Të gjitha lajmet

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

Maradona - 1986

Shkruan: Luan MORINA

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në këtë pozitë në vitin 1998, kur në garë për të parin e FIFA-së kishte lënë pas Lennart Johanssonin, presidentin e UEFA-së. Blatter kishte zëvendësuar brazilianin Joao Havelange.

Havelange kishte ardhur në krye të FIFA-së në vitin 1974, dhe me 24 vite në krye të kësaj organizate, mbetet presidenti me periudhën e dytë më të gjatë në FIFA. Pas largimit nga detyra zyrtare, Havelange ishte përzgjedhur si president nderi, derisa kishte qenë edhe pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që nga viti 1963 deri në vitin 2011. Dy vite më pas kishte hequr dorë edhe nga presidenca e nderit të FIFA-së, pas akuzave se kishte përvetësuar mbi 40 milionë euro nga manipulimi me të drejtat e transmetimit në FIFA. Ky nuk kishte qenë skandali i parë për të cilin akuzohej Havelange.

Në vitin 1982, presidenti i Kolumbisë kishte deklaruar që vendi i tij nuk do të mund të organizonte garën e Kupës së Botës katër vite më vonë, për shkak të konfliktit të brendshëm të armatosur. Një vit më vonë, FIFA kishte përzgjedhur Meksikën për të organizuar Kupën e Botës në vitin 1986 në vend të Kolumbisë, para SHBA-ve, Kanadasë, e Brazilit. Ishte një vendim i dyshimtë, sidomos me përgatitjen e madhe të SHBA-ve të cilat kishin lobuar me Henry Kissingerin dhe Pelen që ishte pjesë e New York City Cosmos në ligën NASL.

Havelange kishte ofruar këtë edicion Meksikës, falë miqësisë së tij me pronarin e televizionit meksikan Televisa, duke e bërë Meksikën vendin e parë që organizonte për herë të dytë Kupën e Botës.
Dhe ngjashëm si në organizimin e parë të Kupës së Botës, në vitin 1970, Meksika kishte arritur të kualifikohej në çerekfinale. Aty ishin mposhtur nga Gjermania Perëndimore, në penallti. Në rrethin e dytë kishin mposhtur Bullgarinë me golat e Negrete e Servin, derisa në ekip kishin legjendën e futbollit meksikan dhe të Realit të Madridit, Hugo Sanchez. Meksika kishte kaluar grupet duke fituar ndaj Belgjikës dhe Irakut, derisa kishte barazuar me Paraguain.

Për Irakun, Kupa e trembëdhjetë e Botës, ende rezulton të jetë e para dhe e fundit. Ngjashëm vlen edhe për Kanadanë. Iraku ka edhe një Kupë të Konfederatave, në vitin 2009, kur ishin udhëhequr nga strategu i njohur, Bora Milutinovic. Ai kishte qenë edhe selektor i Meksikës në Kupën e Botës në vitin 1986, duke i dërguar tek suksesi më i madh në histori – tri fitore dhe çerekfinalet. Katër vite më vonë, Milutinovic vetëm tre muaj para Kupës së Botës në Itali kishte marr timonin e Kosta Rikës të cilët i kishte kualifikuar në rrethin e dytë, ndonëse kishte përjashtuar kapitenin dhe ekipin e parë nga kombëtarja. Katër vite më vonë ishte në krye të SHBA-ve në Kupën e Botës, në Francë më 1998 fitonte grupin me Nigerinë duke lënë pas edhe Spanjën, dhe aventurat e tija në Kupën e Botës përfundojnë në Lindjen e Largët në vitin 2002, kur mënjanohet në grupe me Kinën, për të cilën ai edicion mbetet Kupa e Botës e vetme që kanë zhvilluar.

Në Meksikë, e cila e kishte zanat të organizonte gara të mëdha sportive – Kupa e Botës në vitin 1970, Lojërat Olimpike në Meksiko Siti në vitin 1968; kishte lindur edhe njëri nga lojtarët më të mirë që njeh njerëzimi. Diego Armando Maradona më në fund do të prekte qiellin pasi kishte magjepsur futbolldashësit anekënd globit.

Ndeshjet zhvilloheshin kryesisht gjatë ditës, në temperatura edhe mbi 35 gradë celsius, me qëllimin për t’u përshtatur me kohën e mbrëmjes në Evropë. Kampioni i fundit i Evropës, Franca, vinte për të sfiduar titullin ndaj më të mirëve. Pasi kishin kaluar grupin bashkë me Bashkimin Sovjetik të Blokhonit dhe Belanovit që po ngjitej drejt piedestalit të më të mirëve, në rrethin e dytë kishin mënjanuar Italinë me golat e Platinit dhe Stopyras. Njëra nga ndeshjet më interesante të Kupës do të zhvillohej ndërmjet Francës dhe Brazilit në çerekfinale, e cila do të vendosej në penallti të cilat për jug-amerikanët i kishin humbur Socrates, dhe Julio Cesar. Në gjysmëfinale do i ndalte Gjermania me golat Brehmes e Vollerit, duke i lënë të kënaqeshin me medaljen e bronztë të cilën ‘blutë’ e kishin fituar në vazhdime ndaj Belgjikës së Ceulemansit e Schiffos.

Danimarka në paraqitjen e parë në Kupën e Botës kishte befasuar të gjithë me lojën e bukur. Josimar kishte debutuar në Brazilin e Dr. Sokratit dhe Zicos, duke shënuar dy gola jashtëzakonisht të bukur në dy paraqitjet e tija të para për Brazilin. Mbrojtësi i djathtë brazilian debutonte vetëm pas lëndimit të Edsonit, gjersa Brazili përsëri u shqua për një lojë atraktive. Këpuca e Artë i shkonte Gary Linekerit i cili për Anglinë kishte shënuar het-trik ndaj Polonisë në grupe, dy nga tre golat në eliminimin e Paraguait në rrethin e dytë, dhe golin e vetëm karshi dy golave legjendar të Maradonës në çerekfinale.

Diego Armando Maradona në çerekfinale kishte mposhtur i vetëm Anglinë. Në ndeshjen e cila do të sillte lojtarin më të njohur argjentinas të fundshekullit të kaluar në dy pole të kundërta. Maradona ishte shquar për lojën e tij atraktive, me driblime të shumta, dhe një goditje precize me të majtën e tij. Ndonëse shtatshkurtër, Maradona kishte arritur të fitonte duelin me portierin e njohur anglez, Peter Shilton për të shënuar me dorë, i pavërejtur nga gjyqtarët. Goli tjetër ishte një mjeshtri e cila nisi me marrjen e topit në anën e fushës së Argjentinës, duke kaluar mesfushën defensive dhe mbrojtjen e majtë të Anglisë, për të përfunduar topin në rrjetë për njërin nga golat më të bukur në histori të Kupës së Botës.

Këta dy gola kishin ngritur në tre numrin total të shënuar në këtë Kupë të Botës, pas golit të vetëm në barazimin me Italinë në grupe. Në rrethin e dytë, Argjentina kishte mposhtur me rezultat minimal rivalin e përhershëm, Uruguain. E në gjysmëfinale Maradona kishte vazhduar misionin e tij duke shënuar të dy golat e ndeshjes ndaj Belgjikës që kishte eliminuar Spanjën në çerekfinale në penallti.

Finalja ishte zhvilluar para gati 115 mijë shikuesve në Estadio Azteca, në Meksiko Siti. Dëshmitar i magjisë së Diego Armando Maradonës, Franz Beckenbauer në rolin e selektorit të Gjermanisë Perëndimore, kishte ngarkuar Lothar Matheusin për të ruajtur 10shin argjentinas. Dhe Matheus kishte arritur të ndalte së shënuar Maradonën. Por, goli i Brown erdhi pas harkimit të Maradonës nga gjuajtja e lirë afër këndit, e cila erdhi si rezultat i ndërhyrjes në Maradonën. Pasimi vendimtar tek Valdano për golin e dytë ishte nga Maradona. E asistimi në golin e fitores të shënuar nga Burruchaga, i cili erdhi vetëm tre minuta pas barazimit në 2-2 nga Voller, dhe shtatë minuta para fundit, ishte një mjeshtri nga Maradona. Ndonëse nuk shënoi, Maradona u shqua për kontributin e tij në finalen që i solli Argjentinës titullin e dytë në Kupën e Botës, të parin për Maradonën.

Katër vite më vonë, në Itali, Maradona do të humbiste finalen, pikërisht nga ekipi i Kaiserit gjerman, i cili edhe kishte deklaruar në Meksikë që ekipi i tij nuk ishte mjaft i pjekur për titull, ‘na shihni pas katër viteve’ kishte thënë. Dhe Maradona i përlotur e shihte Matheusin gjersa ngriste trofeun e më të mirit të botës në futboll, për herë të tretë për Gjermaninë.

Maradona do të kthehej edhe në SHBA në vitin 1994, por do të suspendohej për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, të cilat ishin futur në organizmin e tij nga një pije sportive. Argjentinasi kishte kontestuar që marka e njëjtë në Argjentinë nuk përmbante substanca të tilla, porse trajneri i tij i kishte ngatërruar me versionin amerikan pas mungesës së atij argjentinas. Ai edhe kishte deklaruar që FIFA i kishte lejuar përdorimin e substancave të tilla për shkak të mbipeshës që kishte. Sidoqoftë, pas golit të mrekullueshëm nga goditja e lirë kundër Greqisë nuk do të shënonte më kurrë në ndonjë ndeshje të Kupës së Botës.

Në Spanjë kishte qenë i papjekur, gjersa në Argjentinë në vitin 1978 nuk ishte ftuar pasi selektori argjentinas atëbotë e kishte konsideruar si shumë të ri që në moshën 17 vjeçare të debutonte për Argjentinën, e cila edhe ishte bërë kampione bote në fund të garës. Një vit më vonë, më 1979 do të fitonte Kupën e Botës për të rinj duke paraqitur magjinë e tij me top para audiencës globale për herë të parë.
Në Argjentinë, dikush tjetër do të shfaqej për titullin e parë të argjentinasve.

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

DYSHJA E MESFUSHËS

Zyrtarisht nënshkruajnë, prej Lirisë në Durrës

BOROZANI / Arkiv

13 Qershor, 2018 @13:39

Edhe dy lojtarë, janë larguar nga Liria. Me përfundimin e...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

BOTËRORI 2026

3 shtete do të organizojnë Botërorin 2026

13 Qershor, 2018 @11:59

Posa u caktua se ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Shtetet e...

SHKARKOHET

Real Madrid lë Spanjën pa selektor

13 Qershor, 2018 @11:40

Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, Spanja e shkarkoi...

PERU

Të varur nga veteranët

Fotot: GoogleImages/ Reddit/

13 Qershor, 2018 @9:44

Po të pyesni dikë të ju përmend dhjetë kombëtaret më të mira...

VIKINGËT

Kapaciteti i limituar danez

Foto: GoogleImages/

12 Qershor, 2018 @19:15

A është punë e kryer? 1992 Çfarë ndjenje është kur ke...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

BOTËRORI 2026

3 shtete do të organizojnë Botërorin 2026

13 Qershor, 2018 @11:59

Posa u caktua se ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Shtetet e...

SHKARKOHET

Real Madrid lë Spanjën pa selektor

13 Qershor, 2018 @11:40

Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, Spanja e shkarkoi...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018