Të gjitha lajmet

1/8: SPURS - JUVENTUS

Përvojë, përmbysje dhe kualifikim

Foto: UEFA

Përvojë, përmbysje dhe kualifikim

7 Mars, 2018 @22:50

Tottenham Hotspur
Juventus
Tottenham Hotspur 1 : 2 Juventus
H.M Son 39' G.Higuain 64', P.Dybala 67'

Wembley Stadium

Përkundër avantazhit pas barazimit 2-2Torino dhe lojës së shkëlqyeshme për 60 minuta sonte, Tottenhami u eliminua nga Juventusi, skuadër kjo që zhvilloi një pjesë të dytë tejet të mirë, për të kaluar kështu në çerekfinale.

Londinezët e filluan shumë mirë ndeshjen, shënuan për 1-0 dhe krijuan plot raste të tjera, mirëpo gjithçka u shkatërrua brenda pak minutave, falë përvojës së mysafirëve dhe mbrojtes së tyre të çeliktë.

SKEMA DREJT FINALES

Kur u mendua se Spurs po shkonin drejt fitores dhe kualifikimit, Juventusi reagoi furishëm. Fillimisht rezultati u barazua nga Higuain, goli i të cilit shkaktoi panikë te vendasit me jo shumë përvojë në ‘skenën e madhe’, ndërsa për 1-2 u përkujdes Paolo Dybala, i cili heshti ‘Wembleyn’ me një super finalizim.

Në minutat e mbetura, Tottenhami provoi ta gjente barazimin që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, mirëpo Juventusi u mbrojt shkëlqyeshëm dhe e mbylli ndeshjen me fitore, për t’i lënë të dëshpëruar vendasit, të cilët edhe një herë tjetër u treguan të papërvojë në momentet vendimtare të sezonit.

Meritë në këtë kualifikim të Juventusit duhet t’i ipet Massimiliano Allegrit, zëvendësimet e të cilit, Asamoah e Lichtsteiner, dolën të ishin tejet të qëlluara.

Përveç Juventusit, deri më tash çerekfinalen e kanë siguruar edhe Liverpooli, Reali e City. 4 çerekfinalistët e tjerë kuptohen pas një jave, ndërsa shorti për fazën tjetër mbahet më 16 mars në Nyon të Zvicrës.

1/8: SPURS - JUVENTUS

Përvojë, përmbysje dhe kualifikim

Foto: UEFA

7 Mars, 2018 @22:50

Përkundër avantazhit pas barazimit 2-2 në Torino dhe lojës së...

1/8: CITY - BASEL

Cityt i prishet rekordi, por kualifikohet

Foto: UEFA

7 Mars, 2018 @22:39

Në ndeshjen që u luajt vetëm për statistika, pasi që skuadra e...

KUPA E KOSOVËS

Kur mbahet shorti për çiftet gjysmëfinaliste?

BOROZANI / E.D

7 Mars, 2018 @15:54

Pasi u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së...

1/4: LLAPI - PRISHTINA

Prishtina mposht Llapin pas penalltive, kalon në gjysmëfinale

7 Mars, 2018 @15:50

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot mes Llapit dhe...

1/4: GJILANI - VUSHTRRIA

Eliminon Gjilanin, Vushtrria në gjysmëfinale

7 Mars, 2018 @14:55

Pas Drenicës dhe Vëllaznimit, gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës...

FORMACIONET STARTUESE

11-shet: Gjilani-Vushtrria

7 Mars, 2018 @13:04

Trajneri i Gjilanit dhe ai i Vushtrrisë kanë përcaktuar 11-shet...

EKSKLUZIVE

Shala: Këto klube janë në proces të licensimit

16 Prill, 2018 @21:11

Pak para përfundimit të stinorit 2017/18 në Superligë të...

PARA PAK ÇASTESH

Bayern zyrtarizon Kovacin trajner

13 Prill, 2018 @12:24

Skuadra e Bayern Munchenit, ka zyrtarizuar trajnerin e ri të...

SEMIFINAL DRAW

Shorti i gj’finales së Ligës së Kampionëve

Foto: asroma/twitter

13 Prill, 2018 @11:43

Janë kuptuar çiftet gjysmëfinaliste të edicionit të sivjetëm...

PREJ STINORIT TË ARDHSHËM

Niko Kovac trajner i ri i Bayernit

13 Prill, 2018 @10:56

Mediat gjermane mbrëmë kanë zbuluar emrin e trajnerit të ri të...

GJYSMËFINALISTËT

Pas 8 vitesh, 4 skuadra nga 4 shtete

12 Prill, 2018 @11:43

Për herë të parë pas 8 vitesh, në gjysmëfinale të Ligës së...

Të gjitha lajmet nga Champions League