Të gjitha lajmet

EUROPA LEAGUE

Kukësi europian

Uefa.com

Kukësi europian

1 Korrik, 2013 @22:17

Vetëm 12 muaj më parë Kukësi ishte duke festuar arritjen në Kategorinë Superiore shqiptare. Por tani, pas një viti, pasi që përfunduan në vendin e dytë të elitës shqiptare, ata do të finalizojnë rritjen e tyre meteorike me paraqitje në Europa League. 

Kukësianët, që në radhët e tyre kanë edhe një numër të konsiderueshëm të futbollistëve nga Superliga e Kosovës do të takohen të enjten me skuadrën estoneze, Flora nga Talini. 

“Do të jemi gati. Nuk do të jetë lehtë por do të provojmë. Kemi pasur stërvitje të mira në përgatitjet tona dyjavore në Ohër dhe e vetmja brengë për momentin është ritmi i ekipit,” ka thënë trajneri i kukësianëve, Armando Cungu për uefa.com. 

Kjo do të jetë paraqitja e parë europiane për skuadrën nga veriu i Shqipërisë, që do të kurorëzojë ngritjen e shpejtë të kësaj skuadre si forcë e re e futbollit shqiptar. 

“Kemi ekip të mirë, kemi futbollistë liderë dhe shumë lojtarë që kanë luajtur më parë në Europë. Jemi gati,” ka thënë Sulejman Starova, zyrtar i klubit të Kukësit, që në dekadat e fundit ka pasur përvojë europiane si futbollist, trajner dhe menaxher. 

Kukësi ka qenë ekipi i vetëm në Shqipëri që nuk ka humbur asnjë ndeshje si vendas stinorin e kaluar. Mirëpo, ndeshjet europiane do të duhet t’i luaj në Qemal Stafa të Tiranës, e jo në Zeqir Ymerin e pamposhtur. 

“Të mos luajmë në Kukës do të jetë e vështirë, por me siguri që do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë. Duhet të paraqitemi sa më mirë në Estoni dhe pastaj në ndeshjen e dytë të kemi gjasa më të mëdha për kualifikim,” ka thënë kryetari i klubit premtues shqiptar, Safet Gjici për faqen zyrtare të UEFA-së tre ditë para paraqitjes së parë europiane të klubit që e menaxhon ai. 

SHQIPTARI

Vangjeli mbetet në Ukrainë

Vangjeli Official

1 Korrik, 2013 @22:01

Kristi Vangjeli, qendërmbrojtësi shqiptar i Chernomorets Odessas ka...

THE GUNNERS

Edhe një talent

Eurosport

1 Korrik, 2013 @21:45

Arsenal ka transferuar sulmuesin që premton Yaya Sanogo nga Auxerre....

CHELSEA-MILAN

Shkëmbimi interesant!

REUTERS

1 Korrik, 2013 @21:35

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Fernando Torres, i cili së fundmi u...

JUVE

Bianconeri, Llorente 14

REUTERS

1 Korrik, 2013 @21:23

Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle, Fernando Llorente, që u...

MESFUSHORI SHKODRAN NË GJILAN

Drita zyrtarizoi edhe Vuçajn

Foto nga arkivi, derisa Erjon Vuçaj ka qenë pjesë e KF Laçit.

18 Gusht, 2018 @15:09

Njëri ndër mesfushorët më të dalluar të Superiores shqiptare,...

ZYRTARE

Prishtina me përforcim nga Shqipëria

Foto: prishtinafc.com

15 Gusht, 2018 @15:15

Marjo Morina është përforcimi më i fundit i skuadrës së...

EUROPA LEAGUE

Kukësi mposhtet me 3 diferencë

9 Gusht, 2018 @19:53

Me rezultat 5-2 është mposhtur skuadra e Kukësit në ndeshjen e...

BILETAT DALIN NË SHITJE

Shqipëria-Izraeli, biletat në shitje

Foto: FSHF

4 Gusht, 2018 @11:54

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur sot se ka...

EUROPA LEAGUE

Në Mitrovicë për histori!

2 Gusht, 2018 @10:50

Sonte mund të përjetojmë një natë historike në futbollin...

Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore