Të gjitha lajmet

CHELSEA - BARCELONA

Messi thyen ‘mallkimin’, Barcelona në avantazh

Foto: BBC

Messi thyen ‘mallkimin’, Barcelona në avantazh

20 Shkurt, 2018 @22:38

Chelsea
Barcelona
Chelsea 1 : 1 Barcelona
Willian 62' L.Messi 75'

Stamford Bridge

1-1 është mbyllur ndeshja kryesore e natës së sotme në Champions League, rezultat i cili i konvenon skuadrës së Barcelonës, e cila ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi.

Siç pritej, ndeshja kaloi me Barcelonën poseduese kryesore të topit, e me Chelsean në anën tjetër që tentonte të rrezikonte përmes kundërsulmeve, stil loje që Chelsea sonte e përdori mjaft mirë, me përjashtim të golit të pranuar, gol i cili ia zvogëlon gjasat për një kalim në fazën tjetër.

SKEMA DREJT FINALES

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me vëmendjen te braziliani Willian, i cili dy herë e goditi shtyllën me 2 goditje shumë të fuqishme, ndërkaq goli i tij dhe i epërsisë së Chelseat erdhi nga goditja e tij e tretë në portë. “E treta e vërteta” e Willianit erdhi në minutën e 62’ të ndeshjes, gol i cili në fund doli të ishte i vetmi i vendasve për sonte.

Gjithsesi, kur u mendua se Barcelona ishte e pafuqishme të reagonte, një gabim individual në mbrojtjen londineze e ‘prishi’ komplet paraqitjen fenomenale kolektive të skuadrës dhe shifrat u barazuan. Një pasim shumë i mirë nga Iniesta pas gabimit të mbrojtjes vendase u shfrytëzua maksimalisht nga Leo Messi, i cili e shënoi golin e parë në karrierë ndaj Chelseat pas 9 ndeshjeve ndaj kësaj skuadreje dhe i dha skuadrës së tij golin në terrenin mysafir.

Në vazhdim të ndeshjes gola nuk pati dhe skuadrat e mbyllën takimin me shifrat 1-1, duke bërë kështu që ndeshja e 14 marsit të nis me Barcelonën në avantazh.

BAYERN - BESIKTAS

Bayern vs. Besiktas, 11-shet startuese

20 Shkurt, 2018 @19:51

Me fillim nga ora 20:45, Bayerni e pret Besiktasin, skuadër që...

CHELSEA - BARCELONA

Chelsea vs. Barcelona, formacionet zyrtare

20 Shkurt, 2018 @19:44

Janë publikuar formacionet startuese të Chelseat dhe Barcelonës. ...

SHQIP NË BOTË

Labinot Kabashi inkuadrohet në fitoren e Barcelonës

20 Shkurt, 2018 @19:37

Në fitoren me rezultat 0-1 sot ndaj PSG-së në kuadër të UEFA...

KOMBËTARJA U19

Kombëtarja U19 mposht Greqinë, Panucci përcjell ndeshjen

20 Shkurt, 2018 @19:27

Me rezultat 2-0 ka përfunduar ndeshja e luajtur sot mes Shqipërisë...

INICIME NGA KG

Maliqi dhe Lushtaku, në disiplinore

20 Shkurt, 2018 @14:47

Pas shqyrtimit të materialeve nga përballjet e xhiros së parë të...

PARA NDESHJES CHELSEA - BARCELONA

Chelsea vs. Barcelona, ‘sinjal’ për fituesin e Championsit?

20 Shkurt, 2018 @14:20

Një nga duelet më interesante në fazën e së tetave në Champions...

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

PARA PAK ÇASTESH

Bayern zyrtarizon Kovacin trajner

13 Prill, 2018 @12:24

Skuadra e Bayern Munchenit, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të...

SEMIFINAL DRAW

Shorti i gj’finales së Ligës së Kampionëve

Foto: asroma/twitter

13 Prill, 2018 @11:43

Janë kuptuar çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të sivjetëm...

PREJ STINORIT TË ARDHSHËM

Niko Kovac trajner i ri i Bayernit

13 Prill, 2018 @10:56

Mediat gjermane mbrëmë kanë zbuluar emrin e trajnerit të ri të...

GJYSMËFINALISTËT

Pas 8 vitesh, 4 skuadra nga 4 shtete

12 Prill, 2018 @11:43

Për herë të parë pas 8 vitesh, në gjysmëfinale të Ligës së...

Të gjitha lajmet nga Champions League