Të gjitha lajmet

DITARI NR.3 @ RIO 2016

Majlinda e Rita

Majlinda e Rita

Shkruan: Luan MORINA

7 Gusht, 2016 @12:01

Vietnamit pas luftës i ishin dashur mbi 40 vite për të fituar medaljen e parë në Olimpiadë. Për të artën, e cila erdhi dje, më shumë se gjashtë dekada.

Hoang Xuan Vinh para qitjes së fundit humbi epërsinë ndaj vendasit Felipe Wu. Braziliani në qitjen e fundit arriti rezultat tejet të shkëlqyeshëm. Ai shtiu para vietnamezit, i cili pas ekzaltimit të publikut u desh të përballet edhe me fishkëllimat e tyre për të shkrirë 10.4 rrathë. Por, Hoang shfrytëzoi kohën, mblodhi nervat dhe qëlloi 10.7 rrathë për të fituar të artën e parë për vendin e tij.
Majlinda në olimpiadën e kaluar nuk kishte arritur të përballoj presionin e medaljes. Në Rio ajo vjen me katër vite përvojë në garat kulmore në disiplinën në të cilën ka qenë në mesin e dominueseve. Gjithashtu është katër vjet më e pjekur dhe përfaqëson vendin që merr pjesë për herë të parë. Gara e saj e parë sot është në 1/8 e finales, në ora 16:24, me çerekfinalet eventuale 20 minuta më vonë. Pjesa e finaleve të cilën shpresojmë të kemi arsye për ta shikuar, nis në ora 20:30.

Çfarëdo qoftë suksesi i Majlindës, ne duhet të jemi krenar me atë çfarë i ka ofruar sportit kosovar këto vite. Ka qenë një ndër faktorët më kryesor edhe në njohjen ndërkombëtare të sportit dhe shtetit tonë. Sot në gara merr pjesë edhe Rita Zeqiri e cila konkurron në 100m shpinë not. Grupi i saj nis në ora 18:00 dhe konkurrentet e vetme i ka Gaurika Singh nga Nepali dhe Evelina Afoa nga Samoa.

Dje Urata mbaroi e 48ta, derisa Qëndrimi ishte në mesin e atyre që nuk mbaruan garën e që ishin më shumë se gjysma e pjesëmarrësve.

Befasitë e ditës së djeshme ishte humbja e Norvegjisë nga Brazili në hendboll tek femrat dhe barazimi i Gjermanisë me Australinë në futboll të femrave. Korea Jugore ishte perfekte në shigjetari, ku SHBA-të e Australia befasuan me medalje. Australia deri diku befasoi edhe me mposhtjen e Francës në basketboll tek meshkujt. Befasi e shtetit të kangurëve nuk ishte fitorja në stafetën e stilit të lirë 4x100m tek femrat ku amerikanet nuk kishin zgjidhje për motrat Campbell. Katinka Hosszu u hakmor me medaljen e artë olimpike me rekord në 400m përzier. Adam Peaty shënoi rekord botëror në 100m gjoks qysh në kualifikime duke lënë më shumë se 1 sekondë mbrapa konkurrentët më të afërt.

Sot pos kategorisë së Majlindës në program janë finalet në shigjetari ekipore për femrat, peshëngritje 56kg për meshkuj & 53kg për femra, qitje 10m pistoletë femrat dhe në ‘kurth’ që është një disiplinë goxha atraktive. Skermë, zhytje, dhe not vijnë me finalet tjera.

Tek garat ekipore spikasin përballjet në basketboll të meshkujve Brazili – Lituania, e Kroacia – Spanja. Në hendboll të meshkujve Suedia – Gjermania e Kroacia – Katari. Gjithashtu nisin garat në volejboll tek meshkujt me Italia – Franca si ndeshja më interesante.

QITJE

Edhe Vietnami me të artë

6 Gusht, 2016 @21:11

Në një finale të barabartë deri në fund, vietnamezi Xuan Vinh...

ÇIKLIZËM RRUGOR

E arta për Van Avremaet, Qëndrim Guri s’arrin finishin

6 Gusht, 2016 @20:59

Belgu Greg Van Avermaet siguroi të artën në garën rrugore të...

RIO 2016 - DITA 1

Medaljet e para për Amerikën e Kinën

Foto: BBC

6 Gusht, 2016 @15:04

Medaljet e para në Olimpiadën e Rios janë ndarë ndërmjet Kinës...

KOSOVA IN RIO 2016 - SHENJËTARI

Urata Rama arrin 402.3 pikë

Foto: Express

6 Gusht, 2016 @13:16

Sportistja e parë në histori të Kosovës që u paraqit në Lojëra...

DITARI NR. 2 @ RIO 2016

Urata e Qëndrimi

6 Gusht, 2016 @10:03

Çereku i kosovarëve sot do të kryej misionin e tyre në...

KËRCIME ME SKI

Kësaj radhe Tande

1 Janar, 2017 @16:22

Norvegjezi Daniel Andre Tande ka mbrojtur epërsinë e serisë së...

KËRCIME ME SKI

Kraft, më i miri në Oberstdorf

30 Dhjetor, 2016 @19:04

Kampioni i vitit 2015, austriaku Stefan Kraft, fitoi në garën e...

XHUDO

Qyteti i Pejës bëhet me Qendër Nacionale të Xhudos

28 Dhjetor, 2016 @19:53

Sporti i xhudos, në veçanti qyteti i Pejës, ka marrë një lajm...

KUPA E KOSOVËS - FUTSALL

Caktohen çerekfinalistët në futsall

27 Dhjetor, 2016 @8:26

Në përballjet e të tetës së finales së Kupës së Kosovës në...

XHUDO

Majlinda Kelmendi, e para e botës edhe në votimet online

23 Dhjetor, 2016 @22:34

Përveç medaljes së artë të fituar në Rio2016 dhe titullit...

Të gjitha lajmet nga Të tjera