Të gjitha lajmet

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 3.0 - 1970

Foto: Getty Images/ Google Images

Pele 3.0 - 1970

Shkruan: LUAN MORINA

6 Qershor, 2018 @8:00

Brazili në Kupën e Botës si vendas kishin luajtur me fanella të bardha. Ngjyra e zakonshme, e verdha kishte nisur me titullin e fituar në Suedi, dymbëdhjetë vite më parë. E verdha u kishte sjellë fat vazhdimisht më pas, por nuk ishte vërejtur qartazi tek të tjerët që i shihnin nëpërmjet ekranit të televizorit. Kjo do të ndryshonte në vitin 1970, kur për herë të parë do të bëhej transmetimi i ndeshjeve me ngjyra. Por, do të ishte hera e fundit që do të shihnim Kupën e Zhyl Rimet (Jules Rimet).

TROFEU JULES RIMET

Zhyl Rimet ishte presidenti i tretë i FIFA-s, duke qenë ndër nismëtarët për themelimin e kësaj organizate. Ideja e tij ishte e qartë që nga fillimi – organizimi i një turneu ndërkombëtar në nivel global. Lufta e Parë Botërore kishte ndërprerë planet, pas së cilës ngjarje mori së pari timonin e Federatës Franceze të Futbollit në vitin 1919, e dy vite më pas edhe të FIFA-s. U pensionua në vitin 1954, duke mbetur presidenti me mandatin më të gjatë prej 33 viteve në krye të kësaj organizate. Dy vite më vonë kishte vdekur, gjersa trofeu i Kupës së Botës kishte marr emrin e tij. Ky trofe do t’i takonte kombëtares që do të fitonte e para tre tituj. Në vitin 1970 ishin tri kombëtare me këtë sukses – Italia, Uruguai, dhe Brazili. E vetëm njëra nga to kishte atë që nga shumë konsiderohet njëri ndër ekipet më të mira në histori të futbollit.

Pele 1970

Katër vite më parë, në djepin e futbollit, Brazili kishte hapur garën me fitoren 2-0 ndaj Bullgarisë, me golat e Peles dhe Garrinchës. Ky i fundit kishte 32 vjeç, Zito 33, kapiteni Bellini 36, Djalma Santos 37, portieri Gilmar 35. Ky ekip i plakur nuk i duroi futbollit hungarez i cili akoma ruante shkëndija të pakta nga koha e artë e tyre, duke u mposhtur 1-3. I njëjti rezultat ishte edhe ndaj Portugalisë, me futbollistin më të madh portugez para Cristiano Ronaldos, Eusebion, i cili kishte shënuar dy herë.

KUSH ISHTE SALDANHA?

Pas mënjanimit në grupe në Angli, Brazili kishte nisur rinimin e ekipit, dhe në vitin 1969 kishin ftuar Joao Saldanha-n të merrte udhëheqjen e ekipit kombëtar. Në kualifikimet për Kupën e Botës në Meksikë, Saldanha kishte shpirë Brazilin në gjashtë fitore radhazi pa asnjë humbje. I rënë në bela me presidentin e Brazilit, Emilio Medici i cili ishte një diktator ushtarak i vendosur në krye të shteti, Saldanha refuzonte përzgjedhjen e futbollistëve të presidentit të vendit.

Saldanha ishte shkarkuar pasi kritikave të trajnerit të Flamengos, iu kishte përgjigjur duke i dalë në takim me pistoletë. Kjo kishte qenë arsye e mjaftueshme për të plotësuar dëshirën e presidentit të vendit, të cilit thuhet se i është përgjigjur që ‘do të dëshiroja edhe unë të zgjidhja disa nga ministrat e tij’. Mario Zagallo do të merrte udhëheqjen e kombëtares në moshën 39 vjeçare.

HISTORIA ZAGALLO

Zagallo në vitin 1998 ishte mposhtur në finale nga Franca, në periudhën e tretë të tij si trajner i Brazilit (e para ishte në vitet 1967-1968, dhe disa herë kishte pasur detyra tjera më pak teknike me kombëtaren). Fitues i Kupës së Botës në vitin 1958 dhe 1962, Zagallo do të bëhej trajneri i parë, nga dy të cilët kanë fituar Kupën e Botës si futbollist dhe si trajner.

Disa minuta kishte qëndruar në ajër Pele para se të lëshonte atë goditje me kokë në këndin e pambrojtur të Enrico Albertosit, për të hapur serinë prej katër golave që do të vuloste dinastinë ndër më të shkëlqyeshmet në histori të futbollit. Italianët me katanaçon e tyre të zakonshme ishin detyruar të ndërmerrnin sulme për ta barazuar rezultatin gati dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë me golin e Roberto Boninsegna, i cili ishte zëvendësuar në minutat e fundit nga Gianni Rivera. Giacinto Facchetti mbante shiritin e kapitenit tek ajo Itali, me Sandro Mazzolan, e Luigi Rivan në formacion.

DUELET NË 35 GRADË CELZIUSI

Katanaçoja italiane nuk mund t’i rezistoj bukurisë së futbollit brazilian. Gerson dhe Jairzinho kishin shënuar brenda pesë minutave duke shembur Italinë, para se Carlos Alberto të shënonte njërin nga golat më të mirë ekipor, të cilët do të përsëriteshin pothuajse në të njëjtën mostër edhe në Spanjë pas dymbëdhjetë viteve. Pele që kishte dy asistime, me Tostao ishin në sulm, Rivellino bashkë me Jiarzinhon në krahë, derisa Gerson luante në pozitën e trurit të ekipit, bashkë me Clodoaldon në finalen që kishte nisur në ora 12 në një ditë qershor në stadiumin Azteca.

Pele vs England

Ndër peripecitë më të mëdha të kësaj Kupe ishte orari i ndeshjeve, të cilat për t’u përshtatur me Evropë duhej të luheshin edhe si finalja, në mesditë në temperaturat mbi 35 gradë celsius. Transmetimet televizive, tash me ngjyra ngulmonin për t’u bërë një gjë e tillë. Me ngjyra ishte transmetimi i marrjes së trofeut të Zhyl Rimet nga ana e kapitenit Carlos Alberto, për të mos u kthyer më në FIFA. Për të mos u humbur kurrë më, ashtu siç kishte ndodhur katër vite më parë në Angli.

BIE KAMPIONI

Kampionët e katër viteve më parë, Anglia me Bobby Moore, Bobby Charlton, e portierit më të mirë anglez deri sot, Gordon Banks, do t’u dilte në udhë të brazilianëve qysh në grupe. Një gol i Jairzinhos kishte mjaftuar për fitoren minimale. Në ndeshjen e parë në grupe, Brazili kishte mposhtur kampionët e atëhershëm evropian, Çekosllovakinë me rezultat 4-1 (dy gola Jairzinho, nga një Pele e Rivellino). Ndeshja e fundit në grupe për Brazilin ishte kundër Rumanisë e cila ra me rezultat 3-2, kësaj radhe Pele shënoi dy herë e Jairzinho shtoi një ndërmjet golave të Peles.

Maroku, El Salvadori, dhe Izraeli ishin ekipet që debutonin në Meksikë, që të gjitha të eliminuara në grupe. Në çerekfinale, Uruguai kaloi Bashkimin Sovjetik me një gol të shënuar në vazhdime; ngjashëm si Gjermania kaloi Italinë me golin e Gerd Mullerit, porse që të dyja kishin shënuar nga dy herë në pjesën e rregullt. Italia shënoi katër herë karshi një goli të Meksikës, e Brazili i lejoi Perus një gol më shumë, duke ia kthyer katër me Rivellinon, Jairzinhon, dhe dyshen e Tostaos.

GJYSMËFINALET ME GOLA

Në gjysmëfinale, Brazili mposhti lehtë Uruguain me rezultat 3-1, ndonëse ishin në disavantazh gjatë pjesës së parë, në fund të së cilës barazoi Clodoaldo. Jairzinho e Rivellinho shënuan në çerek-orën e fundit të ndeshjes. Në anën tjetër, Italia kaloi Gjermaninë në njërën prej ndeshjeve më të mira në histori të Kupës së Botës. Boninsegna kishte shënuar në minutën e tetë për të mbajtur epërsinë deri në fund të ndeshjes kur shënoi Schnellinger. Në vazhdime u shënuan edhe pesë gola tjerë. Muller kaloi në epërsi gjermanët e perëndimit, para se të barazonte Burgnich e të kalonte në epërsi Riva në fund të shtesës së parë. Muller barazoi në minutën 110, për të lëshuar menjëherë rezultatin pas golit të Riveras një minutë më vonë.

Pele

Dhjetë golat e Gerd Mullerit, e bëjnë atë golashënuesin e dytë më të mirë në një Kupë të Botës në futboll. Edhe katër tjerë do të shtonte katër vite më pas, kur edhe do të merrnin të artën. Kësaj radhe ishte koha e Peles!

SHQIP NË BOTË

Ismet Sinani vazhdon me Milanin

5 Qershor, 2018 @16:45

Ismet Sinani do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit! Sulmuesi...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 1958

Foto: wikimedia

5 Qershor, 2018 @16:37

Në dhjetë edicionet e fundit të Kupës së Botës, vetëm një...

ZYRTARE

United zyrtarizon transferimin e parë veror

5 Qershor, 2018 @16:06

Braziliani Fred është transferimi i parë i Jose Mourinhos te...

ZYRTARE

Zyrtarizohet transferimi i parë i Unai Emery

Foto: Arsenal FC

5 Qershor, 2018 @15:57

Ashtu siç edhe pritej, ashtu edhe ndodhi. Stephan Lichtsteiner...

MIQËSORET E ITALISË

Mancini, 3 miqësore - 3 rezultate të ndryshme

Foto: NazionaleCalcio/fb

5 Qershor, 2018 @7:09

Italia mbrëmë ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë dhe të fundit...

THE SUN

Hazard dhe De Gea, arsyeja e largimit të Zidanit

Foto: RealMadrid/fb

4 Qershor, 2018 @21:23

Një shkrim i botuar në britaniken The Sun pohon se një natë para...

VENDIMI I UEFAs

Pep suspendohet për 2 ndeshje në Champions

4 Qershor, 2018 @18:34

Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, është suspenduar për...

23-shja e ZVICRËS

Zvicra me 4 shqiptarë, Mehmedi mbetet jashtë

Foto: football.ch

4 Qershor, 2018 @15:23

Përfaqësuesja e Zvicrës do të udhëtojë për në Rusi me 4...

GJERMANIA NË BOTËROR

Nuk ka vend për Sanen në Botëror

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @11:53

Se çfarë konkurrence është në reprezentacionin e Gjermanisë...

BELGJIKA

Januzaj në listën zyrtare për Botëror

Foto: manutd.com/arkiv

4 Qershor, 2018 @11:04

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj, pas një kohe jo...

TRAJNERI I DERITASHËM I LIRISË

Shkëmbi zyrtarizohet në Superiore

BOROZANI/ D. S.

4 Qershor, 2018 @10:44

Pas një stinori të kaluar tejet mirë te Liria e Prizrenit, ku...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Ronaldo

3 Qershor, 2018 @21:30

Nëse mbahet në mend diçka tek futbollistët brazilian, pos artit...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 2.0 - 1962

Pele dhe Vava, 1962. (Foto: Getty Images/ Google Images)

5 Qershor, 2018 @23:00

Futbolli olimpik i dedikohej më shumë futbollistëve amatorë,...

KOLUMNE: FUTBOLLISTËT QË SHKRUAN HISTORINË

Pele 1958

Foto: wikimedia

5 Qershor, 2018 @16:37

Në dhjetë edicionet e fundit të Kupës së Botës, vetëm një...

23-shja e ZVICRËS

Zvicra me 4 shqiptarë, Mehmedi mbetet jashtë

Foto: football.ch

4 Qershor, 2018 @15:23

Përfaqësuesja e Zvicrës do të udhëtojë për në Rusi me 4...

GJERMANIA NË BOTËROR

Nuk ka vend për Sanen në Botëror

REUTERS/Arkiv

4 Qershor, 2018 @11:53

Se çfarë konkurrence është në reprezentacionin e Gjermanisë...

BELGJIKA

Januzaj në listën zyrtare për Botëror

Foto: manutd.com/arkiv

4 Qershor, 2018 @11:04

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj, pas një kohe jo...

Të gjitha lajmet nga Russia 2018