Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Panama, për herë të parë në një Botëror

Panama, për herë të parë në një Botëror

Shkruan: Luan MORINA

13 Qershor, 2018 @22:33

Federata Panamaniane e Futbollit është themeluar goxha herët në krahasim me shumicën e federatave tjera simotra si në Amerikën Qendrore, ashtu edhe në pjesët tjera të botës. Federata e themeluar në vitin 1937, të vetmin titull të kombëtares e kanë arritur në vitin 1951 kur edhe kishin organizuar Kampionatin CCCF – një garë e kombëtareve të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, e ndërprerë dhjetë vite me vonë. Edhe ky titull kishte ardhur pas fitoreve ndaj Kosta Rikës dhe Nikaraguas, të vetmet kombëtare tjera pjesëmarrëse në këtë garë atë edicion.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Gold Cup i Konfederatës së Futbollit të Amerikës Veriore, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, kishte nisur në vitin 1963. Që nga atëherë, Panamaja ka siguruar dy finale, që të dyja të humbura nga SHBA-të. Në vitin 2005 ishin mposhtur në penallti pas lojës së rregullt dhe vazhdimeve pa gola, dhe në vitin 2013 ishin mposhtur me një gol të Brek Shea.

Pos garave të CONCACAF, vendet e këtij regjioni kanë edhe garën e Copa Centroameriacana. Këtë garë Panamaja e kishte fituar në vitin 2009, kur në finale kishin mposhtur Kosta Rikën, në penallti. Vitin e kaluar kishin përfunduar pas Hondurasit në garën që ishte zhvilluar në një grup prej 6 ekipeve, me Hondurasin kampion. Ky turne shërbeu edhe si kualifikim për Gold Cup të CONCACAF.

Për herë të parë në Kupën e Botës kishin provuar të kualifikohen në vitin 1978. Më së afërmi kishin qenë në vitin 2014 kur ishin mposhtur nga SHBA-të në kohën shtesë, të cilët kishin rikthyer rezultatin nga 1-2 në 3-2, ndonëse kishin siguruar kualifikimin shumë kohë më parë. Meksika kishte siguruar pllejof duke përfunduar e katërta me 11 pikë, tri më shumë se Panamaja.

Këtë vit, Panamaja iu hakmor SHBA-ve për të gjitha kokëdhimbjet që u kishin shkaktuar më parë – finalet e Gold Cup dhe kualifikimet për Brazil para katër viteve. Panamaja siguroi fitoren ndaj Meksikës dy minuta para fundit me golin e Roman Torres, derisa SHBA-të pësuan nga Trinidad dhe Tobago me rezultat të njëjtë, 1-2. Panamaja u kualifikua direkt me 13 pikë që i lanë në pozitën e tretë, Hondurasi shkoi në pllejof me po aq pikë, derisa SHBA-të me 12 pikë mbetën jashtë Kupës së Botës.

Trajneri

Në rrugën e kualifikimit për në Rusi, Panamaja është udhëhequr nga një trajner me përvojë në Kupën e Botës. Kolumbiani Hernan Dario Gomez do të jetë për herë të tretë, me kombëtare të tretë në këtë garë. Gomez në vitin 1998 kishte qenë prezent në Francë me Kolumbinë, dhe në vitin 2002 në Kore Jugore e Japoni me Ekuadorin. I quajtur ‘el bolillo’ (bastuni), Gomez vjen për herë të pestë në Kupën e Botës, kur kujtojmë që në Itali më 1990, dhe SHBA më 1994 ka qenë asistent i kombëtares së Kolumbisë. Njëherë është edhe i vetmi trajner latino-amerikan me tri kombëtare në Kupën e Botës.

Ekipi

Ky ekip është gjenerata më e suksesshme në histori të futbollit panamez. Pjesë e këtij ekipi janë nëntë nga dhjetë futbollistët me më së shumti paraqitje për kombëtaren e Panamasë, dhe tre nga pesë golashënuesit më të mirë.

Për shkak të pozitës gjeografike, e më shumë për shkak të kualitetit të tyre mesatar, shumica e futbollistëve panamez kanë dy destinacione kryesore krahas ligës vendore në futboll – ligën MLS të SHBA-ve dhe Kanadasë; dhe ligën MX të Meksikës. Nga të ftuarit e rregullt të Panamasë, vetëm dy emra janë prezent në Evropë, dhe atë në ligat e Evropës Lindore. Portier Jaime Penedo, tani në moshën 36 vjeçare, pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në ligën vendase dhe LA Galaxy, dy vitet e fundit është pjesë e Dinamos së Bukureshtit. Ndërkohë mbrojtësi Erick Javier Davis që nga viti 2015 është pjesë e Dunajska Streda, ekip në ligën e parë të Sllovakisë.

ORARI DHE TABELAT - RUSIA 2018

Për dallim prej lojtarëve kryesor, Davis është i ri në moshën me vetëm 27 vjeç. Roman Torres, goli i të cilëve dërgoi Panamanë në Rusi, është 32 vjeç dhe lojtar i rregullt i Seattle Sounders në Ligën MLS. Lojtari me më së shumti ndeshje për kombëtaren e Panamasë është Gabriel Gomez me 142 ndeshje. Tridhjetetre vjeçari është pjesë e ekipit kolumbian Atletico Buaramanga. Kapiteni Felipe Baloy ka 101 ndeshje në moshën 37 vjeçare dhe luan në Municipal në Guatemalë. E dy sulmuesit dhe armët kryesore të Panamasë pritet të jenë Blas Perez dhe Luis Tejada. Perez, 37 vjeçar luan bashkë me Baloy në Municipa. Ka 43 gola të shënuar deri tani për Panamanë, aq sa ka edhe Luis Tejada i cili këtë shifër e ka arritur në 104 ndeshje, 12 më pak se Perez. Tejada, 36 vjeçar, luan në Sport Boys në Peru.

Zakonisht luajnë me 4-4-2, por së fundmi kanë përdorur 5-4-1 në miqësoret e marsit kur kishin humbur, 0-1 nga Danimarka, dhe 0-6 nga Zvicra. Me gjasë qasje të njëjtë do të përdorin edhe në Kupën e Botës, sidomos duke u bazuar në moshën e lojtarëve kryesor. Dy krahë të mesfushës katërshe pritet të ndihmojnë me kundërsulme dhe topa të gjatë eventual sulmuesin e vetëm, Blas Perez me gjasë. Alberto Quintero e Armando Cooper pritet të kryejnë këtë funksion.

Sidoqoftë, për Panamanë është sukses kualifikimi, një kualifikim goxha i merituar për këta lojtarë në pjesën e fundit të karrierës së tyre. Një gjeneratë e re futbollistëve zor që do të mund të përsërit suksesin në një regjion ku Meksika e SHBA-të zakonisht sigurojnë dy nga tri biletat direkte për në Kupën e Botës.

Rusia 2018

Si kombëtare debutuese në Kupën e Botës, panamasit do të shijojnë çdo minutë të kaluar në fushë. Goli e pika eventuale do të ishte maksimumi që mund të bëjnë në grup me Belgjikën, Anglinë, e Tunizinë. Që të gjitha kanë edhe përvojë edhe sukses më të madh në Kupën e Botës. E mbi të gjitha kanë lojtarë më cilësor.
Garën e hapin më 18 qershor në ora 5 kundër Belgjikës në Sochi, më 24 qershor ndeshen me Anglinë në ora 2 në Nizhny Novgorod, dhe Kupën e Botës me gjasë e mbyllin më 28 qershor kundër Tunizisë, në ora 8 në Mordovia Arena.

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

TRANSFER

Edhe një përforcim nga Ballkani

Foto: fcprishtina.com

13 Qershor, 2018 @20:59

Nuk ndalen përforcimet e Ballkanit. Skuadra therandase sot ka...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

DYSHJA E MESFUSHËS

Zyrtarisht nënshkruajnë, prej Lirisë në Durrës

BOROZANI / Arkiv

13 Qershor, 2018 @13:39

Edhe dy lojtarë, janë larguar nga Liria. Me përfundimin e...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

BOTËRORI 2026

3 shtete do të organizojnë Botërorin 2026

13 Qershor, 2018 @11:59

Posa u caktua se ku do të organizohet Kupa e Botës 2026. Shtetet e...

KOLUMNE

Senegali - luanët e karakterizuar nga shpejtësia

13 Qershor, 2018 @21:55

Suksesi më i madh në KB Herën e parë kur ishin në Kupën e...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINÊ

Maradona - 1986

13 Qershor, 2018 @21:07

Skandalet në FIFA kishin lënë pa punë Sepp Blatterin e ardhur në...

KOSTA RIKA

Fuqia e Amerikës Qendrore

Foto: GoogleImages/ SoccerPro/ WorldOfSoccer/

13 Qershor, 2018 @14:38

Ndonëse nuk kanë fituar Kampionatin e CONCACAF dhe Gold Cup që nga...

FERNANDO HIERRO

Kuptohet zëvendesëuesi i Lopeteguit

Foto: uefa.com

13 Qershor, 2018 @13:25

Ish trajneri i Bolton Wanderersit dhe legjenda e Real Madridit,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Mario Kempes

Fotot: GoogleImages/AllSport/WorldSoccer/

13 Qershor, 2018 @12:39

Ernie Brandts është një emër që kurrë nuk keni dëgjuar dhe nuk...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018