Të gjitha lajmet

FFK NJOFTON

Nesër kuptohen të licensuarit

Nesër kuptohen të licensuarit

10 Maj, 2018 @11:52

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se nesër në ora 11:00 në zyret e FFK-së do të mbahet konferenca për shtyp, ku do të bëhet publikimi i Vendimeve për procesin e licensimit të kubeve për garat e UEFA-së.

EKIPET DIHEN

Aktualisht, Drita dhe Prishtina, janë të sigurta si pjesëmarrëse në garat evropiane 2018/19 nga Superliga, pasi që Vëllaznimi ka bërë të ditur se edhe po të fitojë Kupën e Kosovës, nuk ka kompletuar materialin për licensim.

Mirëpo gjithçka nga pjesëmarrja varet nëse Drita e Prishtina do të marrin licensën.

Gjithsesi, nesër 11 maj 2018, në zyret e FFK-së do të sqarohet gjithçka sa i përket ekipeve të licensuara nga Superliga për garat evropiane.

Nëse Drita e Prishtina licensohen, atëherë mbetet të përcaktohet cili ekip shpallet kampion për të marrë pjesë në kualifikime të Ligës së Kampionëve, e tjetri, shkon në kualifikime për Europa Ligë.

DEBUTUESIT

Në stinorin e kaluar, që ka qenë debutues për ekipet kosovare në garat e UEFA-së, kanë marrë pjesë kampionja Trepça’89 dhe nënkampionja Prishtina, pasi që fituesja e Kupës, Besa, nuk ishte licensuar.

As Trepça’89 e as Prishtina nuk arritën të kalojnë fazën e parë kualifikuese në garat e tyre përkatëse, Ligë të Kampionëve dhe Europa Ligë.

ARSENE WENGER PARASHIKON

Wenger: Stinorin tjetër, Arsenali në garë për titull

Foto: premierleague.com

10 Maj, 2018 @11:24

Trajneri në largim i Arsenalit, Arsene Wenger, në një prononcim...

ATLETICO APO BARÇA?

Griezzman ende pa koment

10 Maj, 2018 @10:39

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, që po shkëlqen qe...

GUARDIOLA

Synim: 100-shi

Foto: premierleague.com

10 Maj, 2018 @7:08

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi që ka thyer tre...

SEVILLA - REAL

Pas dy barazimeve, humbje

Foto: RealMadrid/fb

9 Maj, 2018 @22:54

Pas barazimit ndaj Bayernit në Ligë të Kampionëve dhe barazimit...

CHELSEA - HUDDERSFIELD

Hadërgjonaj me ekip, shpëtojnë stinorin

Foto: premierleague.com

9 Maj, 2018 @22:22

Barazimi i ekipit të Florent Hadërgjonajt, Huddersfield Town, me...

COPPA ITALIA FINALE: JUVE - MILAN

4 gola për 20 minuta, për Kupën e radhës

Foto: juventus/fb

9 Maj, 2018 @22:04

Ka ardhur edhe Kupa e katërt me radhë në vitrinat e Juventusit!...

SPURS - NEWCASTLE

Për të tretin vit me radhë në TOP4

Foto: premierleague.com

9 Maj, 2018 @21:54

Ka mjaftuar një gol i vetëm i sulmuesit më të mirë anglez, Harry...

BARCELONA - VILLAREAL

Cou hap, Dembele mbyll goleadën në fitore

9 Maj, 2018 @20:49

Ritmi i pamposhtshmërisë së Barcelonës po vazhdon në La Liga,...

LUSHNJA - SKENDERBEU

Skënderbeu kampion

Graph. KFSkenderbeu/fb

9 Maj, 2018 @20:02

Prej disavantazhit 2-0 rikthyen ndeshjen në përfundimtaren 2-4 dhe...

COUPE DE FRANCE

Les Herbiers ndalet, Parisi kompleton tripletën

Foto: CdF/fb

8 Maj, 2018 @23:23

Skuadra që u bë senzacion në Francë e më gjërë, Les Herbiers,...

JAVA E PARAFUNDIT

Terminet e Superligës, a do të gabojnë liderët?

BOROZANI

8 Maj, 2018 @8:14

Fundjavën që vjen, Superliga e Kosovës në futboll e zhvillon...

VËLLAZNIMI - LLAPI

Vëllaznimi tenton shpëtimin direkt

BOROZANI/G.P.

6 Maj, 2018 @17:44

Dy gola të shënuara në pjesë të parë, pas një loje të mirë...

FLAMURTARI - VLLAZNIA

Flamurtari në barazh, Vllaznia fundoset definitivsht

Foto: KFFlamurtari/fb

6 Maj, 2018 @17:29

Dy fitore ndaj dy rivalëve direkt në luftë për mbijetesë përmes...

PRISHTINA - GJILANI

Baftiu e Khalid i japin jetë Prishtinës

Foto: prishtinafc.com/

6 Maj, 2018 @17:21

Dukej se po largoheshin nga lufta për titull. Gjilani kishte marrë...

TREPÇA'89-BESA

Kampioni s’fal Besën

Foto: KFTrepca89/fb

6 Maj, 2018 @17:13

Trepça’89 me nga një gol të shënuar për pjesë dhe duke dominuar...

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga