Të gjitha lajmet

KRONIKË AMERIKANE

MLB 2017 Parashikim

MLB 2017 Parashikim

Shkruan: Luan MORINA

10 Prill, 2017 @16:29

Mrekullitë ndodhin rrallë. Që të përsëriten dy vite radhazi është e pamundur. Për këtë arsye mbrojtja e titullit nga Chicago Cubs është mision i pamundur. Sepse është bejsbolli dhe në bejsboll askush s’mund të mbroj titullin pos nëse kanë ndonjë lidhje sekrete me djallin sikur New York Yankees!

NUMRI I NDESHJEVE

Mbi dhjetë ndeshje në ditë, që të gjithë rreth tri orë të gjata; 30 ekipe në ligë, secila luan nga 162 ndeshje nga fillimi i prillit deri në fund të shtatorit me një total prej më shumë se dy mijë ndeshje. Sezon i gjatë, dhe gjithçka vendoset vetëm në fund të tetorit. Ekipet mund të kenë seria të suksesshme dhe për një muaj nga autsajder të shndërrohen në konkurrent për titull. Ekipe që kultivojnë lojtarët nëpër ferma ku mund të jenë dhjetëra lojtarë të talentuar me një pagë minimale, mund të ndryshojnë qasjen në moment. Për këto, dhe shumë arsye tjera bejsbolli është lojë e këndshme për tu përcjell. Por, ju duhet një ekip! Nëse vendosni të merrni një ekip, atëherë merrni cilindo pos Yankees.

p

Ky sezon do të duhej të jetë goxha shumë si i kaluari, përkundër ndryshimeve minimale në përshpejtimin e ecjes së qëllimtë – tashti nuk ke nevojë katër hedhje, por vetëm shënjon tek lojtari që të kaloj në bazën e parë. Koha për të vendosur nëse sfidojnë vendimin e gjyqtarit trajnerët është më e shkurtër. Sidoqoftë, këto janë ndryshime minimale.

FAVORITËT

Cubs mbeten favorit, por nuk do të mund të fitojnë. Favoritët fillestar janë Astros dhe Indians. Por, këta të fundit s’do ta kenë të lehtë. Personalisht pres, edhe këtë sezon, një finale ndërmjet Giants e Red Sox. Do të ishte një klasike e bukur, e edhe ashtu të dyja kanë kohën për tu kthyer në World Series.

p

Por, të parashikosh finalen në MLB është mision më i zorshëm se të gjesh ‘bracket’-in në basketboll kolegji. Ka shumë ekipe që mund të befasojnë dhe befasia më e madhe është një sezon i shëndosh për lojtarët kyç. Është vështirë të luash 6 muaj të plotë, së paku 6 ditë në javë dhe të mos pësosh ndonjë lëndim. Edhe më vështirë është të hedhësh 200 topa në javë që të gjithë me së paku 120 kilometër në orë. Për këtë arsye lëndimet më të shpeshta ndodhin tek hedhësit të cilët janë në rotacion nga pesë veta. Një Clayton Kershaw i shëndosh dhe në formë në tetor do të thoshte titull për Dodgers. Njëjta do të vlente edhe për komplet rotacionin e Mets dhe të Nationals.

Këta dy të fundit janë ekipet më intriguese në Ligën Kombëtare, gjithnjë në luftë për kreun, gjithnjë bien një hap para finales së madhe. Ndoshta këtë sezon do t’ia dalin. Nëse asgjë, lojëra të shkëlqyeshme, në mos të përkryera të Harvey, Syndergaard, e edhe Scherzer do të duhej të na kënaqnin ndërkohë. Pse jo edhe King Felix kohëpaskohe!

p

CHINA GP

Hamilton triumfon në China GP

9 Prill, 2017 @9:09

Tre herë kampioni botëror i Formula 1, Lewis Hamilton, ka shënuar...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

ANALIZË

Sezoni i borës

7 Prill, 2017 @19:45

Me lojërat olimpike dimërore në Pyeongchang, ky sezon i sporteve...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

ANALIZË

Sezoni i borës

7 Prill, 2017 @19:45

Me lojërat olimpike dimërore në Pyeongchang, ky sezon i sporteve...

MEDALJA E RADHËS

E arta e radhës, triumfon edhe Nora Gjakova!

7 Prill, 2017 @17:22

Pas Distria Krasniqit, me medalje të artë Grand Prix-in e Antalyas...

MEDALJA E RADHËS

Distria Krasniqi, e artë në Antalya!

7 Prill, 2017 @17:05

Pas suksesit në Paris, Distria Krasniqi ka shkëlqyer edhe në...

AUTO SPORTS

Federata ndërkombëtare mban mbledhje në Prishtinë

Foto: FASK

3 Prill, 2017 @10:11

Vetëm një vit pas pranimit në FIA, Federata e Auto Sportit e...

Të gjitha lajmet nga Të tjera