Të gjitha lajmet

FERONIKELI - VËLLAZNIMI

Përfundim tejet dramatik, Vëllaznimi ende shpreson

Foto: KF Vëllaznimi

Përfundim tejet dramatik, Vëllaznimi ende shpreson

12 Maj, 2018 @17:01

Feronikeli
Vëllaznimi
Feronikeli 1 : 1 Vëllaznimi
Kone HAMED 90+3' Tun BARDHOKU 90+4'

Stadiumi "Rexhep Rexhepi", Drenas

Me një fund tejet dramatik dhe pa fitues u mbyll dueli i sotëm mes dy skuadrave që po luftojnë për t’i ikur barazhit, Feronikelit e Vëllaznimit.

Ndeshja në përgjithësi kaloi me skuadrën vendase më kërkuese, mirëpo rezultati vazhdonte të ishte i bardhë deri në minutën e 3’ të kohës shtesë, moment në të cilin Hamed i vendasve shënoi për 1-0 pas asistimit nga Granit Arifaj. Pasi që ky gol u shënua në minutën e 3’ të kohës shtesë, të gjithë prisnin se ky do të ishte rezultati përfundimtar i duelit, mirëpo ndryshe mendoi Tun Bardhoku i mysafirëve, i cili me një goditje fantastike nga mbi 20 metra shënoi për 1-1 në çastet e fundit të ndeshjes, për t’ia mundësuar skuadrës së tij një pikë tejet të madhe në luftën për t’i ikur barazhit.

Sa i përket rasteve tjera, për t’u veçuar është ai i Granit Arifajt në minutën e 86’ të ndeshjes, lojtar ky që nga afro 2 metra dështoi ta gjente rrjetën e mysafirëve.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Ky rezultat dhe barazimi i Gjilanit ndaj Drenicës bën që Vëllaznimi ta ketë në dorën e tij mundësinë e shpëtimit pa pasur nevojë të luajë në barazh. Në rast se gjakovarët e mposhtin Gjilanin në ndeshjen e fundit sezonale në Gjakovë, Vëllaznimi eviton barazhin, e në anën tjetër, Feronikeli, që duket i shpëtuar pa nevojën e barazhit, në xhiron e fundit luan në udhëtim te Flamurtari.

5 PËR VIKEND

Fundi i stinorit 17/18

Graph. O. Kraja

12 Maj, 2018 @13:15

Bundesliga Finalja (e shtunë, ora 3e30) Koln duhet të mposht...

DERBY-FULHAM

Derby merr avantazhin

Fotot: DerbyCounty/fb

12 Maj, 2018 @12:15

Sulmuesi anglez, Cameron Jerome, ka shënuar golin e vetëm të...

DUA LIPA

Rast që vjen një herë në jetë

Foto: DuaLipa/fb

12 Maj, 2018 @9:37

Këngëtarja Dua Lipa është zyrtarisht artistja që do të...

LA GAZZETTA

I dridhet karrigia

Foto: ACMilan/fb

11 Maj, 2018 @18:32

Nuk e ka të sigurtë vazhdimin e të qenit trajner te ekipi i tij....

ANGLIA DREJT BOTËRORIT

Lista e Southgate-it publikohet të mërkurën

11 Maj, 2018 @18:23

Anglia është gati për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Federata...

DANI ALVES

Edhe Alves mungon në Botëror!

11 Maj, 2018 @18:10

Kampionati Botëror “Rusia 2018” nuk do të ketë në dispozicion të...

LIRIA - PRISHTINA

Pefqeli çon Prishtinën në ‘finalen’ e kampionatit

Foto: prishtinafc.com

11 Maj, 2018 @17:21

Mesfushori Mërgim Pefqeli me golin e tij të shënuar në kohën...

DRITA - TREPÇA'89

Fazliu afron Dritën drejt titullit

11 Maj, 2018 @17:16

Drita tashmë është një ndeshje larg titullit kampion. Ekipi...

LLAPI - FLAMURTARI

Daku në formë, Llapi fiton

11 Maj, 2018 @16:37

Në takimin që nuk mori shumë vëmendje për shkak të dy ndeshjeve...

LIRIA - PRISHTINA

Liria vs. Prishtina, formacionet startuese

BOROZANI

11 Maj, 2018 @15:01

Me fillim nga ora 16:00, Liria e Prishtina përballen mes vete në...

DRITA - TREPÇA '89

Drita vs. Trepça ‘89, formacionet zyrtare

11 Maj, 2018 @14:55

Pak para ndeshjes, janë publikuar formacionet startuese të Dritës...

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga