Të gjitha lajmet

POTEZI

Liria kërkon leje për “Liria B” nga FFK

BOROZANI/D.S.

Liria kërkon leje për “Liria B” nga FFK

26 Gusht, 2015 @17:55

Pasi që ka numër të madh të futbollistëve në dispozicion si dhe numrin në rritje të talentëve, Liria ka kërkuar nga FFK-ja që t’ua miratoj krijimin e ekipit B, që do të merrte pjesë në rangun më të ulët të garave të organizuara nga FFK, përkatësisht Liga e Dytë. 

Aty do të mund të luanin edhe juniorët, por edhe futbollistët që kanë kaluar këtë moshë dhe nuk kanë vend në ekipin e parë të skuadrës bardhezi nga Prizreni. 

“Liria ka kryer licencimet e lojtarëve dhe pret që FFK t’ia miratojë kërkesën, ashtu që Liria të fillojë punën me ekipin Liria B,” ka shkruar në njoftimin e botuar nga ekipi bardhezi pak më parë. 

Nën menaxhimin e kryetarit Mirsad Çollaku, Liria ka filluar të bëj investime të duhura në skuadër dhe kërkesa e tillë tregon serioziten e drejtuesve bardhezi para pranimit ndërkombëtar të futbollit kosovar. 

Një model i tillë i ekipeve aplikohet në futbollin spanjoll, ku ekipet e mëdha si Real Madrid dhe Barcelona aty zhvillojnë lojtarët e rinj dhe ata që nuk kanë vend në ekip të parë. Shembull konkret është edhe zhvillimi i trajnerëve të rinj, ku aktualisht te Real Madrid B, këtë punë e kryen legjenda e futbollit botëror, Zinedine Zidane, që po kalitet në zanatin e ri. Të njejtën gjë më parë e ka bërë edhe Barcelona me Luis Enriquenë, që pas viteve kalitjeje te Barcelona B dhe aventurave tjera, tash është pjesë e ekipit të parë të klubit dhe ka fituar Champions League

COENTRAO

Vazhdojnë largimet nga Reali

26 Gusht, 2015 @17:43

Krahu i mbrojtjes së Portugalisë, Fabio Coentrao, është anëtar i...

SOCIEDAD

Illarra, zyrtarizohet te Sociedad

26 Gusht, 2015 @14:50

Real Sociedad, që drejtohet nga skocezi David Moyes ka rikthyer në...

SUPER MARIO

Balotelli pranon regjimin ushtarak te Milan

REUTERS/Arkiv

26 Gusht, 2015 @12:18

Sulmuesi kontraverz italian, Mario Balotelli, që njihet më shumë...

DANEZËT GATI

Lista e Danimarkës, kundër Shqipërisë

Nga përballja Shqipëria-Danimarka e zhvilluar në Elbasan/ BOROZANI/ Lis Dorambari

26 Gusht, 2015 @9:57

Përzgjedhësi i përfaqësues daneze, Morten Olsen, ka bërë...

GAME 4: PACERS - CAVS

Në natën e barazimeve, bashkohet edhe Clevelandi

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @9:03

Pas Milwaukee Bucks e Washington Wizards, serinë e barazoi edhe...

GAME 4: WIZARDS - RAPTORS

Washingtoni barazon serinë

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @8:59

Fitorja me rezultat 106-98 e Washingtonir kundër Toronto Raptorsit,...

GAME 4: SPURS - WARRIORS

Vjen fitorja e nderit nga Spurs

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @8:55

San Antonio Spurs, duke e mposhtur kampionin aktual, Golden State...

GAME 4: BUCKS - CELTICS

Antetokounmpo sjell fitoren në sekondat e fundit

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @8:51

Milwaukee Bucks, duke e mposhtur Boston Celticsin me rezultat të...

GAME 1: LIPJANI - KALAJA

Lipjani fiton ndeshjen e parë në finale

22 Prill, 2018 @21:22

Lipjani arriti ta mposht Kalanë me rezultat 76-71, në ndeshjen e...

Të gjitha lajmet nga