Të gjitha lajmet

LEICESTER - SEVILLA

Përmbysje në ‘King Power’, Leicesteri shkruan historinë

Përmbysje në ‘King Power’, Leicesteri shkruan historinë

14 Mars, 2017 @22:45

Leicester City
Sevilla
Leicester City 2 : 0 Sevilla
Wes Morgan 27', Marc Albrighton 54'

King Power Stadium

Në takimin e luajtur në ‘King Power Stadium’, kampioni në fuqi i Anglisë arriti ta përmbys disavantazhin e ndeshjes së parë, për ta arritur kështu një kualifikim historik në çerekfinale, kualifikim ky që nuk u prit pothuajse nga askush, marrë parasysh përvojën e Sevillës në Evropë si dhe shkarkimin e Ranierit pas ndeshjes së parë që u humb në Spanjë para 2 javëve.

Pjesa e parë kaloi me lojë të fortë fizike nga të dyja skuadrat dhe pa shumë raste konkrete për shënim. Leicesteri, që i nevojitej goli pasi që në fushë hyri me disavantazhin 2-1 nga ndeshja e parë në Andaluzi, epërsinë e gjeti me kapitenin Wes Morgan në minutën e 27’ të takimit. Morgan, që u bë xhamajkani i parë që shënon gol në Champions League, u gjet më së miri në zonë pas një krosimi të Riyad Mahrezit nga goditja e dënimit, ndërsa gola të tjerë në pjesën e parë nuk pati, përkundër gjysëm-tentimeve në të dy cepat e fushës.

Në pjesën e dytë gjithçka ishte më interesante. Mysafirët nga Andaluzia filluan sulmet për golin e barazimit, ndërsa rasti i parë erdhi nga një goditje nga distanca, moment në të cilin Sevilla e goditi shtyllën, duke dhënë shenja që nuk e kishte në plan të dorëzohej lehtë. Mirëpo ndryshe mendoi Albrighton, i cili e gjeti golin e dytë për skuadrën e tij me një goditje me të majtën dhe i dha Leicesterit epërsinë 2-0, epërsi e cila u menaxhua deri në fund dhe Leicesteri e siguroi çerekfinalen përkundër tentimeve të spanjollëve për barazim.

Duhet përmendur që hero i këtij takimi ashtu si në ndeshjen e parë në Spanjë ishte Kasper Schmeichel, i cili e priti penalltinë e Nzonzit dhe nuk lejoi që ndeshja të shkonte në vazhdime. Pak minuta para penalltisë, Samir Nasri u përjashtua nga loja, pasi ra ‘pre’ e provokimit të Jamie Vardyt dhe kjo e lehtësoi edhe më tepër punën për kampionin anglez, skuadër kjo që sonte e arriti pikën më të lartë të arritjeve që nga themelimi i klubit.

Me Cityn që ende nuk e ka kryer ndeshjen e vet, Leicesteri momentalisht është skuadra e vetme angleze që ka arritur çerekfinalen e sivjetshme.

GRUPI G

Visar Ganiu, ndihmës-trajner i Maqedonisë

14 Mars, 2017 @20:52

Përfaqësuesja e Maqedonisë, sot edhe zyrtarisht ka emëruar...

NË PRITJE

Kastriot Dërmaku, befasia e De Biasit!

Kastriot Dërmaku, Lucchese.

14 Mars, 2017 @14:41

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pritet që...

ORË TJETËR

Nga xhiroja XXII, ndërrojnë terminet

BOROZANI/A.P.

14 Mars, 2017 @14:07

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nga kjo...

XHIRO XXII

Derbi mitrovicas të dielën

BOROZANI/ A. P.

14 Mars, 2017 @13:59

Përballja ndërmjet Trepçës’89 dhe Trepçës është përcaktuar...

TË PREMTEN

Kampioni vazhdon stërvitjet, pret Hajvalinë

Afrim Tovërlani, në stërvitje me skuadrën e Feronikelit/ BOROZANI/ Arian Paçarizi

14 Mars, 2017 @13:45

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli, është duke...

PËR NDESHJE NDAJ ISLANDËS

Portieri i liderit merr ftesë nga Bunjaki

Bledar Hajdini (me fanellë të portokalltë) para ndeshjes/ BOROZANI/ A. Paçarizi

14 Mars, 2017 @12:05

Portieri i liderit të Superligës, Trepça’89, ka marrë ftesën e...

PARA NDESHJES: LEICESTER-SEVILLA

Do t’i lëvizim të gjithë gurëzit!

Riyad Mahrez me bashkëlojtar

14 Mars, 2017 @10:32

Dy javë më parë ishte ndeshja që i dha shpresë më të madhe...

PARA NDESHJES: JUVENTUS-PORTO

Juventus në avantazh të madh, por Porto s’duket e dorëzuar

Paolo Dybala dhe Gonzalo Higuain, gjatë stërvitjes para ndeshjes/ Foto: via uefa.com

14 Mars, 2017 @10:04

Juventus sot pret Porton në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8...

MEDIA

Pioli tregon synimet

14 Mars, 2017 @9:36

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka bërë të ditur synimet...

BOROZANI.COM PLAYER OF THE WEEK 21

Oto John, lojtari i xhiros XXI

Oto John, duke u bërë gati për ndeshje/ BOROZANI/ A. Paçarizi

14 Mars, 2017 @8:10

Nigeriani i ri i Trepçës’89, Oto John, që po shkëlqen këtë...

LAZIO-TORINO

Lazio mposht Torinon, kalon Interin

13 Mars, 2017 @23:02

Lazio po vazhdon të ngritet në stinorin që po kalon më mirë sesa...

FALENDEROHET

100 golat europian të Cristiano Ronaldos

13 Prill, 2017 @7:41

Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, është shprehur të jetë i lumtur...

ATLETICO - LEICESTER

I zakonshmi Griezmann, fitore minimale e Atleticos

12 Prill, 2017 @21:51

Një gol i të zakonshmit Griezmann doli të ishte i mjaftueshëm që...

BAYERN - REAL MADRID

Ronaldo me rekord, Reali me fitore

12 Prill, 2017 @21:39

Një ndeshje me 2 fytyra u zhvillua sonte në ‘Allianz Arena’ të...

DORTMUND - MONACO

Fitore e madhe, Monaco i afrohet gjysmëfinales

12 Prill, 2017 @19:36

Takimi që u desh të luhej mbrëmë, por që u detyrua të shtyhej...

ATLETICO - LEICESTER

Atletico vs. Leicester, konfirmohen skuadrat startuese

12 Prill, 2017 @18:47

Një orë para ndeshjes, janë bërë të ditura skuadrat startuese...

Të gjitha lajmet nga Champions League