Të gjitha lajmet

Evropiani i atletikës

Polonia e nis me të arta

Polonia e nis me të arta

7 Gusht, 2018 @21:00

Polakët fituan të artën dhe të argjendtën në shtytjen e gjyles dhe hedhjen e çekanit. Tek finalja e parë e pasdites, Wojciech Nowicki hodhi çekanin për 80.12m duke lënë me të argjendtën kolegun e tij, kampionin nga Amsterdami, Pawel Fajdek me 78.69m. Hungarezi Bence Halasz pati 77.36m në tentimi ne tij më të mirë duke mbetur me të bronztën.

Në shtytjen e gjyles, Michal Haratyk fitoi të artën me 21.72m, gjashtë centimetra më gjatë se Konrad Bukowieckzi. Kampioni i trefishtë i Evropës, dhe dy herë kampioni i botës, David Storl solli medaljen e dytë për Gjermaninë sot, të bronztën me 21.41m.

Në mëngjes, në kualifikimet në 800m, atletja jonë, Gresa Bakraqi përfundoi e 31ta me kohë 2:14.22.

Më herët, u zhvilluan dy finalet e para, në 50km ecje e nxituar. Tek femrat Ines Henriques e Portugalisë mori të artën para ukrainases Alina Tsviliy, dhe spanjolles Julia Takacs. Koha e portugezes ishte 4:09.21. Koha fituese e meshkujve ishte 3:46.32, e ukrainasit Maryan Zakalytskyy. Matej Toth i Sllovakisë, dhe Dzimitry Dziubin morën dy medaljet tjera.

Në garat e sprintit në 100m, Holanda nuk mbanë më kreun. Tek femrat, Dafne Schippers pas dy titujve të kampiones së Evropës, sonte përfundoi garën e treta me kohë 10.99, duke mbetur mbrapa Gina Luckenkemper nga Gjermania për 0.01 sekondë. Kampione e re e Evropës është Dina Asher-Smith nga Britania e Madhe e cila me 10.85 sekonda arriti kohën më të mirë të vitit në botë.

Dominimi në garat 100m në Evropian, kthehet tek britanikët. Më i shpejti nga kualifikimet, Jimmy Vicaut nga Franca nuk startoi në finale për shkak të lëndimit. Në garën prej shtatë atletëve, Zharnel Hughes me kohë 9.95 shënoi rekord të kampionatit, para bashkëkombësit së tij Reece Prescod i cili mbeti 0.01 sekondë më vonë. Me kohë 10.01, turku i natyralizuar Jak Ali Harvey mori të bronztën.

Franca nuk mbeti pa medalje të artë, pasi në disiplinën më të gjatë në stadium – 10.000m, Morhad Amdouni mori të artën në kohë prej 28:11.22. Bashir Abdi i Belgjikës, dhe Yemaneberhan Crippa i Italisë mbetën pas tij në podium.

HENDBOLL

Kosova U20 mposht Sllovakinë, përfundon e shtata

Foto: kosovahandball.info

29 Korrik, 2018 @21:41

Pas humbjes nga Turqia, Kosova U20 në hendboll e ka fituar duelin...

MotoGP

Ducati dominon në Çeki

5 Gusht, 2018 @14:03

Andrea Dovizioso ka shënuar fitoren e parë në Çeki duke...

MotoGP

Ducati dominon në Çeki

5 Gusht, 2018 @14:03

Andrea Dovizioso ka shënuar fitoren e parë në Çeki duke...

PROJEKT I RI SPORTIV

Nis kampionati evropian

Foto: Getty via dw.com

4 Gusht, 2018 @8:00

Për herë të parë, ndoshta në tentim për të konkurruar Lojërat...

TOUR DE FRANCE

Përmbledhja e Tour’it dhe kërcënimi i ekipit

4 Gusht, 2018 @7:49

Sikur nuk mjaftuan limitet që bënë në këtë edicion të Tour de...

ZAGREB GRAND PRIX 2018

Akil Gjakova merr të artën në Kroaci

28 Korrik, 2018 @16:57

Pasi që në gjysmëfinale të garës deri në 73 kilogramë, të...

TDF2018

Kronometri nuk i mjafton Dumoulinit

28 Korrik, 2018 @16:09

Tom Dumoulin ka fituar garën e kronometrit, dhe etapën e tij të...

Të gjitha lajmet nga Të tjera