Të gjitha lajmet

KOSOVA - ISLANDA

Loja e mirë vazhdon, rezultat nuk ka!

Loja e mirë vazhdon, rezultat nuk ka!

24 Mars, 2017 @22:45

Kosova
Islanda
Kosova 1 : 2 Islanda
Atdhe Nuhiu 52' B.Sigurdarson 25', G.Sigurdsson (P) 35'

Stadiumi "Loro Boriçi" - Shkodër

Me humbje u mbyll edhe takimi i katërt me radhë për Kosovën në kualifikimet drejt Botërorit të Rusisë.

Një takim që filloi mjaft mirë dhe që dha shpresë për një rezultat pozitiv, ashtu si në shumicën e takimeve të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve drejt Rusisë,u mbyll me disfatë falë një 10 minutëshi shpërqëndrim në mesin e pjesës së parë.

Një shpërqëndrim një mbrojtje në minutën e 25’ dhe një penallti e shkaktuar nga Kololli 10 minuta më vonë, bënë që Kosova ta gjente veten në disavantazh të dyfishtë, derisa pak para golit të Islandës, ishte Kosova që e kishte një nga rastet më të mira të ndeshjes, me mesfushorin Valon Berisha që e goditi shtyllën me një goditje nga distanca.

Në mes të dy golave të Islandës, një rast i dyshimtë për një penallti të dyshimtë në të mirë të Kosovës ndodhi, mirëpo gjyqtari nuk e mendoi atë që e kërkuan lojtarët e Kosovës dhe ndeshja vazhdoi.

Pjesa e dytë e Kosovës ishte shumë e mirë, me Atdhe Nuhiun që shënoi në debutimin e tij. Goli u shënua në minutën e 52’ dhe ishte i pari i Kosovës nga loja e hapur sa i përket garave ndërkombëtare. Pas golit, Kosova edhe më tutje e vazhdoi kërkimin e barazimit, mirëpo barazimi nuk erdhi në asnjë moment, pavarësisht zëvendësimeve ofansive nga Bunjaki, që inkuadroi Bersant Celinën, Bernard Berishën e Donis Avdijajn.

Pas 5 ndeshjeve, Kosova ka 4 humbje e 1 barazim dhe ndodhet në vendin e fundit të Grupit I.

GRUPET RUSSIA 2018

PJESA E PARË: KOS-ISL

Dy gabime, dy gola në pjesën e parë

Foto: Twitter/ @kosovanfooty

24 Mars, 2017 @21:33

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Islandës me...

PJESA E PARË: ITA-ALB

Pjesa e parë: Epërsia falë penalltisë për Italinë

24 Mars, 2017 @21:32

Goli i vetëm i shënuar nga Daniele De Rossi, e përcaktoi...

VIDEO: KOS-ISL

Goli i Sigurdsson për rezultatin 0-2 ndaj Kosovës

24 Mars, 2017 @21:22

Benjamin Kololli shkaktoi penallti në minutën 34’ pas një...

VIDEO: KOS-ISL

Goli i epërsisë për Islandën

24 Mars, 2017 @21:16

Gabimin e mbrojtjes së Kosovës islandezët e shfrytëzuan në...

VIDEO: ITA-ALB

De Rossi kalon Italinë në epërsi

24 Mars, 2017 @20:59

Italia nga minuta 12’ është në epërsi në ndeshjen kundër...

PARA NDESHJES

Tribunat gjysmë të zbrazëta në Loro Boriçi

24 Mars, 2017 @20:36

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Kosovë-Islandë, gati gjysma e...

KUSH DO T'I SHPËTOJË?!

Simeone ose Sampaoli te Argjentina!!!

11 Prill, 2017 @14:01

Pas shkarkimit të Edgardo Bauzas sot në mëngjes nga detyra e tij...

NË ZAGREB

Maqedonia mezi pret kthimin e Arijan Ademit

7 Prill, 2017 @12:02

Selektori i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angelovski, ka...

FIFA TOP RANKING

Brazili, pas 7 viteve arrin kreun

6 Prill, 2017 @10:34

Përfaqësuesja e Brazilit në futboll, është bërë ekipi i parë...

FIFA RENDITJA - PRILL 2017

Kuqezinjtë, 12 vende mëposhtë në FIFA

Foto: Getty Images

6 Prill, 2017 @10:13

Dy humbjet e regjistruara në muajin mars për kuqezinjtë e De...

FIFA RENDITJA - PRILL 2017

Kosova regjistron rënie të madhe në FIFA renditjen mujore

Foto: epa

6 Prill, 2017 @10:04

Pas humbjes nga Islanda në kualifikuesen e fundit për Botërorin...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018