Të gjitha lajmet

5 PËR FUNDJAVË

Manchester, Merseyside, Lanterna, Madrid…

BOROZANI / OLSEN KRAJA

Manchester, Merseyside, Lanterna, Madrid…

Shkruan: Luan MORINA

7 Prill, 2018 @9:00

1. Everton – Liverpool (e shtunë, ora 1e30)

Gary Neville pas fitores së Liverpoolit ka dhënë njërën nga deklaratat e tija më të mençura së fundmi. Reds s’mund të fitojnë titullin, përkundër super-paraqitjeve si ajo ndaj Cityt në Champions League. Të tilla kanë pasur edhe në Premier League gjatë sezonit, por siç thotë edhe Neville, nuk munden të bëhen 38 paraqitje të tilla, aq më pak kur bazohesh në Hendersonin me treshen sulmuese në pushim.
Ata do të duhej të pushonin edhe ndaj Evertonit, pasi ‘Merseyside derbi’ për Liverpoolin nuk ka rëndësi, ngjashëm si krejt pjesa e mbetur e Premier League ku kanë siguruar Ligën e Kampionëve. Ndërkohë për Everton, ndoshta dalja në Evropë s’do të duhej të ishte ide e mirë pas tmerrit të vjeshtës. Pozita e shtatë është ende e kapshme, por një humbje do të linte një betejë ndërmjet Burnley e Leicester Cityt për Evropë. Në të njëjtën kohë, Europa League është mënyra e vetme që në të ardhmen e afërt të shohim Evertonin në Champions League.
Sidoqoftë, kjo, si krejt ndeshjet në vijim do të jenë më të mira se Derby della Madonnina, i transmetuar (kotësi) në 180 vende bote!

2. Manchester City – Manchester United (e shtunë, ora 6e30)

Pas humbjes në Anfield Road, është e sigurt që Guardiola do të vendos ekipin e dytë në fushë. Por, do të jetë një ekip i tillë që do të duket që është krejt rezerva, por në fakt do të ketë lojtarë kyç, të cilët ndonëse rezerva në Manchester City, në secilin ekip të Premier League, e nëse janë mbrojtës edhe në Manchester United, do të ishin startues.
Është një pozitë me fitore të sigurt për Guardiolën, në të gjitha anët. Në rast se mposhtin Manchester Unitedin me ekipin rezervë do të ishte një mënyrë e përkryer për të poshtëruar mysafirët duke siguruar titullin. Në rast se nuk ia dalin të sigurojnë titullin, atëherë do të kenë shansin të kthejnë rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

3. Sampdoria – Genoa (e shtunë, ora 15n9)

Nëse asgjë, Derby della Lanterna ofron gola dhe fitore të njërës palë. Është diçka më mirë se derbi tjerë në Itali (Madonnina!) me të dyja ekipet e interesuara të shënojnë dhe fitojnë, pa marrë parasysh frontet në të cilat luftojnë.
Për Sampdorinë, Evropa nuk është larg, dhe fitorja e katërt me radhë në këtë derbi do të ishte e mirëseardhur për të vazhduar të ruaj pozitën e shtatë që do të duhej të dërgonte në Europa League sezonin e ardhshëm. Në anën tjetër Genoa është pothuajse e sigurt për të mbetur në ligë, dhe etja pas fitores së para dy viteve me dy golat e Susos duhet të mbetet pjesë e historisë, e jo fitorja e fundit në Lanterna.
Nëse asgjë, do të jetë shumë më i mirë se Derby della Madonnina.

4. Torino – Inter (e diel, ora 12e30)

Icardi vjen pas një het-triku të sigurt të humbur ndaj Milanit, që do të siguronte me një mënyrë Championsin për sezonin e ardhshëm, sezon që me gjasë nuk do ta gjej atë tek Interi. Vetëm dy pikë larg Lazios nuk mjaftojnë për të fjetur rehat në tetë javët e fundit të Serie A. Në anën tjetër Torino është në mes të peshores dhe nuk ka asgjë për të fituar a humbur këtë sezon. Kjo do të mund të pasqyrohej në një dominim total të InterIt, diçka që kanë bërë në Luigi Ferraris së fundmi kundër Sampdorias.

5. Real Madrid – Atletico Madrid (e diel, ora 4e15)

Ndeshja kryesore e të dielës, do të jetë derbi i Madridit. Të dyja, larg titullit, do të duhej të luftonin për prestigj dhe inat. Dinë të vendosin paraqitje sikur ajo e Madonnines, ndonëse më rrallë se dy ekipet e Milanos, por me gajlen e hequr nga çerekfinalet në Evropë, është ndër të paktat ndeshje ku ekipet koncentrohen më shumë në ligën kombëtare se në atë evropiane. Kjo tregon për madhështinë e Realit dhe inferioritetin e Europa League.

 

VLLAZNIA - LIRIA

Vllaznia ia mohon Lirisë vendin e dytë

BOROZANI / ARKIV

6 Prill, 2018 @14:51

Në takim hapës të xhiros së XXVI të Superligës së Kosovës në...

1/4: LEIPZIG - MARSEILLE

Werner për epërsinë e Leipzigut

5 Prill, 2018 @22:14

Një gol i Timo Werner ishte i mjaftueshëm që Leipzigu ta fitojë...

1/4: LAZIO - SALZBURG

Goli i Berishës, s’mjaftoi ndaj Lazios

Fotot: uel

5 Prill, 2018 @22:01

Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha, ka...

1/4: ATLETICO - SPORTING

45 minuta mjaftojnë për Atleticon

Foto: uel

5 Prill, 2018 @21:49

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Sportingut...

1/4: ARSENAL - CSKA MOSCOW

‘Poker’ londinez për gjysmëfinale

5 Prill, 2018 @21:49

Në garën e vetme e cila ia mundëson shpëtimin e sezonit, Arsenali...

XHIRO XXVI

Terminet dhe referët e xhiros XXVI në Superligë

BOROZANI/ Arian Paçarizi

5 Prill, 2018 @16:09

FFK-ja ka publikuar terminet dhe zyrtarët e ndeshjeve të xhiros...

ARSENE WENGER

Largohet

20 Prill, 2018 @10:21

Trajneri shumëvjeçar i Arsenalit, Arsene Wenger, para pak çastesh...

PREMIER LEAGUE

Skuadra më e mirë e sezonit në Premier League

19 Prill, 2018 @13:08

Pak javë para përfundimit, është publikuar skuadra më e mirë e...

ME PEP GUARDIOLËN

Manchester City zyrtarisht kampion

15 Prill, 2018 @18:21

Manchester City ka fituar titullin e Premier Ligës angleze edhe...

TOTTENHAM - CITY

City fiton, por ende nuk feston

Foto: Premier League

14 Prill, 2018 @21:37

Pas 3 humbjeve radhazi në Premier League e Champions League,...

WOLVERHAMPTON WANDERERS

Pas 6 vitesh, kthehen në Premier Ligë!

Foto: bbc/getty

14 Prill, 2018 @20:56

Edhepse nesër zhvillojnë ndeshjen e xhiros së XXXXIII të...

Të gjitha lajmet nga Premier League