Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Paga e Challandes

Foto: FFK

Paga e Challandes

Shkruan: LUAN MORINA

5 Mars, 2018 @22:49

Më në fund Kosova ka selektori e ri të kombëtares. Dhe më në fund, ashtu siç kishin dashur shumica, ai është një i huaj.

Por, Bernard Challandes nuk ka qenë emri që kanë pritur tifozët, për shkak të anonimitetit të tij. Kush është Challandes, si askund tjetër mund ta gjeni këtu tek Borozani! Çka mund të bëj Challandes do të shohim në të ardhmen e afërt.

Si dikush që kam përkrahur Albert Bunjakin dhe kam dënuar një linçim të tillë të tij nga mediat, si dhe pseudo-ekspertët e futbollit që shesin mend edhe në media për të cilat paguajmë tatime si qytetar, emërimin e Challandes e marr me plot rezervë.

Challandes

E para duke u bazuar në udhëheqjen e kombëtares së vetme deri tashti – Armenisë, e cila me të, ka pasur kualifikimet më të dobëta që nga themelimi si shtet. Menjëherë pas ndeshjes së parë ndaj Shqipërisë, Challandes i është treguar dera.

E dyta është udhëheqja e Zvicrës U21, me të cilën gjatë gjashtë viteve ka përfunduar i fundit në grupe, dhe dy herë nuk ia ka dalë të kualifikohet. E vërtetë që në paraqitjen e parë me këtë kombëtare ka arritur deri në gjysmëfinale, dhe me dy ekipe zvicerane ka një titull dhe një kupë kombëtare.

E vërtetë që nuk mundemi të joshim selektorë më të mirë për Kosovën, por me pagën që supozohet se do të merr Challandes, ne do të mund të joshim edhe trajnerin e Irlandës së Veriut, Michael O’Neill. Së paku kemi kombëtare më të talentuar se Irlanda Veriore!

Është raportuar për një pagë prej 20 mijë eurosh në gjashtë muajt e parë, dhe 30 mijë eurosh duke nisur nga muaji i shtatë, pa përfshirë bonuset. Kjo lë një pagë prej 300 mijë eurosh në vit për selektorin e kombëtares tonë.

Challandes

Selektori i Polonisë – pjesëmarrëse e rregullt në kampionatet evropiane dhe botërore, dhe me një standard ekonomik shumëfish më të lartë se Kosova merr 270 mijë euro në vit. Aliou Cisse i Senegalit 200 mijë, e selektori i Serbisë 300 mijë.

Nga 24 kombëtaret që kanë marr pjesë në Euro2016, vetëm 13 trajnerë kanë pasur rrogë më të madhe. Nawalka atëbotë e ka pasur 200 mikjë, sa e ka pasur edhe trajneri i Suedisë – Erik Hamren. Iordanescu i Rumanisë ka 120 mijë euro pagë vjetor, Fomenko i Ukrainës atëbotë ka pasur 170 mijë, Kozak i Sllovakisë 180 mijë.

Mbrapa me pagë do të mbeteshin edhe Gianni De Biasi i cili ka marrë 280 mijë euro në vit, Cacici i Kroacisë me 250 mijë, dhe Pavel Vrba i Çekisë me 220 mijë euro në vit. Mbrapa pagës së Challandes do të mbetej edhe trajneri i gjysmëfinalistit të Euro2016, Uellsit, Chris Coleman i cili ka marr 260 mijë euro pagë. E Leonid Slutsky i Rusisë e ka bërë këtë zanat falas. Sa për informatë, Michael O’Neill i Irlandës Veriore ka pasur 320 mijë euro pagë.

Challandes

Paga e Challandes do të arsyetoj me ndonjë mrekulli me Kosovën, diçka në të cilën shpresoj fuqishëm, por e kam zor të besoj. Një pagë më e vogël bazë me bonuse më të mëdha do të ishte ndoshta më stimuluese.

E FFK-ja paratë që do të marr nga UEFA për zhvillimin e sportit, një pjesë të konsiderueshme do ta dërgoj tek një trajner që nuk e njeh mentalitetin tonë, dhe nuk ka pasur ndonjë sukses deri tani nëpër gara të kombëtareve. Një mentalitet ballkanik do të kishte qenë më i përshtatshëm, por është herët për të gjykuar. Le ti japim shansin!

TRABZON-BESIKTAS

Babel-Negredo, Besiktas mban hapin

5 Mars, 2018 @22:45

Holandezi Ryan Babel dhe spanjolli Alvaro Negredo, në 20 minutat e...

KUPA E KOSOVËS / ÇEREKFINALET

Terminet e Kupës së Kosovës

5 Mars, 2018 @16:40

Janë caktuar terminet dhe gjyqtarët e ndeshjeve çerekfinale të...

JAVA XXII

Caktohen terminet për xhiron e XXII

BOROZANI / Arkiv

5 Mars, 2018 @16:15

Janë publikuar terminet për ndeshjet e xhiros së XXII në...

VLLAZNIA-BESA

Trepikësh shprese

5 Mars, 2018 @14:57

Mensur Livoreka, sulmues i Vllaznisë së Pozharanit, ka shënuar gol...

ARBNOR MORINA

Golat nga ndërprerja, problemi që po përsëritet

4 Mars, 2018 @20:36

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në deklaratën e tij pas...

FENERBAHÇE-AKHISAR

Fenerbahçe gabon! Shtohet dallimi në krye

Foto: Fanatik

4 Mars, 2018 @19:11

Fenerbahçe që para kësaj xhiroje ka qenë vetëm tre pikë larg...

CITY-CHELSEA

Bernardo Silva vendos! City s’ndalet

Fotot: premierleague.com

4 Mars, 2018 @18:59

Futbollisti portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva, me golin e...

BARCELONA-ATLETICO

Messi vendos derbin

Foto: mundodeportivo

4 Mars, 2018 @18:17

Me një gol nga gjuajtja e lirë në pjesë të parë, Lionel Messi,...

BRIGHTON-ARSENAL

Fitorja e parë që prej 1982

Fotot: premierleague.com

4 Mars, 2018 @16:43

Brighton ka thelluar krizën e Arsenalit këtë stinor, duke...

BALLKANI-KEK

Ballkani njofton KEK-un me humbje

4 Mars, 2018 @15:36

Pas 19 xhirove të zhvilluara këtë stinor në Ligë të Parë, nuk...

NDARJA E HISES

Liga e Kombeve, sa euro i fiton Kosova?

BOROZANI/ D.S./ Arkiv

29 Mars, 2018 @13:39

Pas shortit, së fundmi UEFA ka publikuar edhe shifrat që do të...

PORUGALIA-HOLANDA

Kampioni Evropian, pëson pas një viti

Foto: uefanationsleague

26 Mars, 2018 @21:40

Është dashur që të kalojë një vit kalendarik, që Portugalia...

EDON ZHEGROVA

Zhegrova s’ka qenë i ndikuar

21 Mars, 2018 @21:54

Futbollisti i ri i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, që...

SAMIR UJKANI

Si kaloi stërvitja e parë me Challandesin?

21 Mars, 2018 @21:48

Përfaqësuesja e Kosovës që pas tre ditëve zhvillon miqësoren...

FTESAT E PANUCCIT

Abazaj, Gavazaj, Qaka… në listën e Panuccit

Foto: FSHF

16 Mars, 2018 @12:27

Selektori i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka bërë të...

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve