme, Kosova është favorite për...

MEDIAT ESTONEZE

Greenberg: Kujdes te këta 3 lojtarë

19 Gusht, 2017 @14:42

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad...

SPECIALE TE BOROZANI.COM

Asistuesit më të mirë te Peja në 2016/17

BOROZANI/ Arian Paçarizi

19 Gusht, 2017 @10:46

Stinorin që e lëmë pas, skuadra e Pejës, më shumë u ballafaqua...

EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 ra në pjesën e dytë, Zvicra fitoi

19 Gusht, 2017 @9:48

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës të premten ka pësuar humbje nga...

FRANCA

€2 milionë në humbje, kërkon ndërrim orari nga FIBA

Foto: fiba.com

21 Shtator, 2017 @22:25

Federata e Basketbollit të Francës, ka kërkuar nga FIBA që të...

DHURATA E MADHE

Dragic në lot, merr fanellën e idhullit

Foto: fiba.com

20 Shtator, 2017 @10:40

“Kjo është njëra ndër dhuratat më të mira që kam marrë...

OPINION

Talentët e rinj

19 Shtator, 2017 @20:37

Njerëzit që kanë qenë në kryesi ose shtab teknik të KB...

EUROBASKET 2017

Shpallet pesëshja ‘All Star’ e kampionatit

17 Shtator, 2017 @23:06

Pas përfundimit të finales mes Sllovenisë e Serbisë, është...

EUROBASKET 2017

Dragic, MVP i kampionatit

Foto: fiba.com

17 Shtator, 2017 @23:01

Ashtu siç edhe pritej, ashtu edhe ndodhi! Goran Dragic është MVP...

Të gjitha lajmet nga Eurobasket