Të gjitha lajmet

PEJA - SIGAL PRISHTINA

Lawrence dhe Esho çojnë Prishtinën drejt fitores në Pejë

Foto: KBPeja/Arkiv

Lawrence dhe Esho çojnë Prishtinën drejt fitores në Pejë

7 Tetor, 2017 @17:35

Peja
Sigal Prishtina
Peja 64 : 84 Sigal Prishtina
Arti HAJDARI 17 pikë Maxim ESHO 22 pikë

Palestra Karagaç, Pejë.

Dyshja e huaj e Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence dhe Maxim Esho, kanë qenë lojtarët kryesorë në Karagaç sot, që kanë bërë dallimin në përballjen ndërmjet Pejës dhe Prishtinës, në fitoren e bardhekaltërve mysafir, 64-84.

Përkundër se në gjendje të rëndë financiare, Peja i ka bërë ballë mjaft Prishtinës gjatë ndeshjes me forcat aktuale vendore që i ka në ekip, derisa Prishtina me avantazhin e arritur në fillim të takimit nuk e ka vënë asnjëherë në pikëpyetje fituesin e ndeshjes, ashtu siç pritej.

ÇEREKËT

Çereku i parë përfundoi 9-16 në të mirë të Prishtinës, për tu zgjeruar epërsia në fund të pjesës së parë, 27-41.

TABELA AKTUALE

Në çerekun e tretë u shënua rezultati 15-20,  derisa në atë të fundit u përcaktua rezultati përfundimtar i ndeshjes, 64-84.

TË DALLUARIT

Ndër më të dalluarit te Peja kanë qenë: Arti Hajdari me 17 pikë të shënuara e 3 asistime, Leonard Mekaj me 13 pikë e 8 asistime si dhe Beq Kovaçi me 14 pikë e 9 kërcime të regjistruara.

Te Sigal Prishtina, dyshja e huaj, Lawrence dhe Esho kanë shënuar bashkë 43 pikë. Lawrence ka përfunduar ndeshjen me double-double prej 21 pikëve dhe 11 asistimeve, ndërsa Esho, 22 pikë e 11 kërcime. Nga forcat vendore të bardhekaltërve, më efikasi ka qenë i riu, Muhamedali Janjeva, që ka shënuar 10 pikë.

DUELET E RADHËS

Kjo ka qenë humbja e parë e Pejës këtë stinor, pas fitores ndaj Trepçës në xhiron e parë, ndërsa Sigal Prishtina ka vazhduar me fitore edhe në ndeshjen e dytë të rëndësishme të stinorit, pas fitores në derbi ndaj Bashkimit në xhiron e parë.

Në xhiron që vjen të dyja skuadrat luajnë derbit lokale, Peja luan si mysafire e Boreas, ndërsa Sigal Prishtina pret Kerasan Prishtinën.

PJESA E PARË: PEJA-PRISHTINA

Prishtina në avantazh ndaj Pejës, pas pjesës së parë

Foto: KBPeja/Arkiv

7 Tetor, 2017 @16:43

Sigal Prishtina ka ngritur epërsinë ndaj Pejës në çerekun e...

ÇEREKU I PARË: PEJA-PRISHTINA

7 pikë epërsi për Prishtinën ndaj Pejës

7 Tetor, 2017 @16:22

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Peja - Prishtina që...

FORMACIONET STARTUESE: PEJA - PRISHTINA

5-shet e para: Peja-Prishtina

BOROZANI/E. Sh./ Arkiv

7 Tetor, 2017 @15:45

Para pak çastesh janë publikuar 5-shet e para të ndeshjes...

PREJ INFORMATORIT NR 1

Vetëm një gjobë në xhiron e parë

7 Tetor, 2017 @15:42

Komesari i Garave të FBK-së ka regjistruar ndeshjet e xhiros së...

TE SHQIPËRIA

Doukas përzgjedhës i ri i Shqipërisë

7 Tetor, 2017 @15:21

Trajneri grek, Antonios Doukas, sot është zyrtarizuar si...

BORDI I FBKs

FBK kërkon që klubet të organizojnë Kuvendin e Punës

7 Tetor, 2017 @13:08

Klube e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës brenda 30...

JAVA II

Dy përballjet e ditës nga Superliga e basketbollit

7 Tetor, 2017 @12:57

Me fillim nga ora 16:00, takimi mes Pejës dhe Prishtinës hap xhiron...

SUPERLIGA U18 (XHIRO II)

Xhiroja II e Superligës U18, hapet sonte

Foto: Arkiv

6 Tetor, 2017 @16:00

Sonte fillon java e dytë në Superligën U-18 të basketbollit në...

DUELET E XHIROS SË PARË

Nesër nis Liga e Femrave

BOROZANI/Arkiv

6 Tetor, 2017 @13:37

Me përballjen ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, hapet stinori i...

GJYQTARËT DHE VËZHGUESIT E XHIROS II

Gashi refer kryesor në Peja-Prishtina

BOROZANI/Arkiv

6 Tetor, 2017 @13:28

Janë përcaktuar edhe gjyqtarët dhe vëzhguesit e ndeshjeve të...

TREPÇA - RAHOVECI

Çereku i tretë vendos, Rahoveci feston në ‘Minatori’

Borozani/Arkiv

29 Tetor, 2017 @21:59

Në ndeshjen e fundit të xhiros së VI në Superligën e Kosovës...

PJESA E PARË: TREPÇA-RAHOVECI

Me 2 të huaj, Trepça avancon ndaj Rahovecit

Foto: KBRahoveci/ Facebook

29 Tetor, 2017 @20:47

Pas 20 minutave të para në Mitrovicë, Trepça është në avantazh...

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Trepça - Rahoveci

29 Tetor, 2017 @19:51

Janë publikuar pesëshet e para të Trepçës dhe të Rahovecit. ...

SIGAL PRISHTINA - BOREA

Prishtina +69 ndaj Boreas

29 Tetor, 2017 @16:34

Pas 2 fitoreve të rëndësishme në FIBA Europe Cup, Prishtina pa...

KERASAN PRISHTINA - BASHKIMI

Takianos debuton me fitore, Bashkimi thellësisht në kryeqytet

Borozani/Arkiv

28 Tetor, 2017 @21:58

Në takimin e vetëm të ditës në Superligën e Kosovës në...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga