Të gjitha lajmet

U21

Përfaqësuesja U21 e gatshme për debutim

Përfaqësuesja U21 e gatshme për debutim

Teksti: FFK

24 Mars, 2017 @16:04

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Irlandës në Dublin.

Stërvitja u mbajt në “Tallaght Stadium”, aty nesër në orën 13:00 sipas kohës lokale në Dublin, Kosova U21 do të debutojë në arenën ndërkombëtare, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit e tij, Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica punuan rreth 1 orë me futbollistët, në mënyrë që të hyjnë sa më të përgatitur për sfidën e nesërme.

Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, kurse entuziazmi për debutim të suksesshëm tek futbollistët është i madh, ndonëse të gjithë janë të vetëdijshëm se përballë do të kenë një kundërshtar shumë të fortë sidomos në aspektin fizik.

Stërvitjen e sotme e përcollën nga afër edhe dy anëtarët e Komitetit Ezkekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri.

Deklaratat pas stërvitjes

Rafet Prekazi, përzgjedhës: “Tani është koha që duhet ta japim maksimumin në fushë. Dihet çfarë probleme kemi pasur në vijën e mbrojtjes , me disa lojtarë me mungesë të dokumentacioneve, por realisht jemi në një proces sikur edhe vetë shteti në ndërtim e sipër. Këto janë probleme, por duhet të ballafaqohemi me to pa marrë parasysh se kush nuk do të mund të luajë. Dje na kanë lajmëruar se dy lojtarë të mbrojtjes nuk kanë të drejtë të luajnë për shkak të moskompletimit të dokumentacionit. Sidoqoftë ne do t’iu japim rastin lojtarëve që luajnë në kampionatin vendor. Kryesore është që këta djelmosha ta japin maksimumin në fushë, të tregojnë që kanë shpirt dhe që dinë të luajnë futboll. Kaq kërkojmë prej lojtarëve tonë.”

Arian Kabashi (Sion): “Shpresoj të bëjmë një rezultat të mirë kundër Irlandës. Kemi kualitet në ekip dhe të gjithë do ta japim maksimumin dhe do ta lëmë shpirtin në fushë në ndeshjen e nesërme. Kemi punuar mirë këto ditë dhe tashmë po e njohim lojën e njëri – tjetrit, që është shumë domethënëse për ne si ekip i ri.”

Ardit Nika (Prishtina): “Puna në përfaqësuese po shkon shumë mirë, ekipi është duke u komponuar. Kushtet për lojë janë shumë të mira. Jemi ekip i ri po që po komponohet shumë mirë. Besoj se me fuqi dhe zemër do të arrijmë fitore.”

Enis Alaj (Etoile Caraouge): “E kemi një grup të fortë të lojtarëve, me cilësi shumë të mira. Shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen kundër Irlandës. Kushtet janë të shkëlqyeshme dhe nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të luajmë të bashkuar dhe të marrim atë që duam.”

Leonard Pllana (Dalkurd): “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë shpresojmë që nesër do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Kemi vullnet, dëshirë dhe entuziazëm dhe do të hyjmë për fitore. Stërvitjet e deritashme na kanë ndihmuar ta njohim më mirë njëri-tjetrin, andaj pres që të mos zhgënjejmë.”

ITAALB

“Prova” e ndeshjes Itali-Shqipëri

24 Mars, 2017 @15:51

Një ndeshje miqësore futbolli është luajtur sot ndërmjet...

PARA NDESHJES

Kosova me fanella të kaltërta

24 Mars, 2017 @15:38

Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e sontme ndaj Islandës do...

REAGIM

Vëllaznimi reagon ndaj vendimeve të Komisionit Disciplinor

24 Mars, 2017 @15:30

Dënimi prej 800 eurove gjobë dhe 7 muaj moslojë për futbollistin...

AVDIJAJ

Avdijaj: Zemra po më kënaqet prej gëzimit

24 Mars, 2017 @15:19

Donis Avdijaj është në pritje të debutimit sot për...

VIDEO

Befasi e kopjuar për lojtarët e Kosovës

24 Mars, 2017 @15:07

Sponzori i përfaqësueses së Kosovës, TEB Bank, ka përgatitur...

DONIS AVDIJAJ

Avdijaj merr lejen nga FIFA

Foto: Albert Sinani

24 Mars, 2017 @14:40

Donis Avdijaj do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert...

ANSI AGOLLI

Agolli: Do të japim maksimumin

24 Mars, 2017 @10:49

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, në konferencën për...

ITALI - SHQIPËRI

Në Palermo për befasi!

Foto nga stërvitja në Palermo (Mars 2017)

24 Mars, 2017 @10:34

Përveç Kosovës, edhe Shqipëria sonte e zhvillon ndeshjen e vet...

KOSOVA - ISLANDA

Melbourne i uron fat Besart Berishës

24 Mars, 2017 @10:22

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, klubi australian...

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

FIFA RANKING - PRILL 2018

Kosova ngritet për 24 pozita në renditjen e FIFAs

Foto: FFK

12 Prill, 2018 @9:53

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të...

KOSOVA U16 - FEMRAT

Vajzat e Kosovës U16 drejt Irlandës Veriore

Foto: FFK

9 Prill, 2018 @19:50

Përfaqësuesjaja e Kosovës U16 në konkurrecën e femrave nesër do...

TURNEU ZHVILLIMOR U16

Luksemburgu U16 mposht Kosovën U16

Foto: FFK

8 Prill, 2018 @21:05

Kosova U16 sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit në...

VEDAT MURIQI

Muriqi afron Rizen drejt Superligës

8 Prill, 2018 @12:57

Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar...

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja