Të gjitha lajmet

DITARI NR. 5 @ RIO 2016

Nora për Tokio

Foto: nga arkivi

Nora për Tokio

9 Gusht, 2016 @12:40

Nora Gjakova u eliminua në rrethin e dytë dje. Në letër rumunia dukej në formë më të mirë, por aspak s’duhet të jemi të dëshpëruar për këtë eliminim. Edhe pse nuk e pamë për shkak të rregullave bajagi papake të regjisë, s’dyshojmë që Nora ka dhënë 100% nga vetja.

Për momentin ajo mbetet medaliste nga Lojërat Evropiane, diçka që nuk kanë arritur mbi 10 shtete të kontinentit të vjetër. Sukseset e saja s’besoj që do të mungojnë, e edhe Tokio nuk është shumë larg në kohë.

Sportistët tanë të radhës janë në atletikë e cila nis më vonë gjatë javës.

Ndërkohë Olimpiada po vazhdon, sa me rekorde aq edhe me befasi.

BEFASITË DHE REKORDET

Në peshëngritje, në qitje dhe në not u shënuan rekorde të reja botërore. Amerikanët po dominojnë notin, ashtu siç po dominojnë kinezët zhytjen. Interesant ishte përfundimi i garave në peshëngritje tek femrat dhe në skermë. Në gjimnastikë japonezët morën të artën duke qenë të paprekshëm nga konkurrentët.

Vashat e Australisë të udhëhequra nga e pandalshmja Charlotte Caslick fituan të artën e parë në ragbin me shtatë veta në Olimpiadë. Ishte një sport interesant, por megjithatë konkurrenca ishte goxha e ndryshueshme me disa ekipe prezentë sa për sy e faqe.

Sa për sy e faqe në Olimpiada ka qenë zakonisht Angola. Por jo në Rio. Afrikanet pas Rumanisë mbrëmë mposhtën të katrat e Evropës – Malin e Zi. Edhe Brazili po habit duke mposhtur edhe Rumaninë pas kampioneve olimpike Norvegjisë. Grupi B nuk po lejon befasia me Suedinë e Rusinë pa humbje.

g

Befasia po ndodhin në vaterpolo. Serbia mëzi mori një pikë nga Greqia duke u rikthyer në çerekun e fundit. Të njëjtin fat e pati edhe Hungaria ndaj një autsajderi tjetër – Australisë. Brazili po udhëheq Grupin A. Në grupin tjetër Kroacia fitoi derbin ndaj Malit të Zi.

Në basketboll amerikanët kryen punën lehtë pas çerekut të parë. Franca u këndell pas humbjes nga Australia e cila mposhti serbët bindshëm. Edhe tek femrat amerikanet po dominojnë lehtë. Kanadaja dhe Japonia shënuan fitore deri diku të papritura.

PROGRAMI I SOTËM

Sot në program janë finalet në sportin me kuaj. Garat e kombinuara që janë ndoshta edhe më interesantet përfundojnë sot në konkurrencën ekipore të cilat nisin në ora 15:00.

Vazhdojnë finalet në xhudo, zhytje, skermë, peshëngritje, e qitje. Edhe finalja ekipore e femrave në gjimnastikë është sot në program. Gjimnastika dhe zhytja nisin në ora 21:00. Në të njëjtën kohë është peshëngritja e femrave, derisa meshkujt në mesnatë. Skema kampionin e ri e mëson rreth orës 22, së bashku me xhudon. Qitja e kryen në ora 20:30.

d

Në not priten katër finale të barabarta. Në 200m lirë femrat konkurrojnë Pellegrini, Sjostrom, e Ledecky; në 200m fluturë Phelps do të provoj të ngjitet më lart se hungarezët dhe Le Clos; O’Connor do të tentoj të artën e dytë në 200m përzier për femrat për ti mohuar Hosszus; me 4x200m lirë për meshkujt mbyllet programi i ditës së katërt të notit që nis në ora 3:00 pas mesnate.

Gjysmë ore më vonë nis ndeshja e basketbollit të meshkujve ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës. Kina dhe Suedia me Kosovare Asllanin në futboll ndeshen në ora 3. Në ora 21:00, Gjermania pret Kanadanë në futboll të femrave. Në volejboll të meshkujve ndeshen Italia dhe SHBA nga ora 20:00, e në hendboll të meshkujve nga ora 16:30 takohen Gjermania dhe Polonia, me derbin që zhvillohen dy orë më herët kur takohen Katari me Francën.

Duke nisur nga ora 15:00 mund të ndiqni çerekfinalet në ping-pong individual tek të dy gjinitë dhe çerekfinalet në tenis në kategoritë e dysheve, gjithashtu tek të dy gjinitë.

 

TE ÇIFTET

Edhe një dëshpërim për Djokovicin e Serbinë

9 Gusht, 2016 @11:28

Vetëm një ditë pas eliminimit në konkurrencën vetjake, tenisti...

RAGBI @ RIO 2016

Australia fiton ragbin

8 Gusht, 2016 @23:31

Në finalen oqeanike më të mira ishin vashat australiane. Të...

GJIMNASTIKË

Gjimnastika për Japoninë

8 Gusht, 2016 @22:47

Kampionët aktual botëror, kombëtarja e Japonisë arriti të...

SHENJËTARI

Kroati Glasnovic, më i miri në kurth

8 Gusht, 2016 @22:27

Kroati Josip Glasnovic fitoi të artën në disiplinën e kurthit në...

PIKA I NDAU

Ruset dominojnë me shpatë

8 Gusht, 2016 @22:08

Yana Egorian është kampione olimpike në disiplinën e shpatës në...

TRIUMFON VENDASJA

Rafaela Silva më e mira në xhudo

8 Gusht, 2016 @21:34

Rafalea Silva nga Brazili ka fituar të artën në kategorinë deri...

NË PLATFORMË 10M

Edhe një herë kinezët të artë në zhytje

8 Gusht, 2016 @21:20

Chen Aisen dhe Lin Yue kanë siguruar të artën në zhytjen e...

PESHËNGRITJE RIO 2016

Tajlandezet dominojnë në peshëngritje

8 Gusht, 2016 @21:14

Sukanya Srisurat dhe Pimsiri Sirikaew kanë siguruar medaljen e artë...

KOSOVA NË RIO

Kuka shtyen pensionimin për Norën

Foto: Driton Kuka Facebook

8 Gusht, 2016 @20:37

Pas eliminimit të Nora Gjakovës, përmes një statusi në Facebook...

KOSOVA NË RIO

Eliminohet Nora Gjakova

8 Gusht, 2016 @15:55

Pas fitores në duelin e parë, xhudistja pejane është mposhtur në...

OLIMPIKE

14 sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Olimpik Fest “Gyor 2017”

7 Qershor, 2017 @13:03

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kompletuar emrat e 14 sportistëve të...

SPORTE TË REJA

Kosova me bejzboll e softboll

Foto: KOK

6 Qershor, 2017 @12:57

Në Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, dhe nën vëzhgimin e...

NGA MINISTRIA

Majlinda, Nora dhe trajneri Kuka, sot pranuan shpërblimet

31 Maj, 2017 @15:12

Sipas një njoftimi të Ministrisë përkatëse, është bërë e...

NË MAJE TË BOTËS

KA Prishtina arrin Mt Everestin

24 Maj, 2017 @12:18

Dy bjeshkatarët e Klubit Alpin Prishtina, Arineta Mula dhe Nazmi...

PARAGLLAJD BOTËRORI

Vlorë, fillon Kampionati Botëror ne Paragllajdizëm, diciplina precizion

5 Maj, 2017 @13:28

Sot me një ceremoni madhështore të përcjellur me shumë...

Të gjitha lajmet nga Të tjera