Të gjitha lajmet

TOP 5 NDESHJET E FUNDJAVËS

Nga Emirates në Bernabeu e Juventus Stadium

Graph.: O. Kraja

Nga Emirates në Bernabeu e Juventus Stadium

Shkruan: LUAN MORINA

22 Dhjetor, 2017 @13:02

Fundi i vitit 2017 na vjen me ndeshjet më interesante të ligave kryesore europiane, ku në qendër të vëmendjes mbetet El Clasicoja.

Lexim të këndshëm! 

Arsenal – Liverpool (e premte, ora 15n9)

Ajo çfarë i dallon Arsenalin dhe Liverpoolin nga Manchesterët, sidomos City është qasja e Kloppit dhe Wengerit në mënyrë klasike ndaj formacionit. Të dy bëjnë zëvendësime, rotacione të panevojshme e të çuditshme që u humbin pikë ndaj Southamptonit e WBA-së.

Arsenal training, Kolasinac & Xhaka

Për këtë arsye që të dyja maksimumin këtë vit e kanë kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve. Do të jetë interesante të shohim se si do të nisin këtë maratonën e fundvitit me katër xhiro të Premier League. Mu në këto dy javë matet aftësia e përdorimit të krejt skuadrës. Rotacioni aq i dashur i Wengerit.

Real Madrid – Barcelona (e shtunë, ora 1)

Herën e fundit, në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjë, Reali ka dominuar në tërësi Barcelonën. Mund të themi se ato dy ndeshje kanë përmbushur në total namin që ka kjo përballje në botën e futbollit.

Santiago Bernabeu stadium in Madrid

Nuk besoj që Reali guxon të luaj aq lirshëm pasi një humbje eventuale do të fundoste shpresat për ndonjë rikthim senzacional. Në anën tjetër kundërsulmet e Barcelonës mund të shfrytëzojnë dobësinë kryesore të Realit, e që pikërisht është mbrojtja nga kundërsulmet.

Napoli – Sampdoria (e shtunë, ora 3)

Sampdoria nuk po kalon ditët më të mira pas startit të furishëm. Katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit në Serie A kanë ardhur që nga lëndimi i Karol Linnetyt. Polaku ka qenë pjesë e njërës prej tresheve mesfushore më të mira në Serie A këtë sezon. Angazhimi i Barrettos nuk ka ndihmuar Sampdorinë.

Napoli fan shop

Edhe Napoli ka vuajtur nga lëndimet. Nuk është asgjë Miliku sa është mungesa e Ghoulamit. Improvizimi me Hysajn në të majtë nuk është zgjidhje për një ekip kampioni sidomos kur kemi parasysh që në anën tjetër është Maggio. Një tjetër fakt bezdisës është mungesa e golave të Mertensit e Callejonit. Asnjëri nuk ka shënuar në Serie A që nga tetori!

Burnley – Tottenham (e shtunë, ora 6e30)

Kur jemi tek Premier League, ekipet me ekipe jo të thella vuajnë në këtë fazë që përcakton në një mënyrë edhe lëvizjen në pranverë. Burnley ka humbur Bradyn dhe Lowtonin së fundmi, por së paku Barnes ka gjetur golin.

Burnley vs Tottenham

E Tottenhamin vetëm mësyshi ka mundur ta godas nga ndeshjet me Realin. Kanë pasur disa humbje të panevojshme në fund të muajit të kaluar. Kjo tregon që akoma nuk janë të pjekur për titull. Gjithashtu shfaq edhe mizorinë që mund t’i ndodh një ekipi që provon të luaj futboll të hapur ndaj Manchester Cityt dhe të mos shfrytëzoj të gjitha rastet e shënimit.

Juventus – Roma (e shtunë, ora 15n9)

Një tjetër sulmues në krizë në Serie A është Edin Dzeko. Boshnjaku ka shënuar vetëm një herë që nga java e parë e tetorit për Romën. Humbja e pikëve nga Chievo e Genoa nga paaftësia për të konkretizuar rastet mund t’u kushtojë në fund me titull. E udhëtimet në Juventus Stadium gjithnjë kanë qenë të zorshme për Romën nën Spallettin.

Juventus vs Roma

Do të jetë interesante të shohim se si do të përballet Eusebio Di Francesco me Allegrin. Në anën tjetër Juventusi është stabilizuar pas humbjeve nga Sampdoria dhe Lazio.

ALAVES-MALAGA

Me 4 ndeshje i nxjerr nga zona e rrezikshme

Foto: mundodeportivo.com

21 Dhjetor, 2017 @23:18

Trajneri i ri i Deportivo Alavesit, Abelardo, me katër ndeshje të...

LAS PALMAS

Jemez për të ngritur të fundosurit

21 Dhjetor, 2017 @22:03

Pas largimit të Pako Ayestaranit nga detyra, ekipi i fundit në...

KINGSLEY COMAN

Vazhdon edhe Coman

Foto: bayern.de

21 Dhjetor, 2017 @21:55

Bayern pas zyrtarizimit të sulmuesit Sandro Wagner sot, ka bërë...

FATIH TERIM

Rikthehet Terim!

BOROZANI/ Erdis Driza

21 Dhjetor, 2017 @21:44

Para pak çastesh, skuadra e Galatasarayit ka zyrtarizuar trajnerin e...

FIFA RANKINGS

Shqipëria nuk lëviz, mbi Rusinë e Slloveninë

21 Dhjetor, 2017 @10:35

Në renditjen e publikuar sot nga shtëpia botërore e futbollit,...

FIFA RANKINGS

Kosova pëson rënie në renditjen e FIFA-së

21 Dhjetor, 2017 @10:27

10 ditë para përfundimit të vitit kalendarik 2017, FIFA ka...

BAYERN ZYRTARIZON SULMUESIN

Wagner i Bayernit

21 Dhjetor, 2017 @10:13

Bayern Munchen para pak çastesh ka zyrtarizuar marrëveshjen me...

TE HUDDERSFIELD TOWN

Me dhurata për tifozët që udhëtojnë

21 Dhjetor, 2017 @9:29

Mbrojtësi danez i Huddersfield Town, Mathias Jorgensen, i ka ofruar...

1/2

Kupa e Ligës, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

20 Dhjetor, 2017 @23:30

Pas ndeshjeve të luajtura sonte, janë përcaktuar çiftet...

DFB POKAL: BAYERN-DORTMUND

Bayern eliminon Dortmundin

20 Dhjetor, 2017 @23:06

Bayern Munchen ka arritur të fitojë rivalin e përbetuar Borussia...

LEAGUE CUP 1/4: BRISTOL CITY - MUFC

Befason Bristol, eliminohet United

20 Dhjetor, 2017 @23:00

Fituesi i Kupës së Ligës sezonin e kaluar, Manchester United,...

COPPA ITALIA 1/8: JUVENTUS-GENOA

Dyshja argjentinase, çon Juven përpara

Foto: juventus.it

20 Dhjetor, 2017 @22:49

Juventus ka shënuar fitore komode ndaj Genoas sonte në kuadër të...

LEAGUE CUP 1/4: CHELSEA - BOURNEMOUTH

Morata shpëton Chelsean

Foto: Chelsea Official/ tw

20 Dhjetor, 2017 @22:35

Edhepse gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes Chelsea kishte...

SWANSEA CITY

Të fundosurit shkarkojnë trajnerin

20 Dhjetor, 2017 @21:44

Skuadra e fundit në renditjen tabelare të Premier Ligës, Swansea,...

COPPA ITALIA 1/8: ROMA-TORINO

Torino befason Romën dhe e eliminon

Foto: FCTorino/tw

20 Dhjetor, 2017 @19:27

Skuadra e Torinos ka arritur të bëj befasinë e ditës në Kupën e...

COPPA ITALIA 1/8: ATALANTA-SASSUOLO

Atalanta e Berishës kalon Sassuolon

20 Dhjetor, 2017 @19:20

Me dy gola të shënuara brenda 33 minutave të para të ndeshjes,...

INTERNATIONAL

Edhe Rosicky mbyll karrierën

20 Dhjetor, 2017 @14:27

Ashtu si për shumë yje të tjerë të futbollit botëror, edhe për...

NË MAQEDONI

Hasani, më i miri në elitën maqedonase

Foto: KFShkendija Official

20 Dhjetor, 2017 @12:05

Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës dhe reprezentuesi i...

BESART BERISHA

Berisha vazhdon me Victory

20 Dhjetor, 2017 @9:07

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, ka vazhduar kontratën me ekipin...

EDON HASANI

Shkodrani në Iran

20 Dhjetor, 2017 @8:33

Mesfushori i dalluar shkodran, Edon Hasani, ka lënë ekipin e tij,...

PREJ LIVERPOOLIT TE JUVENTUS

Emre Can ateron te kampioni

Foto: juventus/fb

21 Qershor, 2018 @11:26

Mefsushori i Liverpoolit, Emre Can, ka ateruar sot në Torino, për...

ISSA DIOP

Rekord transfer nga West Ham United

Foto: whufc.com

19 Qershor, 2018 @20:45

Skuadra londineze, West Ham United, ka thyer rekordin e ekipit në...

NEW GUNNER

Zyrtare: Leno i Arsenalit

Foto: arsenal.com

19 Qershor, 2018 @20:31

Me një njoftim në faqen zyrtare të klubit, Arsenal ka bërë të...

BERND LENO

Arsenal arrin marrëveshje për portierin e ri

Foto: dailyexpress

19 Qershor, 2018 @16:59

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin...

WOLVES

Patricio transferohet në Premier League

18 Qershor, 2018 @18:07

Një nga skuadrat e sapo promovuar në Premier League, Wolverhapton...

Të gjitha lajmet nga Premier League