SOT — e Marte, 21 Maj, 2013. // Portali sportiv mbi ngjarjet më të reja shtetërore e globale.

Peja rikthen kreun

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Peja rikthen kreun

Peja është rikthyer në krye të tabelës në BKT Superligë, pasi e mposhti Sigal Prishtinën në derbin e javës me rezultat 77-72.


2 Mars, 2013 @22:26


E plotësuar:
2 Mars, 2013 @22:35


SHPËRNDAJ

Ndeshja derbi e javës së dytë të stinorit pranveror në BKT Superligë ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, përfundoi me fitoren e pejanëve me rezultat 77-72.

Në çerekun e parë ishte Sigal Prishtina e cila kishte një dominim të lehtë në lojë. Ndalja e Dardan Berishës në vetëm dy pikë, bëri që prishtinasit ta përfundojnë dhjetë minutëshin e parë në epërsi me rezultat 13-18.

Çereku i dytë ishte krejtësisht ndryshe në krahasim me atë të parin. Peja e përfundoi këtë çerek në epërsi me rezultat 41-28 duke arritur kështu epërsinë më të thellë në ndeshje ndaj Sigal Prishtinës. Derisa me lojë të mirë për vendasit u dallua dyshja Berisha - Shaptahu, te mysafirët vetëm Edmond Azemi dhe Alvin Snow ishin ata të cilët arritën të shënojnë në këtë çerek.

Në pjesën e parë të gjysmëlojës së dytë Prishtina me lojë të mirë në mbrojtje, arriti ta shkrijë epërsinë e pejanëve në shtatë pikë, derisa semafor në palestrën Karagaçi tregonte rezultatin 56-49.

Dhjetë minutëshi i fundit i ndeshjes 15 prej 21 pikëve të shënuara i realizoi nga vija e gjuajtjeve të lira dhe kjo ishte njëra prej arsyeve kryesore në fitoren e verdhezinjëve.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte i zakonshmi, Dardan Berisha, me 22 pikë, derisa nga 20 pikë i shënuan Samir Shaptahu i Pejës dhe Alvin Snow i Sigal Prishtinës, që të dy me nga katër tresha në lojë.

 

21-shi e mposhtë Vëllaznimin

 

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, RTV 21 ka shënuar fitore me 25 pikë epërsi ndaj Vëllaznimit, duke e mposhtur me rezultat 95-70.


Rezultatet e javës
RTV 21 - Vëllaznimi 95-70
Peja - Sigal Prishtina 77-72
Drita - Sigkos Bashkimi nesër
Kosova - Trepça nesër

Koshashënuesit e Pejës
1 Dardan Berisha 22 pikë
2 Samir Shaptahu 20 pikë
3 Gerti Shima 12 pikë
4 Harouna Mutombo 10 pikë
5 Alban Veseli 5 pikë
6 Cyril Awere 4 pikë
7 Valdet Grapci 2 pikë
8 Rron Grapci 2 pikë

Koshashënuesit e Sigal Prishtinës
1 Alvin Snow 20 pikë
2 Edmond Azemi 18 pikë
3 Fahri Breca 15 pikë
4 Julian Terrell 8 pikë
5 Hekuran Binxhija 7 pikë
6 Akida McLain 4 pikë


Peja rikthen kreun





About Borozani.com


TË FUNDIT