Giampalo Pazzinin ka qenë ndër më meritorët në fitoren e Milanit ndaj Lazios mbrëmë, mirëpo sulmuesi ende kërkon nga vetja.
Dy golat e shënuar mbrëmë nga Giampaolo Pazzini i kanë sjellë fitoren e sigurt Milanit ndaj Lazios 3-0.
Sulmuesi i përfaqësueses italiane, Giampaolo Pazzini, ka shënuar dygolësh në ndeshje duke arysetuar tërësisht cilësitë e tij.
Pas ardhjes së Mario Balotellit në Milan, Pazzini më shumë rrinte në bankën rezervë, mirëpo ai menjëherë në mungesë të Balotellit, ka ngritur kuotën e golave të shënuara në 12.
“Unë kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja. Unë duhet të tregohem ende. Jemi në formë dhe duhet të vazhdojmë kështu,” ka thënë Pazzini për reporterët, njofton Football Italia.
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Lazios, Milan ka kërcyer përsëri në vendin e tretë të tabelës së Serie A-së.