Të gjitha lajmet

OPINION

Parashikimi i stinorit 2017/18 në La Liga

REUTERS/Arkiv

Parashikimi i stinorit 2017/18 në La Liga

Shkruan: LUAN MORINA

18 Gusht, 2017 @12:35

Liga me dy nga ekipet më të mira në botë këtë vit mund të shoh ndryshime rrënjësore.

BARCELONA

Barcelona ka ndryshuar trajnerin, është larguar njëri nga lojtarët kryesor dhe transferimet e akademia nuk po funksionojnë si më parë. Shumëçka mund të ndryshoj për një kohë të shkurtër, por sezoni është i gjatë dhe nuk i dihet. Problemet e tyre kanë qenë të vërejtura edhe në periudhën e Luis Enriques, përkundër krejt titujve. MSN i ka mbuluar të gjitha. Tani që MSN nuk është më, të gjitha problemet do të dalin në pah dhe nuk është vetëm kryesia për tu fajësuar.

bar

Se a është Valverde i duhuri në pankinë, e se a do të kryejnë punë ardhjet eventuale të Coutinhos e Dembeles mbetet të shihet. Por, dëmi i bërë me largimin e Neymar dhe kokëfortësinë e një lideri që nuk mund të mbijetoj pa tjerët do të mund të vërehen gjatë një sezoni të gjatë.

REAL MADRID

E për një sezon të gjatë nuk duhet të brengosën mbretërit e Zidane. Vitin e kaluar kanë pasur dy ekipe për të konkurruar në të gjitha fronet. Këtë vit kanë dy ekipe të pjekura dhe me përvojë për të konkurruar në dy frone.

pom

Prurjet nuk janë të domosdoshme, por një lojtar që përshtatet në sistem kurrë nuk është tepricë. Megjithatë mund të shohim një sezon relaksues tek Reali. Pres të ndodh kjo, por druaj se mund të ndodh e kundërta. Një dinasti që tashmë ka tejkaluar edhe galaktikët e fillimit të këtij shekulli. Një dinasti që ofron art në fushë me 11 karaktere të ndryshme të udhëhequra nga një gjeni i futbollit!

ATLETICO MADRID

Stadiumi i ri, por pa ardhje të reja duhet ti mbaj ‘loc colchoneros’ në ‘stand-by’ deri në janar. Simeone di të manovroj me thellësinë e ekipit dhe nëse ia del të mbaj hapin me dy të parat deri në dhjetor, atëherë mund të presim një sezon të mirë.

at

Largimet kanë qenë jo aq të rëndësishme për ekipin e parë, rrjedhimisht loja s’duhej të pësoj shumë rënie.

SEVILLA

Sevilla do të duhej të sfidonte Atleticon përsëri, pasi për dy të parat besoj që do ta kenë të vështirë. Nuk janë ekip aq i gjerë për të vijuar luftën në dy frone dhe kjo është vërejtur sidomos në sezonin e fundit. Muriel, Kjaer dhe rikthimet e Navas, Banegas e Nolitos në gadishull ofrojnë më shumë përvojë por më pak freski.

VILLAREAL, SOCIEDAD e të tjerët

Sociedadi ka arritur të mbaj ekipin që ka dhe ardhja e Januzajt së paku për neve kosovarëve duhet të jetë një gjë interesante. Vela u largohet më së voni në mars, derisa mbetet të shohim si do të funksionojnë këtë vit Diego Llorente dhe Ruben Pardo. Villarreal ka bërë shkarkime, por ka transferuar edhe emra të talentuar si Semedo, Enes e Fornais. Bacca për një sezon mund të gjej veten në Spanjë për këto pak vite që i kanë mbetur.

sco

Gjatë verës aktiv kanë qenë Alaves. Kanë mbledhur disa talente nga shkollat e Realit, dhe kanë shëtitur paksa edhe në Evropë. Nuk besoj që rrezikojnë rënien nga liga, e në këtë betejë s’do të duhej të ishte e përfshirë as Valencia. Bashkë me Bilbaon e Espanyolin meritojnë të jenë në pjesën e epërme të tabelës, aty ku Eibar qëndron tashmë sa vite përkundër konditave minimale që kanë. Mos të harrojmë edhe Betisin që ka bërë gjëra të mira gjatë verës.

ORARI I NDESHJEVE

Për rënie nga liga do të duhej të ishte një garë më e hapur se vitin e kaluar, me së paku Las Palmasin të kthyer në këtë mes pas një sezoni befasishëm të mirë.

OPINION

Superliga: Lufta për paratë e UEFA-së

BOROZANI/ErdisDriza

18 Gusht, 2017 @12:08

Sot ‘me kismet’ nis Superliga e Kosovës në futboll, ndërsa dueli...

OPINION

Parashikim i sezonit 2017/18 në Serie A

Gigi Buffon. REUTERS/Arkiv

18 Gusht, 2017 @11:14

Dëbimi nga Serie A ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur...

MILAN-SHKËNDIJA

Milan “eliminon” Shkëndijën në ndeshjen e parë

17 Gusht, 2017 @21:34

Gjashtë gola kanë shënuar rossonerët në përballjen e parë të...

VARDAR-FENERBAHÇE

Vardari i jep kokëdhimbje Fenerbahçes

17 Gusht, 2017 @21:22

Skuadra e Vardarit në Shkup sonte ka befasuar Fenerbahçen e...

DINAMO-SKENDERBEU

Skënderbeut i ik fitorja, por shpreson në Europa Ligë

17 Gusht, 2017 @19:51

Një gol i pafat i pësuar nga Skënderbeu, në minutën e katërt...

DIREKT ONLINE

Shikoni direkt: Dinamo-Skënderbeu

17 Gusht, 2017 @18:11

Ka filluar ndeshja Dinamo Zagreb - Skënderbeu. Këtu mund ta ndiqni...

VALON BEHRAMI

Udinese zyrtarizon Behramin

17 Gusht, 2017 @18:10

Pas 5 viteve karrierë në Gjermani e Angli, mesfushori mitrovicas,...

TE STADIUMI

Gjendja e stadiumit të Prishtinës, e kënaqshme për Ceferinin

17 Gusht, 2017 @15:08

E kënaqshme. Kështu e ka vlerësuar gjendjen aktuale të stadiumit...

REFERËT

Përcaktohen referët e xhiros së parë

17 Gusht, 2017 @15:00

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka përcaktuar referët e...

NGA VIZITA E KREUT TË UEFAs

Ceferin i jep shpresë futbollit të Kosovës

17 Gusht, 2017 @14:31

Kryetari i UEFA-së, Aleskander Ceferin, është shprehur të jetë i...

LEVANTE - BARCELONA

Enis Bardhi me 2 gola, prishet seria e Barcelonës

Foto: BBC

13 Maj, 2018 @21:45

Edhe pse u mendua se Barcelona do ta përfundonte sezonin 2017/2018...

VIDEO GOLI I DYTË

Bardhi ‘mat’ Ter Stegenit

13 Maj, 2018 @21:03

Levante po avancon aktualisht 5-2 ndaj Barcelonës, ndërsa Enis...

VIDEO GOLI

Supergol i Enis Bardhit ndaj Barçës

13 Maj, 2018 @20:56

Levante është duke e fituar aktualisht Barcelonën 4-1, ndërsa...

5 PËR VIKEND

Fundi i stinorit 17/18

Graph. O. Kraja

12 Maj, 2018 @13:15

Bundesliga Finalja (e shtunë, ora 3e30) Koln duhet të mposht...

ATLETICO APO BARÇA?

Griezzman ende pa koment

10 Maj, 2018 @10:39

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, që po shkëlqen qe...

Të gjitha lajmet nga La Liga