SOT — e Diel, 19 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Noah përsëri në skenë

REUTERS/Jim Young

Noah përsëri në skenë

Chicago Bulls me ndihmën e Joakim Noah, arriti ta mposht Brooklyn Netsin me rezultat 96-85, në United Center.


3 Mars, 2013 @11:29


E plotësuar:
3 Mars, 2013 @12:07


SHPËRNDAJ

Françezi Joakim Noah, nuk po mbetet “françez” në ndeshjet e skuadrës së tij. Ai është duke e nxitur skuadrën e Bullsit në ndeshjet e fundit.

Pas performancës fenomenale kundër Philadelphia-së, me ç‘rast kishte bërë triple-double me 23 pikë, 21 kërcime e 11 bllokada, Noah në ndeshjen kundër Brooklynit, luajti me double-double, gjë që ishte e mjaftueshme për fitore.

Ndeshja përfundoi me rezultat 96-85 në favor të demave, ndërsa Noah shkëlqeu me 21 pikë e 10 kërcime, duke u ndihmuar edhe nga Carlos Boozer me 20 pikë. Në anën tjetër, te Brooklyni u dallua Brook Lopez me 22 pikë.

Lëndimi i Derrik Rose-it, nuk ishte shenjë e mirë për Chicago-në, megjithatë Bullsi ka bilanc shumë të mirë në Konferencën Lindore se sa që është pritur. Ata gjenden në pozitën e pestë me 34 fitore e 25 humbje.


REZULTATET E TAKIMEVE
Chicago - Brooklyn 96-85
Portland - Minnesota 109-94
Milwaukee - Toronto 122-114 OT
Philadelphia - Golden State 104-97


Noah përsëri në skenë





About Borozani.com


TË FUNDIT