Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

Madonina kineze!

Madonina kineze!

Shkruan: Luan MORINA

15 Prill, 2017 @11:32

Me kafen ose çajin e mëngjesit të ditës së parë të vikendit të gjatë, lexoni pesë ndeshjet e përzgjedhura të cilat “nuk bën” mos t’i shikoni këtë fundjavë.

1. Inter – Milan (e shtunë, ora 12e30)

Derisa moda mund të mbetet italiane në Milano, ekipet e futbollit tani e tutje do të flasin kinezisht. Më në fund edhe AC Milan është i kinezëve, dhe ishte koha e duhur të ndodhte kjo, edhe pse me nja dhjetë vite vonesë ndoshta. Në vjeshtë përballja e të dyjave ka qenë e mahnitshme, me rikthime e plotë gola.

intermilan

Ngjashëm shpresojmë të jetë edhe këtë të shtunë. Por, më shumë shpresojmë që ky të jetë derbi më i varfër i viteve të ardhshme.

2. Roma – Atalanta (e shtunë, ora 3)

Roma me Spallettin kurrë s’do të fitonte ndoshta titullin, por e dimë edhe çfarë kanë bërë me Rudi Garcian. Ngjashëm do të bëjnë edhe me ndonjë trajner tjetër dhe do të zhyten në seri ndërrimi trajnerësh, tani me skuadrat milaniste ndoshta në ngritje. Në rast se Juventusi kalon në gjysmëfinale dhe me një vëmendje në Evropë më shumë se në Itali do të mund të afroheshin. Janë të kompletuar, janë në formë.

romaatalanta

Në anën tjetër Atalanta po duket se po shfaq të çarat e para. Nuk janë ekip që mund të përballoj Evropën vitin e ardhshëm. Por, le ta provojnë pasi janë raste që u vijnë një herë në dekadë apo më gjatë, sikur Sassuolos vitin e kaluar.

3. Crystal Palace – Leicester City (e shtunë, ora 4)

Dy nga ekipet më në formë në Premier League, të dyja të zhytura në një luftë që nuk i takojnë. Leicesterit nuk i takon as të luftoj për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por nuk janë edhe aq pa shanse ndaj Atleticos së Simeones.

crystalleicester

Ndërkohë Sam Allardyce po tregon aftësitë e tij prej një trajneri që siguron mbijetesa në Premier League, por ashiqare ishte përzgjedhje e ngutshme për kombëtaren angleze, dhe si rezultat pasoi ‘puçi’ i orkestruar i FA me Daily Mail! Që nga atëherë problemi i lojtarëve me agjentë privat siç duket është heshtur.

4. Leverkusen – Bayern (e shtunë, ora 6e30)

Me së paku pesë lojtarë në fushë që do të zinin vend në 11shen e çdo ekipe në planetë, Ancelotti vendos Vidalin e pa-tru të gjuaj penalltinë. Ishte një vendim alla-shqiptar, dhe si pasojë tani shkojnë në Bernabeu me dy gola disavantazh. Nuk është rezultat i paarritshëm, jo për Ancelottin.

leverskuenbayern

E sa për Bundesligë, Bayerni nuk do të duhej të merakosej. Deklasuan Dortmundin, do të deklasonin edhe Leverkusenin, por vëmendja është në Madrid. Është luksi që jep Bundesliga e përbërë nga Bayerni dhe 17 ekipe tjera.

5. Manchester Utd – Chelsea (e diel, ora 5)

Një lojë e mërzitshme me dy gola maksimum të shënuar që me gjasë do të duhej të përfundonte baras, pritet të jetë përballja ndërmjet Mourinhos dhe ish-ekipit të tij. Manchester United është më i mirë se për këtë pozitë kur është. Problemi është që Mourinho nuk e ka akoma ekipin që do. Nuk e ka përkrahjen e parezervë në ekip, dhe kjo s’do të ishte arritur duke antagonizuar Rooneyn. Me Rashford e Lingard, ky Manchester do të mbetet në luftë të përhershme me Sunderlandin e Southamptonin; ngjashëm siç bën Liverpooli me talentet si Henderson e Lallana kundër WBA-së.

unitedchelsea

Të kundërtën ka bërë Conte me Chelsean. Hazard dhe Diego Costa janë ringjallur, dhe përkundër skandalit të këtij të fundit për Kinë, ai vazhdon të shënoj për ‘blutë’. Po, ashiqare Conte më i mençur, por nuk është asnjë çikë më pak egomaniak se sa Jose.
Pranvera vetëm sa ka filluar të nxehet, dhe shumica e ligave kanë shumëçka për të përcaktuar, para verës jo të mërzitshme me Kupën e Konferederatave dhe Kampionatin Evropian të femrave.

Urime pashkët, e paçi një vikend të gjatë me futboll të bukur.

EMIN BAJRAMI

Bajrami: Kthehemi shpejt në elitë

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: prishtinafc.com

14 Prill, 2017 @19:49

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, në deklaratën e tij pas...

ARSIM THAQI

Thaqi: Neglizhuam dhe nënçmuam kundërshtarin

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: prishtinafc.com

14 Prill, 2017 @19:43

Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, në deklaratën e tij pas...

HAJVALIA-PRISHTINA

Një gol, tre pikë

Foto: prishtinafc.com

14 Prill, 2017 @17:04

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Hajvalisë në ndeshjen hapëse të...

BESA - PËRLEPNICA

E treta radhazi, Besa mposht Përlepnicën

14 Prill, 2017 @14:01

Pa shumë probleme, Besa shënoi fitore në takimin e xhiros XV ndaj...

JUBILE

Besart Berisha 100! Super rekordi i sulmuesit kosovar

14 Prill, 2017 @13:49

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, ka vërtetuar cilësinë e tij...

ABRASHI @ KICKER

Abrashi për Kicker, Freiburg pranë garave europiane

Foto: via Kicker.de

14 Prill, 2017 @10:39

Skuadra e Freiburgut është në rrugë të mirë për të siguruar...

LYON-BESIKTAS

Lyon shfrytëzon gabimet e Besiktasit për rikthim

Foto: europaleague

13 Prill, 2017 @23:30

Futbollistët e Besiktasit kanë qenë shumë afër të dalin...

ANDERLECHT - UNITED

Barazim në Belgjikë, gjithçka vendoset në ‘Old Trafford’

13 Prill, 2017 @22:59

Me barazim 1-1 u mbyll sfida e parë çerekfinale mes Anderlechtit...

CELTA-GENK

Celta fiton, por Genk shpreson

Foto: europaleague

13 Prill, 2017 @22:58

Celta Vigo ka arritur të rikthehet shpejtë dhe fuqishëm pas golit...

AJAX-SCHALKE

Klaassen vulos fitoren

Foto: europaleague

13 Prill, 2017 @22:48

Ajax ka shënuar dy herë, nga një gol në secilën pjesë, përmes...

ALARMI

Tre ndeshjet e radhës, vendimtare për Montellën

17 Tetor, 2017 @11:03

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, që humbi derbin e madh ndaj...

MASSIMO RASTELLI

Trajneri i parë që shkarkohet këtë stinor në Serie A

Foto: Sky/ Massimo Rastelli, trajneri i parë i shkarkuar në Serie A këtë stinor 2017/18.

17 Tetor, 2017 @10:32

Para pak çastesh, edhe zyrtarisht, përmes një komunikate për...

VERONA-BENEVENTO

Memushaj e Xhimshiti, mbeten pa fitore

Ledian Memushaj në akcion sonte/ Foto: Benevento Calcio

16 Tetor, 2017 @22:46

Dueli i sontëm i Serie A ka qenë derbi i fundit të klasifikimit...

INTER - MILAN

Super Icardi, Interi fiton Madonninën

15 Tetor, 2017 @22:45

Me të zakonshmin Mauro Icardi në super formë, skuadra e Interit ka...

ROMA - NAPOLI

Napoli fiton dhe forcon kreun

14 Tetor, 2017 @22:43

Një gol i Lorenzo Insignes në minutën e 20’ doli të ishte i...

Të gjitha lajmet nga Serie A