Të gjitha lajmet

RACING

Mbi 60 mijë euro investime, synon titullin

Mbi 60 mijë euro investime, synon titullin

Teksti: FASK

30 Mars, 2017 @8:06

Kosova në shtator mund të ketë një kampion evropian në automobilizëm. Këtë sukses, që nuk e ka arritur asnjë shqiptar më herët, e synon Shkëlzen Lajçi me Mitsubishin e tij!

Shkëlzen Lajçi synon të shkruajë historinë në auto sportin e Kosovës.  Ai beson se mund ta fitojë titullin e kampionit në automobilizëm, sukses që nuk e ka arritur asnjë shqiptar më herët.

“Synimi im është të fitoj titullin e kampionit që në vitin e parë. Do të garoj në Grupin N, Divizioni 2, që është niveli më i lartë i garave në EHC (European Hill Cllimb - Championship). Është hera e parë që një shqiptar nga Kosova, por edhe nga Shqipëria merr pjesë në këtë nivel garash. Jam i vetëdijshëm që konkurrenca është tejet e fortë, por jam optimist se këtë sfidë do ta përfundoj me sukses dhe në shtator do ta festoj titullin”, është shprehur Lajçi.

Deri në garën e parë ka mbetur më pak se një muaj, ndërsa ai shprehet i gatshëm për këtë aventurë.

“Gara e parë zhvillohet më 22 e 23 prill në Austri, pastaj në radhë janë garat në Spanjë dhe Portugali. Unë jam i gatshëm, shpresoj të mos kem problem as me sigurimin e vizës në mënyrë që të kem një nismë të mbarë”, ka theksuar Lajçi.

Në kalendarin e Kampionatit Evropian janë 12 gara dhe pjesëmarrja në to sigurisht që nuk është aspak e lehtë të përballohet as në aspektin financiar.

“Momentalisht nuk kam sponsor. Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) më ka ndihmuar me një shumë, e cila besoj që mjafton për katër garat e para, e deri atëherë shpresoj të siguroj një sponsor për të siguruar zgjidhje më afatgjate. Në këtë drejtim dua ta falënderoj kryetarin e saj për përkrahjen e madhe që më ka dhënë”, shprehet Keni.

E, për të marrë pjesë në këtë nivel të garave, sigurisht që edhe vetura duhet të jetë e veçantë. Mitsubishi EVO 9 i tij është i tillë, sepse për këtë ia ka bërë hyzmetin.

“Investimet në veturë kapin shifrën mbi 60 mijë euro. Besoj që gjithçka do të jetë në rregull. Në sport rëndësi ka edhe fati, prandaj shpresoj që edhe ai të jetë me mua”, ka thënë Lajçi në fund.

VOLEJBOLL

Drita, fituese e Kupës së Kosovës

29 Mars, 2017 @17:22

Klubi i volejbollit Drita është fitues i Kupës së Kosovës në...

PUSHTIMI I MAJES SË BOTËS

Alpinistët kosovarë arrijnë në Nepal

28 Mars, 2017 @13:19

Dy alpinistët kosovarë që u nisën mbrëmë për në Nepal, kanë...

GJIRO OPEN 2017

Celina fitues i Gjiro Open 2017

Fituesit e garës Gjiro Open 2017/ FOTO: Alket Islami/ Facebook

28 Mars, 2017 @11:53

Paragllajdisti kosovar, Ardall Celina, është fitues i garës Gjiro...

2018 SPORTS EVENTS

Kalendari 2018 në Sportin ndërkombëtar

Foto: pexels.com

1 Janar, 2018 @10:00

Kupa e Botës në futboll dhe Lojërat Olimpike Dimërore pritet të...

MASTERS ST PETERSBURG

Distria përfundon e pesta

16 Dhjetor, 2017 @16:32

Xhudistja pejane, Distria Krasniqi, ka përfunduar garën në...

FITUESI I TOUR DE FRANCE 2017

Froome del pozitiv në doping-test

13 Dhjetor, 2017 @9:44

Fituesi i Tour de France, Chris Froome, ka dalë pozitiv në testet e...

PING PONG TOP 12

Fatih Karabaxhaku 14 vjeç i pari në Kosovë

Fatih Karabaxhaku, 14 vjeç, më i miri në turneun TOP 12 të Kosovës/ Foto: facebook

10 Dhjetor, 2017 @18:12

Pingpongisti i ri nga Prizreni, që luan për klubin Lidhja e...

JUDO MASTERS

Kosova merr pjesë në Rusi

10 Dhjetor, 2017 @12:06

Kosova megjithatë do të merr pjesë në Xhudo Masters në Rusi. ...

Të gjitha lajmet nga Të tjera