Të gjitha lajmet

AUTOSPORT

Në Prizren nis seria e spektakleve në automobilizëm

Foto: FASK

Në Prizren nis seria e spektakleve në automobilizëm

Teksti: FASK

22 Prill, 2017 @16:57

Kampionati i automobilizmit në Kosovë fillon këtë të diel me garën në diciplinën e sllallomit, e cila zhvillohet në Prizren.
Gara e kësaj fundjave, përveç që e shënon fillimin e kampionatit është interesante edhe për faktin se është hera e parë që zhvillohet në këtë diciplinë.

Gara do të mbahet në tri grupe. Në grupin e parë përfshihen veturat serike dhe ndahen në tri klasa (klasa e parë deri 1200 cc, e dyta nga1200-1600 cc dhe klasa e tretë për veturat me motor mbi 1600 cc). Në grupin e dytë garojnë veturat sprint dhe po ashtu ndahen në tri klasa, njëjtë sikur ato të grupit të parë, ndërsa grupi i tretë përbëhet nga veturat sportive, derisa ndarja në klasa është e njëjtë me dy grupet tjera.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo garë, por edhe kampionati në përgjithësi të ketë rrjedhë sa më të mirë.

“Besoj se jemi gati për një kampionat të mirë, por edhe mjaft intensiv”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, i cili më pas ka shtuar: “Krahas kampionatit vendor sivjet na presin edhe shumë aktivitete në rrafshin ndërkombëtar, qoftë me pjesëmarrjen e automobilistëve tanë në gara, ashtu edhe me organizimin dhe pjesëmarrjen në seminare të ndryshme”.

Paraqitja e garuesve bëhet nga ora 7:30-8:30, ndërsa pas procedurave të rregullta, gara zyrtartisht do të fillojë në orën 13:00.

Interesimi për garë është mjaft i madh, ndërsa përveç FASK-ut në organizimin e saj do të asistojnë edhe institucionet tjera relevante.

YOUNG REFEREE

Gjyqtaret e reja kosovare, debutuan në arenën ndërkombëtare

20 Prill, 2017 @18:07

Gjatë fundjavës së kaluar në Pragë të Çekisë u organizua...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

Nora Gjakova e bronztë

20 Prill, 2017 @17:28

Xhudistja tjetër e KXH Ipponit nga Peja, Nora Gjakova, para pak...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

E pandalshme, e arta e tretë radhazi në europian

20 Prill, 2017 @17:16

Majlinda Kelmendi pak më parë ka triumfuar në finalen e...

MEMORANDUMI

FHK 210 mijë euro nga Ministria

18 Prill, 2017 @14:02

Ministria përkatëse e Kosovës në memorandumin e nënshkruar me...

KUPA E KOSOVËS

Final Four i hendbollit në Prishtinë

BOROZANI/D.S./Arkiv

18 Prill, 2017 @13:59

Katër skuadra kanë siguruar Final Fourin e Kupës së Kosovës në...

BAHRAIN GP

Vettel triumfon në Bahrein

16 Prill, 2017 @18:07

Fillimi i furrishëm i stinorit për Ferrarin ka vazhduar edhe sot...

POLE POSITION @ BAHRAIN GP

Bottas befason Hamiltonin e Vettelin

15 Prill, 2017 @17:22

Ngasësi finlandez i Mercedesit, Valteri Bottas, ka befasuar sot në...

KRONIKË AMERIKANE

MLB 2017 Parashikim

10 Prill, 2017 @16:29

Mrekullitë ndodhin rrallë. Që të përsëriten dy vite radhazi...

CHINA GP

Hamilton triumfon në China GP

9 Prill, 2017 @9:09

Tre herë kampioni botëror i Formula 1, Lewis Hamilton, ka shënuar...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

Nora Gjakova e bronztë

20 Prill, 2017 @17:28

Xhudistja tjetër e KXH Ipponit nga Peja, Nora Gjakova, para pak...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

E pandalshme, e arta e tretë radhazi në europian

20 Prill, 2017 @17:16

Majlinda Kelmendi pak më parë ka triumfuar në finalen e...

KRONIKË AMERIKANE

MLB 2017 Parashikim

10 Prill, 2017 @16:29

Mrekullitë ndodhin rrallë. Që të përsëriten dy vite radhazi...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

ANALIZË

Sezoni i borës

7 Prill, 2017 @19:45

Me lojërat olimpike dimërore në Pyeongchang, ky sezon i sporteve...

Të gjitha lajmet nga Të tjera