Të gjitha lajmet

WARRIORS - SPURS @ GAME 1

Përmbysje nga Warriors, Spurs humbin ndeshjen dhe Leonardin

Përmbysje nga Warriors, Spurs humbin ndeshjen dhe Leonardin

14 Maj, 2017 @23:13

Golden State Warriors
San Antonio Spurs
Golden State Warriors 113 : 111 San Antonio Spurs
Stephen CURRY 40 pikë LaMarcus ALDRIDGE 28 pikë

GAME 1

Spektakël, rikthim senzacional dhe shumë emocione!

Të gjitha këto i pamë në ndeshjen e parë të serisë finale të Konferencës së Perëndimit mes Golden State Warriors dhe San Antonio Spurs. Një takim që filloi për mrekulli për mysafirët e San Antonios, por që në fund u mbyll me fitoren e vendasve falë një rikthimi senzacional të rezultatit, rikthim ky që u ndikua nga disa faktorë të ndryshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me 20 pikë epërsi për skuadrën e drejtuar nga Popovich, pjesë në të cilën paraqitje fenomenale zhvilluan LaMarcus Aldridge dhe Kawhi Leonard, e në anën tjetër Warriors nuk ishin aspak efikas nga gjuajtjet e tyre të zakonshme për 3 pikë. Këtë e tregon më së miri fakti që trepikëshi i parë i Warriors u shënua pas afro 19 minutave lojë. Kjo pjesë kaloi me shumë probleme në mbrojtjen e vendasve, sidomos kur bëhej fjalë për kërcimet në mbrojtje, të cilat zakonisht fitoheshin nga treshja e mysafirëve Aldridge-Lee-Gasol. Për t’u përmendur është fakti që epërsia më e lartë që Spurs e arritën në këtë takim ishte plot 25 pikë, por që në fund na shërben vetëm për statistika.

SKEMA PLAY OFF

Mirëpo, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Momenti kyç i takimit ishte lëndimi i Kawhi Leonard, lojtari lider i San Antonios. Leonard, që mungoi edhe në lojën e gjashtë ndaj Houstonit për shkak të problemeve me nyjën, u detyrua të largohej nga takimi për shkak të përsëritjes së këtij lëndimi. Leonard fillimisht u lëndua vetë, e më pas lëndimin e tij e përkeqësoi edhe një shkelje e këmbës nga Zaza Pachulia, shkelje e cila nga përsëritjet televizive duket se ishte bërë me qëllim. Gjithsesi, Leonard u largua dhe kjo i dha motiv shtesë dhe rehati më të madhe Warriorsave, kur dihej që mungonte edhe Tony Parker nga radhët e mysafirëve. Para se Leonard të largohej nga loja, Spursat ishin në epërsi prej 23 pikëve, mirëpo gjithçka mori kahje tjetër pas largimit të tij.

Nën udhëheqjen e dyshes Curry-Durant, Warriors krijuan një seri prej 18-0 në çerekun e tretë, për ta ngushtuar kështu dukshëm epërsinë e mysafirëve, kurse përmbysja e epërsisë ndodhi 4 minuta para fundit të ndeshjes, epërsi e cila më pas u mbajt deri në fund përkundër përpjekjeve të Spursave dhe Warriors e mbyllën me fitore takimin e parë të serisë. Një fakt tjetër që ndikoi në humbjen e Spursave sonte ishte edhe numri i madh i gabimeve personale i dyshes Gasol-Aldridge, të cilët kishin shkaktuar nga 4 gabime personale secili shumë minuta para fundit të ndeshjes.

Steph Curry takimin e mbylli me 40 pikë, 7 kërcime, 3 asistime e 3 vjedhje, derisa Durant pati 34 pikë, 5 kërcime e 4 asistime. Sa i përket San Antonios, më i dalluari ishte LaMarcus Aldridge me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme luhet përsëri në të njëjtën palestër.

PARA NDESHJES: KERASAN-DRITA

Sonte dueli i parë Play-Out i Superligës

14 Maj, 2017 @14:53

Përballja që nis në ora 19e15 në Pallatin e Rinisë dhe të...

PAS NDESHJES

Locke: Luajtëm me zemër dhe fituam

Kayel Locke, pas ndeshjes/ BOROZANI

13 Maj, 2017 @20:21

Pas fitores ndaj Prishtinës, për media foli Kayel Locke, lojtari...

PAS NDESHJES

Prakuraitis: Na befasoi agresiviteti i Bashkimit

Audrius Prakuraitis, pas ndeshjes/ BOROZANI

13 Maj, 2017 @20:17

Përveç trajnerit të Bashkimit, pas ndeshjes foli edhe Prakuraitis,...

PAS NDESHJES

Radovic: Fitore e merituar, u shpërblye puna

Dragan Radovic, majtas, pas ndeshjes/ BOROZANI

13 Maj, 2017 @20:11

Pas fitores së Bashkimit në ndeshjen e parë finale ndaj...

GAME 1: PRISHTINA - BASHKIMI

Fitore në udhëtim, Bashkimi merr epërsinë!

13 Maj, 2017 @19:52

Në takimin e parë të serisë finale mes Prishtinës dhe Bashkimit,...

LIVE: PRISHTINA - BASHKIMI

Ç3: Bashkimi mbetet në epërsi

Foto: Borozani direkt nga ndeshja e parë finale mes Prishtinës e Bashkimit, maj 2017

13 Maj, 2017 @19:27

Pas 30 minutave lojë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Bashkimit,...

LIVE: ÇEREKU I DYTË

Bashkimi me epërsi në pushim

BOROZANI

13 Maj, 2017 @18:38

Sikurse në fillimin e çerekut të parë edhe në fillimin e...

WIZARDS - CELTICS @ GAME 6

Wall dërgon serinë në ndeshjen e 7

Foto:nba.com

13 Maj, 2017 @8:07

Ndeshja e gjashtë në serinë Washington Wizards - Boston Celtics,...

ANTHONY RANDOLPH

Sllovenia do qendrën e Real Madridit

12 Maj, 2017 @14:14

Basketbollisti amerikan që luan për Real Madridin, Anthony Randolph...

SPURS - ROCKETS @ GAME 6

San Antonio në finale të Perëndimit

Foto: nba.com

12 Maj, 2017 @8:57

San Antonio Spurs, e deklasoi Houston Rocketsin në ndeshjen e...

CELTICS vs WIZARDS @ GAME 5

Celtics merr epërsinë

Foto: nba.com/celtics

11 Maj, 2017 @8:49

Boston Celetics ka shënuar fitore në duelin e pestë të serisë...

SPURS - ROCKETS @ GAME 5

Ginobili ia sjell fitoren e tretë skuadrës

Foto:nba.com

10 Maj, 2017 @9:23

San Antonio Spurs arriti ta mposht Houston Rocketsin në ndeshjen e...

Të gjitha lajmet nga NBA