Të gjitha lajmet

OPINION

Ndalesa e parë

Ndalesa e parë

Shkruan: LUAN MORINA

9 Tetor, 2017 @23:29

Ndalesa e parë

Të ndërtosh një përfaqësuese shtetërore kërkon kohë! Disa vendeve ju nevojiten 10 vite e disa vendeve tjera edhe mbi 100 vite për të arritur në garën e parë ndërkombëtare.

Pak më shumë se një vit ka kaluar nga koha kur pasditen e ndeshjes priteshin konfirmimet nëse lojtarë të caktuar do të mund të ishin pjesë e përfaqësueses sonë shtetërore. Pa stadium, pa kushte, pa përvojë, pa asgjë. Ishte një udhëtim që niste larg vendit dhe plot entuziazëm përkundër shumë vrimave taktike në formacion që megjithatë na sollën pikën e parë dhe të vetmen në këtë cikël kualifikues.

ujkani

Për dikë, tabela mund të duket poshtërim, por të qëndrojmë me një gol-dallim më të mirë se përfaqësueset e Kazakistanit e Molldavisë ndër të tjera, vetëm një vit pas krijimit nuk është pak. Edhe loja e përfaqësueses nga ndeshja e parë në Finlandë deri tek loja në ndeshjen e fundit në Islandë ka shënuar zhvillim të pëlqyeshëm.

Me kalimin e ndeshjeve jemi përqendruar në mbrojtje, që tregon edhe fakti që sonte kishim Pnishin para mbrojtjes me Valonin e Halimin në mesfushë. Në fillim luanim me një treshe mbrapa qendërsulmuesit që lejonte pranimin e më shumë golave por edhe krijonim më shumë shanse. Tashti kemi stabilizuar mbrojtjen deri në një masë, por po vuajmë të gjejmë gjuajtje drejt portës, kryesisht për mungesën e vijës së lartë të mesfushës qendrore.

sig

Mendoj që jemi pak më të vrazhdët se që duhet në Muriqin e Nuhiun si qendërsulmues, e edhe Rashicën si krah. Që të gjithë këta janë të mësuar të kujdesen për sulmin duke lënë mbrojtjen të bartë përgjegjësitë e tyre. Kjo po vërehet tek lojërat e tyre ekipore ku po janë më efektiv sesa me përfaqësuesen tonë.

Akoma vazhdojmë të pranojmë gola të lehtë, e kartoni i verdhë i Ujkanit na jep një arsye më shumë të zhvendosim shiritin e kapitenit tek Valoni për shkak të liderllëkut në fushë. Ujkani ka pësuar ngritje konstante bashkë me mbrojtjen prej ndeshjeve të para. I tëri ekipi është më i pjekur dhe tashti me përvojë prej një cikli të plotë kualifikues.

cel

Cikli i ri nuk është një fillim nga e para. Është një rifillim i këtij rrugëtimi që ka nisur më hovshëm se që ishte pritur. E për këtë janë meritorë secili lojtar që është mbledhur me përfaqësuesen, gjithësecili që ka zhvilluar edhe një minutë të vetme lojë, nga shtabi teknik, federata, e në masë të konsiderueshme tek ata tifozë që nuk kanë kursyer paratë e kohën për të ndjekur përfaqësuesen qoftë në Shkodër, qoftë si mysafirë edhe deri në Islandë.

Nuk është lehtë të furnizosh trurin e dy përfaqësuesve tjera dhe përfaqësueses tonë. Megjithatë, zgjedhja është e secilit dhe zgjedhja e këtyre djemve është ajo që na bën krenar që sot kemi arritur të përfundojmë ciklin debutues të kualifikimeve. Që kemi realizuar një ëndërr të vjetër çerek shekulli.

bunj

Të përfaqësosh një shtet të cilin e mohojnë edhe vet disa të cilët kanë luftuar për të, të konsiderohesh inferior edhe nga vet ata për të cilët luan, nuk është lehtë. Por, me kalimin e kohës edhe këto mangësi do të reduktohen. Kosova do të ecën e zhvillohet. Edhe do të mund të jetë pjesë e garave ndërkombëtare. Por s’do të presim 100 vite e më shumë pas debutimit. Do ta bëjmë më herët. Besoj.

E tashti është koha për trajnerin e ri. Thuhet se dëshirojnë të huaj, përmendet edhe Besnik Hasi. Unë do të merrja Hasin e Canën në shtab teknik. I pari ka një përgatitje strategjike të mirë, derisa ky i fundit ka prirje për përgatitje psikike që është shumë e nevojshme për përfaqësuesen tonë. Që të dy janë shtyllat e suksesit të përfaqësueses së Shqipërisë. Revolucionarë.

hasi

Akoma mbetem me mendimin që Fatih Terim do të ishte një zgjidhje perfekte. Por, pak e mundshme. Kualifikimi në Euro 2020 me anë të Ligës së Kombeve është ide pak e tepruar ndoshta, por së paku do të jetë një përvojë e veçantë të luajmë me përfaqësuese të nivelit tonë.

Kualifikimet për Evropian do të jenë shumë më zor. Së paku edhe dy cikle kualifikimesh duhet të shpresojmë për pozitën e tretë në grupe.

S’prish punë. Kemi talentin, kemi vullnetin, vetëm nevojitet puna dhe së paku një stadium i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Marre është të mos kemi një të tillë, djalli ta hajë!

MAQEDONIA-LIHTENSHTAJNI

Tre gola me emra shqip te Maqedonia

9 Tetor, 2017 @23:19

Maqedonia, që ka qenë rivale e Shqipërisë në kualifikime për...

DEKLARATA PAS NDESHJES: ALBERT BUNJAKI

Bunjaki: Krenar me këta djem

9 Tetor, 2017 @23:06

Përzgjedhësi në largim i përfaqësueses së Kosovës, Albert...

SHQIPËRIA-ITALIA

Candreva vendos, Shqipëria përfundon e treta

9 Tetor, 2017 @22:49

Kombëtarja shqiptare në futboll ka regjistruar humbjen e dytë me...

ISLANDA-KOSOVA

Islanda shkruan historinë me fitore ndaj Kosovës

9 Tetor, 2017 @22:39

Përfaqësuesja e Islandës për herë të parë në histori të...

SHQIPËRI - ITALIA

Shqipëri vs. Itali, formacionet startuese

9 Tetor, 2017 @19:51

Pak para ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të...

E PABESUESHME

Nën 1 milionë, të parët në botë

9 Tetor, 2017 @19:49

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të UEFA-së, përcjell...

FORMACIONET STARTUESE

11-shet: Islanda-Kosova

9 Tetor, 2017 @19:41

Janë përcaktuar startuesit për ndeshjen e fundit kualifikuese të...

REFERËT KRYESOR

Gjyqtarët e dueleve të xhiros IX

BOROZANI/ D.S

9 Tetor, 2017 @19:04

Federata e Futbollit të Kosovës ka përcaktuar referët e ndeshjeve...

KOSOVA NË ELITE ROUND

Kosova U19 me sukses historik

9 Tetor, 2017 @15:22

Futbollistët e Kosovës U19 kanë arritur sukses historik, duke...

PARA DUELIT

U19: Kosova - Lituania, 11-shet e para

9 Tetor, 2017 @13:02

Janë publikuar 11-shet e para të ndeshjes vendimtare për...

EUROZONA: PLAYOFF PËR RUSIA 2018

Caktohen çiftet e Play-Offit për “Rusia 2018”

17 Tetor, 2017 @14:06

Janë përcaktuar çiftet e barazhit për “Rusia 2018” nga zona e...

EUROZONA: WORLD CUP PLAYOFF

Nesër shorti i barazhit për “Rusia 2018”

Suedia llogaritet si ekipi më "problematik" i vazos jobartëse

16 Tetor, 2017 @11:58

UEFA ka përcaktuar ekipet që do të futen në vazon e bartësve dhe...

HIGHLANDERS

Strachan lë Skocinë

12 Tetor, 2017 @18:36

Përzgjedhësi Gordon Strachan është ndarë me marrëveshje, me...

ZONA e AZISË

Veterani Cahill, shuan ëndrrën siriane

11 Tetor, 2017 @10:40

Mesfushori legjendar i Australisë, Tim Cahill, përkundër moshës...

ZONA e AMERIKËS VERIORE DHE TË MESME

Pas 32 vitesh, SHBA nuk do të jetë në Botëror

11 Tetor, 2017 @9:30

Përfaqësuesja e SHBA-ve është mposhtur në ndeshjen vendimtare...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018