Të gjitha lajmet

PEJA - BASHKIMI

Peja fiton ndeshjen e mbetur ndaj Bashkimit

Peja fiton ndeshjen e mbetur ndaj Bashkimit

9 Prill, 2017 @17:45

Peja
Bashkimi
Peja 62 : 60 Bashkimi
Noah DAHLMAN 22 pikë Gazmend SINANI 20 pikë

Palestra "Karagaç" - Pejë

Në duelin e mbetur nga xhiroja e XIV, Peja e mposhti Bashkimin në palestrën sportive “Karagaç”.

Në këtë takim të dyja skuadrat ishin me plot mungesa për shkak të rregullave të FBK-së në lidhje me lojtarët e ardhur apo larguar pas datës kur është dashur të luhej xhiroja e XIV, e këto mungesa më pak u vërejtën te pejanët, të cilët takimin e mbyllën me fitore.

Ndeshja ishte krejtësisht e barabartë dhe tejet dramatike deri në sekondat e fundit. 40 sekonda para fundit, dy gjuajtjet e lira të sakta të Leonard Mekajt i dhanë epërsinë 1 pikëshe pejanëve, e në akcionin e Bashkimit, Popovic nuk ishte i saktë për tre pikë, duke i mundësuar Pejës edhe një akcion, akcion në të cilin Alban Veseli fitoi dy gjuajtje të lira. Prej tyre, ai u tregua i saktë në njerën prej tyre, por kjo mjaftoi që ndeshja të mbyllej me fitoren e pejanëve 62-60, me Kayel Locken e mysafirëve që nuk ishte i saktë për 3 pikë 3 sekonda pa përfunduar takimi.

Më i dalluari te Peja ishte Noah Dahlman, i cili sonte ishte i vetmi lojtar i huaj në ekipin pejan. Dahlman takimin e mbylli me 22 pikë, derisa te prizrenasit u veçuan Gazmend Sinani me 20 pikë dhe Kayel Locke me 17 sosh.

Përveç takimit më pak që e patën sot, Peja e Bashkimi do ta luajnë mes vete edhe takimin e mbetur nga xhiroja e XXI. Ky takim zhvillohet në Prizren në një datë të pacaktuar ende.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA



PEJA

1 Noah Dahlman (40:00) 22 pikë 12 kërcime 4 asistime
2 Alban Veseli (40:00) 14 pikë 11 kërcime 2 asistime
3 Leonard Mekaj (40:00) 12 pikë 3 kërcime 10 asistime
4 Blendi Kadusha (10:20) 5 pikë 1 kërcim 1 asistim
5 Egzon Kuqi (16:51) 4 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Arti Hajdari (30:02) 3 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Mirza Ahmetbasic (22:46) 2 pikë 1 kërcim 4 asistime
8 Rron Grapci - - -
9 Mirza Muric - - -


BASHKIMI

1 Gazmend Sinani (34:01) 20 pikë 17 kërcime -
2 Kayel Locke (40:00) 17 pikë 7 kërcime 2 asistime
3 Qëndrim Biraj (33:46) 7 pikë 4 kërcime 5 asistime
4 Mikaile Tmusic (31:37) 7 pikë 4 kërcime 4 asistime
5 Marko Popovic (13:09) 7 pikë 1 kërcim 1 asistim
6 Imer Tahiri (30:01) 2 pikë 2 kërcime 3 asistime
7 Edmond Kryeziu (17:23) 0 pikë 3 kërcime 1 asistim
8 Ardit Memçaj - - -
9 Taha Shinik - - -
10 Drilon Rabi - - -
11 Altin Gashi - - -

SIGAL PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Fitore e lehtë për Sigal Prishtinën

8 Prill, 2017 @20:07

Ndeshja e sontme kundër Vëllaznimit, i ka shërbyer më shumë si...

RAHOVECI - TREPÇA

Trepça mposht Rahovecin pas vazhdimeve

8 Prill, 2017 @19:55

Ndeshje e nxehtë është zhvilluar sot në Suharekë, në palestrën...

FBK

Belegu takon kryetarin e FIBA Europe

Foto: Arkiv

8 Prill, 2017 @18:00

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu,...

RREGULLAT E FBK

Mungesat e theksuara në derbin Peja-Bashkimi

8 Prill, 2017 @11:28

Dueli derbi i mbetur nga xhiroja XIV e Superligës ndërmjet Pejës e...

SEASON RECORD @ SUPERLEAGUE

Kevin Brown thyen rekordin e stinorit

8 Prill, 2017 @11:01

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit të Suharekës, Kevin Brown, ka...

REFERËT E NDESHJEVE

Përcaktohen gjyqtarët e xhiros XXVI

13 Prill, 2017 @14:21

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka deleguar referët dhe...

NCAA SHOWCASE

NCAA Showcase – kamp i nivelit të lartë

13 Prill, 2017 @9:11

NCAA Showcase Kosovo 2017 – kampi i parë i akredituar nga NCAA që...

BASHKIMI-PEJA

Bashkimi triumfon ndaj Pejës

BOROZANI/ Arian Paçarizi

12 Prill, 2017 @19:48

Bashkimi ka arritur të mposht Pejën për herë të dytë këtë...

ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PEJA

Peja i afrohet Bashkimit plotësisht

12 Prill, 2017 @19:22

10 minutëshi i fundit i ndeshjes Bashkimi-Peja pritet të kalojë...

PJESA E PARË: BASHKIMI-PEJA

Peja ngushton epërsinë në minutën e fundit

BOROZANI/Arkiv

12 Prill, 2017 @18:49

Bashkimi ka pasur rast të mirë të zgjerojë epërsinë e arritur...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga