Të gjitha lajmet

COUPE DE FRANCE

Les Herbiers ndalet, Parisi kompleton tripletën

Foto: CdF/fb

Les Herbiers ndalet, Parisi kompleton tripletën

8 Maj, 2018 @23:23

Skuadra që u bë senzacion në Francë e më gjërë, Les Herbiers, më në fund është ndalur.

KALUAN DHJETË RAUNDE

Ekipi i Ligës së Tretë franceze që kaloi dhjetë xhiro të Kupës për të arritur në finale, është mposhtur sonte nga PSG 2-0, ku këta të fundit kompletuan tripletën në Francë nën drejtimin e Unai Emeryt.

Les Herbiers

KREJT QYTEZA NË STADIUM!

Les Herbiers përndryshe, ka shitur 15 mijë bileta për këtë ndeshje, e vjen nga qyteza me afro 16 mijë banorë, që do të thotë se e tërë qyteza ka qenë në ndeshje!

E te llogaritë financiare të klubeve - më intersantja ka qenë: Buxheti vjetor i Les Herbiers do të mund të paguajë vetëm 16 ditë të kontratës vjetore të Neymarit me Paris St Germainit.

PREJ 217 NË 73772!

Ndeshjen e xhiros së parë të Kupës, Les Herbiers e luajti para 217 vetave në tetor të vitit të kaluar - e misionin në Kupë e përfundoi para 73 mijë e 772 tifozëve në Stade de France.

Sa i përket ndeshjes, golat për Parisin i shënuan Giovani Lo Celso (26’) dhe Edinson Cavani (74’) nga penalltia.

Les Herbiers vs PSG

SYNIM MBIJETESA

E ekipi i drejtuar nga Stephane Masala, do t’i kthehet detyrave në Ligë të Tretë, ku duhet të fitojnë patjetër në xhiron e radhës, për të siguruar mbijetesën - në të kundërtën do të jenë pjesë e Ligës së Katërt franceze në stinorin e radhës, ku bën pjesë edhe ekipi rezervë i PSG-së.

PRANË ANULIMIT

Federata zvicerane “s’lejon” miqësoren Shqipëri-Kosovë

BOROZANI/Arkiv

8 Maj, 2018 @23:05

Federata e Futbollit të Zvicrës, vazhdon t’i shkaktojë pengesa...

WEST BROM

Vendimi i vonshëm, trajneri i muajit bie nga elita

8 Maj, 2018 @22:30

Sot ai u shpall për herë të parë në karrierë si trajner i...

SWANSEA - SOUTHAMPTON

So’ton fiton, WBA bie, Swansea në telashe

Foto: premierleague.com

8 Maj, 2018 @22:10

Ish sulmuesi i Napolit, Manolo Gabbiandini, ka vendosur fituesin e...

QENDËRMBROJTËSI FRANCEZ

Koscielny jashtë Botërorit

Foto: metro.co.uk via Google Images

8 Maj, 2018 @11:50

Qendërmbrojtësi francez i Arsenalit, Laurent Koscielny, do të...

LIGA E PARË

Terminet për xhiron e parafundit në Ligën e Parë

8 Maj, 2018 @8:25

Të dielën me fillim nga ora 16:00, Liga e Parë e Kosovës vjen me...

JAVA E PARAFUNDIT

Terminet e Superligës, a do të gabojnë liderët?

BOROZANI

8 Maj, 2018 @8:14

Fundjavën që vjen, Superliga e Kosovës në futboll e zhvillon...

NGA FEDERATA

Kinder League nis në Prizren

7 Maj, 2018 @21:27

Në kuadër të projekteve të programit të UEFA-s “Grassroots”,...

WOLVERHAMPTON WANDERERS

Festa e Wolvesit vazhdon

Foto: Wolves/fb

7 Maj, 2018 @21:18

Mijëra tifozë të Wolverhampton Wanderers kanë dalë rrugëve të...

BARCELONA - REAL MADRID

El Clasico me 4 gola e 9 kartonë

6 Maj, 2018 @21:42

Ka përfunduar me barazim dueli ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid...

MANCHESTER CITY - HUDDERSFIELD

City ngrit trofeun, Pep pranon: PremierLiga më e vështira

6 Maj, 2018 @20:13

Manchester City ka pasur festë sot pas ndeshjes ndaj Huddersfieldit,...

KOLUMNE

5 për fundjavë!

O.K / BOROZANI

28 Prill, 2018 @9:00

1 Freiburg – Koln (e shtunë, ora 3.30) E shtuna pasdite do të...

PSG - MONACO

7 gola ndaj kampionit, për të konfirmuar titullin

15 Prill, 2018 @22:04

Paris St Germain ka rikthyer titullin e Ligue 1, pasi që sonte ka...

COUPE DE LA LIGUE

PSG fiton Kupën e ligës së Francës

1 Prill, 2018 @9:52

Paris Saint Germain, duke e mposhtur Monacon me rezultat 3-0, arriti...

NEYMAR

Do të operohet

1 Mars, 2018 @15:54

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, do të operohet pasi që ka pasur lëndim...

PSG

Demantohen mediat, lëndimi i Neymarit më serioz

27 Shkurt, 2018 @0:14

Përmes një postimi zyrtar, klubi i Parisit ka demantuar mediat...

Të gjitha lajmet nga Ligue 1