Të gjitha lajmet

CITY - MONACO

Ndeshja e sezonit, përmbysje e madhe e Cityt!

Ndeshja e sezonit, përmbysje e madhe e Cityt!

21 Shkurt, 2017 @22:37

Manchester City
Monaco
Manchester City 5 : 3 Monaco
R.Sterling 26', S.Aguero 58' 71', J.Stones 77', L.Sane 82' R.Falcao 32' 61', K.Mbappe 40'

Etihad Stadium

Ashtu siç edhe pritej, një ndeshje fenomenale u zhvillua sonte në ‘Etihad Stadium’. Ishim dëshmitarë të një prej ndeshjeve më të bukura të viteve të fundit në futboll!

Dy nga skuadrat me sulmet më të shpejta në botë, Manchester City dhe Monaco, zhvilluan një takim tepër interesant dhe emocionues, me sulme nga të dyja anët, për të dhuruar një super natë me futboll për të gjithë shikuesit.

20 minutat e pjesës së parë dhuruan futboll të shpejt nga të dyja anët, ndërsa rasti i parë për shënim ishte për Sergio Agueron në minutën e 24’ të takimit. Argjentinasi nuk arriti ta prekte topin nga një distancë shumë e vogël dhe City nuk e gjeti golin nga ky rast. Pak minuta më vonë, pas një super solo-akcioni të gjermanit Sane, më së miri në zonë u gjend Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0, në një akcion shumë të kontestueshëm për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, barazimi i Monacos erdhi shumë shpejt, me kolumbianin Falcao që shënoi me kokë, rast i cili u mundësua nga degazhimi katastrofal i portierit Caballero. Pas pak minutash, një tjetër rast i kontestueshëm ndodhi. Sergio Aguero u rrëzua në zonë nga portieri mysafir, mirëpo gjyqtari kryesor hezitoi të jepte penallti për Cityn. Përkundrazi, ishte Aguero ai që u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të simulimit, edhe pse në përsëritje shihej që një kontakt sado i vogël kishte ekzistuar.

Kjo nuk ishte e tëra për pjesën e parë. Pas një super asistimi nga Sidibe, një vrapim pas mbrojtjes i super-talentit 18-vjeçar Kylian Mbappe, bëri që City të ndodhet në disavantazh pas 45 minutave. Mbappe nuk gaboi para Caballeros dhe i dhuroi francezëve epërsinë 1-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

E pjesa e dytë ishte edhe më e bukur se e para. Gjithçka filloi me një penallti të shpërdoruar nga Falcao me të filluar pjesa e dytë, penallti e cila u rikthye ‘boomerang’ në anën tjetër, me Sergio Agueron që shënoi për 2-2 falë një gabimi katastrofal të portierit Subasic. Mirëpo, Monaco përsëri e gjeti golin. Në skenë ishte përsëri Radamel Falcao, i cili shënoi një supergol për 2-3.

Kur menduam se Monaco do të kthehej në Francë me epërsi dhe City ishte pranë eliminimit, anglezët u rikthyen në lojë fuqishëm! Të ndihmuar edhe nga një mbrojtje tmerrësisht e dobët e Monacos, ‘qytetarët’ e gjetën edhe 3 herë golin. 2 gola u realizuan pas goditjeve nga këndi, kurse një tjetër nga Leroy Sane, për ta mbyllur kështu ndeshjen me fitore 5-3 dhe për të shkuar me epërsi 2 golëshe në ndeshjen e kthimit në Francë.

Me bindje mund të themi që kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura që kemi parë në futbollin europian viteve të fundit dhe shpresojmë që ndeshje të tilla të shohim sa më shpesh!


All Goals & highlights HD - Manchester City 5-3… by footballderby

CITY - MONACO

Formacionet zyrtare: Manchester City vs. Monaco

21 Shkurt, 2017 @20:05

Pas ndeshjes Leverkusen vs. Atletico, janë publikuar formacionet...

LEVERKUSEN - ATLETICO

Formacionet zyrtare: Leverkusen vs. Atletico

21 Shkurt, 2017 @20:00

Janë publikuar formacionet startuese për duelin mes Leverkusenit e...

KUPA E KOSOVËS

Trepça, çerekfinalistja e fundit

21 Shkurt, 2017 @19:56

Ndeshja e cila nuk u zhvillua në fundjavë për shkak të motit të...

PËRGATITORE

Sonte miqësorja Juniku-Peja

21 Shkurt, 2017 @14:57

Para fillimit të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në...

HAPET RASTI

Portieri Shaw në disciplinoren e lojërave të fatit

Wayne Shaw duke ngrënë gjatë ndeshjes

21 Shkurt, 2017 @14:39

Portieri rezerv i Sutton United (ekip i National League, liga e...

PARA NDESHJES: CITY v MONACO

City pret Monacon në formë

Stadiumi: Etihad.

21 Shkurt, 2017 @12:49

Dueli më interesant i natës në Ligë të Kampionëve pritet të...

PARA NDESHJES: BAYER - ATLETICO

A do të kenë gjermanët fuqi?

Bay Arena, pritet të mbushet sonte

21 Shkurt, 2017 @12:37

Dueli i sotëm i Ligës së Kampionëve vë përballë Bayer...

ARANZHOHET MIQËSORJA

Shqipëria miqësore me Bosnjen në mars

Reprezentuesit e Bosnjës në stërivtje/ REUTERS/Arkiv

21 Shkurt, 2017 @12:25

Kombëtarja shqiptare ka aranzhuar miqësoren e radhës për muajin...

CRISTIANO RONALDO NË KRYE

TOP shënuesit në garat e UEFA-së

18 Prill, 2017 @22:59

Pas ndeshjes së sontme, ku Cristiano Ronaldo arriti të shënojë...

PLAYER RATINGS: REAL-BAYERN

Ronaldo hat-trick, por tjetërkush është lojtar i ndeshjes

18 Prill, 2017 @22:47

Përkundër hat-trickut të Cristiano Ronaldos sonte në përballje...

PAS NDESHJES

Dy golat e Ronaldos, kontestuese

18 Prill, 2017 @22:27

Gjyqtari hungarez i ndeshjes Real Madrid - Bayern, Viktor Kassai,...

CRISTIANO RONALDO

I pari që arrin 100-shin

18 Prill, 2017 @22:24

Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur...

REAL-BAYERN

CR7 me hat-trick rrënon Bayernin

18 Prill, 2017 @22:12

Real Madrid ka kaluar edhe një pengesë të rëndësishme në luftë...

Të gjitha lajmet nga Champions League