Të gjitha lajmet

DITARI RUS (18)

Nuk do ta kenë të lehtë

Nuk do ta kenë të lehtë

Shkruan: LUAN MORINA

7 Korrik, 2018 @10:44

Në Katar, pas katër viteve, një kombëtare jo-evropiane mund të tentojë të prish dominimin 20 vjeçar evropian në futboll. Kujtojmë se në titulli i fundit i Brazilit në vitin 2002, kthente CONMBEBOL në krye me nëntë kundër tetë titujve të fituar të evropianëve deri atëherë. Më 16 korrik UEFA do të ketë titullin e dymbëdhjetë!

KOMERCIALIZIMI I FUTBOLLIT

Këtë mund ta komentojmë në mënyra të ndryshme. E para dhe kryesorja – komercializimi i futbollit! Liga e Kampionëve, dhe pesë ligat kryesore evropiane për kah vlera e tregut janë nga trefish (Ligue 1) deri tek gati nëntëfish (Premier League) më të mira se liga e parë jo-evropiane, Serie A braziliane e cila mbetet edhe mbrapa ligës portugeze. Rusia e Holanda janë të vendosura para asaj argjentinase! Potenciali ekonomik në një vend ku futbolli adhurohet gati se në të njëjtin nivel me religjionin është dukshëm më i madh se sa në një vend si Suedia, Rusia, e Kroacia, por keq-menaxhimi po mban peng, por mbi të gjitha adhurimi i yjeve të cilat më shumë dëshirojnë trofeun për imazhin e tyre se sa për kombëtaren!

QENDËRSULMUESI

Belgët luajtën me zjarr në pjesën e dytë të ndeshjes. Mbrojtja me atë formacion linte hapësira çarëse të cilat nuk u konkretizuan as nga brazilianët të cilët më shumë dëshironin të futeshin në zonë se sa të provonin gjuajtjet nga largësia. Askush më mirë se Lukaku në këtë Kupë Bote nuk dëshmoi që pozita e qendër-sulmuesit nuk përkthehet vetëm me gola. Bashkë me Harry Kane, i cili ndonëse ka shënuar gol, dëshmuan që qendërsulmuesi mund të kthehet në një pikë kyçe të ekipit edhe pa u shënuar në listën e asistentëve apo shënuesve.

BELGJIKA

Vendosja e De Bruyne në një pozitë më të favorshme për të, rezultoi me gol, dhe zbritje të shpeshta në anën e djathtë; zbritje të cilat mund të konkretizoheshin në më shumë gola sikur mos të komplikonin vet punët De Bruyne me Meunier. Fellaini me Witsel nuk janë dyshe e përkryer, por lojtar i Manchester United ka më shumë veti defensive se sa De Bruyne. Ngjashëm si Chadli kundrejt Carrascos! Vendime të mençura të Martinezit, por kishte një siguri ndoshta të tepruar tek lojtarët belg mbrëmë. Janë në rrugë të mirë për tek titulli, ndonëse francezët kanë gjetur formë së fundmi.

QASJA E GABUAR

Lojtari me më së shumti paraqitje tek Uruguai bëri një gabim trashanik të premten, por assesi nuk do e konsideroja si vendimtar në humbjen e tyre. Nganjëherë nevojitet ndryshim i qasjes në lojë, dhe atë ndryshim deri dje Uruguai nuk ka pasur shumë nevojë ta bëjë. Mbroheshin, kundër-sulmonin, goli, dhe mbroheshin. Dje pësuan të parët, dhe me këputjen e lidhjes sulmuese Cavani-Suarez, ishte e pamundur të tërhiqnin mbi vete më shumë vëmendje nga mbrojtja, e cila është ndër kombinimet më të mira në planet! Edhe Pavard e Hernandez kanë gjetur vetëbesim, derisa mungon konkretizimi. Një mbrojtje e mençur, por e zorshme për të rikuperuar hapësirë në rast se kalohen, është ajo e Belgjikës. Do të shohim si do të mund të mbulojnë Mbappen, edhe pse dyshoj që francezët do të kenë ndonjë penallti në gjysmëfinale.

CILA DO TË JETË GJ’FINALJA E DYTË?

Gjysmëfinalja e dytë do të jetë më pak interesante në letër. Shumica mund të presin Kroacinë dhe Anglinë në të, por s’do të isha aq i sigurt.

KROCIA - RUSIA

Rusëve u mungon Zhirkov dhe Dzagoev ende i lënduar. Ngjashëm pritet të mungoj edhe Strinic në anën tjetër, duke detyruar angazhimin e Pivaricit. Rusia me një lojë defensive eliminoi spanjollët. Fati nuk mund t’i ndjekë në dy lojë radhazi, dhe penalltitë s’do të ishin kumar i mençur i vendasve. Fati s’do të duhej t’i ndiqte as kroatët në dy lojë radhazi, ndonëse kanë ekip shumë, shumë më të mirë se rusët. Kundër Danimarkës kanë shfaqur për herë të parë nënshtrim. Megjithatë, kanë gjetur momentet kyçe për të kthyer ndeshjen. Momente të tilla zor që do të lëshohen kundër rusëve.

SUEDIA - ANGLIA

E Suedia, e përsëris për të njëqindtën herë në këtë seri shkrimesh, kanë ekip të përkryer. U mungon Lustig, por kthehet Larsson në mesfushë. Kundër Zvicrës ishin të mirë në mbrojtje, por lëshuan shumë raste shënimi. Raste të tilla kundër anglezëve nuk bën të humben. Mbrojtja e një-herë kampionëve të botës ka qenë më e mirë në sulm se sa në mbrojtje. Në fakt nuk është sprovuar aq shumë, dhe me pasigurinë që shfaqën kundër Kolumbisë, nuk janë ekip që s’do të pranonin gola. Vetëm nevojitet më shumë saktësi nga suedezët të cilët janë ndër të paktat ekipe që nuk hezitojnë edhe të gjuajnë nga distanca.

BRAZILI - BELGJIKA

Gjenerata e artë belge, pranë historisë

6 Korrik, 2018 @20:48

Djelmoshat që pritej të shpërthenin në europianët dhe...

11-SHET

Formacionet: Brazili - Belgjika

6 Korrik, 2018 @18:11

Janë publikuar formacionet startuese të Brazilit dhe të...

RISI NË MITROVICË

Trepça’89 prezanton 3 përforcime

6 Korrik, 2018 @18:10

Ish-kampionja e Kosovës, Trepça’89, ka bërë prezantimin e 3...

URUGUAJI - FRANCA

Griezmann gol-asist, Franca në gj’finale

Fotot: FIFA/fb

6 Korrik, 2018 @16:54

Franca është në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018. Ekipi i...

GIGI BUFFON

Ka mbetur vetëm zyrtarizimi

REUTERS/Arkiv

6 Korrik, 2018 @14:37

Ish-portieri i Juventusit dhe i Italisë, Gianluigi Buffon, ka mbetur...

11-SHET

Formacionet: Uruguaji - Franca

6 Korrik, 2018 @13:57

Janë përcaktuar formacionet startuese të Uruguajit dhe të...

DITARI RUS (17)

Tre luanët dhe çerekfinalet

Foto: FIFA/fb

6 Korrik, 2018 @12:57

Mrekullitë ndodhin! Më në fund anglezët fituan një ekzekutim...

NË PJESËN E KUQE TË GJILANIT

Sulmues brazilian + mbrojtës shqiptar

Foto: sc gjilani

6 Korrik, 2018 @10:05

Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur se ka përforcuar ekipin me dy...

NË PRIZREN

Liria emëron Bedridin Gjinalin trajner

6 Korrik, 2018 @9:46

Pas ndërrimeve në kryesi të klubit, Liria përfundimisht ka...

PRISHTINA - EUROPA

Fitore rekorde për kualifikim

Foto: prishtinafc

5 Korrik, 2018 @20:00

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Prishtina ka shënuar fitore...

BRAZILI - BELGJIKA

Gjenerata e artë belge, pranë historisë

6 Korrik, 2018 @20:48

Djelmoshat që pritej të shpërthenin në europianët dhe...

11-SHET

Formacionet: Brazili - Belgjika

6 Korrik, 2018 @18:11

Janë publikuar formacionet startuese të Brazilit dhe të...

URUGUAJI - FRANCA

Griezmann gol-asist, Franca në gj’finale

Fotot: FIFA/fb

6 Korrik, 2018 @16:54

Franca është në gjysmëfinale të Botërorit Rusia 2018. Ekipi i...

11-SHET

Formacionet: Uruguaji - Franca

6 Korrik, 2018 @13:57

Janë përcaktuar formacionet startuese të Uruguajit dhe të...

DITARI RUS (17)

Tre luanët dhe çerekfinalet

Foto: FIFA/fb

6 Korrik, 2018 @12:57

Mrekullitë ndodhin! Më në fund anglezët fituan një ekzekutim...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018