Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

Mbijetesa, titulli dhe El Clasico

Graph. Olsen Kraja

Mbijetesa, titulli dhe El Clasico

Shkruan: LUAN MORINA

4 Maj, 2018 @19:01

Stoke City – Crystal Palace (e shtunë, ora 1e30)

Për mysafirët edhe barazimi mund të ishte i favorshëm, ndonëse me tri ekipe që kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar, Crystal Palace nuk mund të fle aq rehat këtë të shtune. Mysafirët janë kthjellur me Roy Hodgson i cili ka bërë atë që do të bënte çdo trajner i mirë me Crystal Palace, diçka që nuk ishte e nuk mund të jetë Frank De Boer kurrë.

Xherdan Shaqiri, Stoke City

Tri barazime në xhirot e fundit në krahasim me disa nga ekipet tjera të rrezikuara janë sukses për Stoke Cityn. Megjithatë, ekipi i Xherdan Shaqirit ka zhvilluar një ndeshje më tepër, dhe as fitorja s’do të jepte aq shpresë për vikendin e fundit në Premier League.

Borussia Dortmund – Mainz (e shtunë, ora 3e30)

Fitorja, të dyjave ju mundëson përfundim më të lehtë të sezonit. Për Borussian është në kandar Liga e Kampionëve, dhe kanë nevojë ndoshta edhe më shumë se Mainzi për fitore. Mysafirëve mund t’u duket normale edhe një barazim i vetëm pasi javën e fundit presin Werderin që nuk kanë për çfarë të luftojnë më. E Dortmund duhet të udhëtoj tek Hoffenheim, një tjetër ekip që lufton për të njëjtën gjë sikur ‘milionerët’.

Dortmund vs Mainz

E shtuna e parafundit në Bundesligë mund të jetë edhe më e çmendur në fund. Hamburger SV duhet të fitoj me Eintrachtin në Frankfurt, që të kaloj para Wolfsburgut nëse Leipzig që është në luftë për Ligën e Kampionëve, fiton ndaj tyre. Java e fundit në Wolfsburg sjell Kolnin e rënë nga liga, në Hamburg sjell Borussian e Monchengladbachut në luftë për Europa League. Ndoshta është koha për të rivënë në zero orën e famshme në Hamburg. Për një ish-kampion të Evropës dhe kampion i gjashtëfishtë i Bundesligës, një orë e tillë është e turpshme.

Championship Finalja (e diel, ora 1e30)

Pas 45 xhirove, në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Sunderland nga ardhja prej Premier League ka rënë në kategorinë e tretë, e Reading nga penalltitë që e kishin mënjanuar nga kualifikimi në Premier League sezonin e kaluar, rrezikon të bie në League One. Për një periudhë kaq të gjatë shumëçka ndryshon, dhe shumëçka duhej të ishte vendosur. Por, janë katër ndeshje direkte që përcaktojnë fatin e sezonit të ardhshëm për të dy ekipet që ndeshen.

Gary Monk, Birmingham

Birmingham, të cilët filluan sezonin me Harry Redknapp e po e mbarojnë me Gary Monk, janë vetëm dy pikë larg zonës së League One. Ata kanë përballë Fulhamin të cilët synojnë kualifikimin direkt në Premier League pas dështimit para dy viteve në finalen e playoffs të Championship. Fulham është vetëm një pikë larg Cardiff, të cilët ndeshen me Readingun që rrezikon të bie në League One, pasi ka po aq pikë sa edhe Birmingham.

Bolton Wanderers

Nën Reading e Birmingham, në pozitën e 21-të, jashtë zonës, por me dy pikë më pak se të dyja, është Barnsley. Ata janë mysafirë të Derby Countyt, të cilët renditen të gjashtit me 72 pikë, pozitë kjo që dërgon në playoffs. Të shtatit janë Preston me dy pikë më pak. Ata ndeshen me Burtonin që ka po aq pikë sa Barnsley, por gjenden në zonë për shkak të gol-dallimit. Burtonin e shpëton fitorja dhe barazimi e humbja e Barnsley. Nën Burtonin gjendet Bolton që ka 40 pikë. Fitorja është kusht për mbijetesë eventuale, dhe mund të vie në përballjen me dy herë kampionët e Evropës të cilët janë të qetë në mes të renditjes.

Chelsea – Liverpool (e diel, ora 5e30)

Mania e Ligës së Kampionëve ka lënë Liverpoolin me vetëm dy pikë ndaj dy ekipeve të fundit në renditjen. Mund të fajësojmë maninë e Evropës, por Liverpooli e ka zakon të humbas pikë me ekipe të dobëta. Aty edhe humbin titullin. Chelsea e Tottenham kanë një lojë më shumë për të zhvilluar, dhe fitorja e Chelseat mund të trembte paksa djemtë e Kloppit, duke vënë në dyshim kualifikimin për Ligën e Kampionëve. Ose mund të nxiste më shumë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Chelsea vs Liverpool

Për kampionët e para-fundit, fitorja në këtë ndeshje është kusht për të mbajtur shpresën gjallë për Ligën e Kampionëve.

Barcelona – Real Madrid (e diel, ora 15n9)

Reali vetëm mund të prish festën e Barcelonës. Barcelona vetëm mund të festoj me fitoren ndaj rivalit të drejtpërdrejt. Motivimi nuk nevojitet për ‘el clasico’.

 

LAMTUMIRA E TOURES

Ndeshja e fundit, të mërkurën

Foto: mcfc.co.uk

4 Maj, 2018 @15:33

Pas 7 viteve shërbim dhe tre herë shpalljes kampion, Yaya Toure,...

GLASGOW RANGERS

Zyrtarizohet Gerrard

Foto: rangers.co.uk

4 Maj, 2018 @14:31

Steven Gerrad është emëruar trajner i ri i Glasgow Rangersit, pasi...

STEVEN GERRARD

Sot pritet emërimi

3 Maj, 2018 @23:14

Futbollisti legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, që tashmë po...

SALZBURG - MARSEILLE

Finalisti vendoset pas vazhdimeve

Foto: OM/twitter

3 Maj, 2018 @22:36

120 minuta i janë dashur Olympique Marseilleit për të siguruar...

1/2: ATLETICO - ARSENAL

Atletico mohon ‘fundin e bukur’ të Wengerit

Foto: Sky Sports

3 Maj, 2018 @22:07

Pas barazimit 1-1 në Londër, Atletico i Madridit ka shënuar fitore...

VLLAZNIA - VËLLAZNIMI

Fitore që shton gjasat për shpëtim

3 Maj, 2018 @17:02

Vëllaznimi ka ende gjasa për t’i ikur ndeshjes së barazhit. Kjo...

BESA - FLAMURTARI

Flamurtari fundos Besën

3 Maj, 2018 @16:54

Fitore e madhe e Flamurtarit si mysafir në Pejë, që pritet të...

ROMA-LIVERPOOL

Pas 11 vitesh në finale

Foto: ChampionsLeague/fb

2 Maj, 2018 @21:31

Liverpool ka eliminuar përfundimisht Romën në gjysmëfinale të...

DREJT UEFAs

Drita dhe Prishtina “sigurojnë” garat europiane!

BOROZANI/Arkiv

2 Maj, 2018 @21:04

Tri xhiro pa përfunduar stinori në Superligë dhe pa përfunduar...

GJILANI - DRITA

Pa fitues në derbin e ashpër

FOTO / Arkiv

2 Maj, 2018 @17:24

Derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, përkundër...

FERONIKELI - PRISHTINA

Prishtina ndalet në Drenas

FOTO/ Arkiv

2 Maj, 2018 @17:18

Pas 4 fitoreve radhazi të shënuara, Prishtina është ndalur në...

LIRIA - TREPÇA

89shi triumfon në Prizren

BOROZANI

2 Maj, 2018 @17:04

Trepça’89 ka dalë fituese në përballje me Lirinë në Përparim...

LLAPI - DRENICA

Llapi del i treti

2 Maj, 2018 @17:11

Fitore minimale, por e rëndësishme për tu ngritur në klasifikim....

LAMTUMIRA E TOURES

Ndeshja e fundit, të mërkurën

Foto: mcfc.co.uk

4 Maj, 2018 @15:33

Pas 7 viteve shërbim dhe tre herë shpalljes kampion, Yaya Toure,...

GLASGOW RANGERS

Zyrtarizohet Gerrard

Foto: rangers.co.uk

4 Maj, 2018 @14:31

Steven Gerrad është emëruar trajner i ri i Glasgow Rangersit, pasi...

STEVEN GERRARD

Sot pritet emërimi

3 Maj, 2018 @23:14

Futbollisti legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, që tashmë po...

MOHAMED SALAH

I pari edhe te autorët

Foto: premierleague.com

1 Maj, 2018 @15:02

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah, është emëruar lojtari i...

EMRE CAN

Për të rinuar mesfushën e kampionit

Foto: premierleague.com

30 Prill, 2018 @15:39

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Emre Can, pritet të jetë lojtar i...

Të gjitha lajmet nga Premier League