Të gjitha lajmet

5 PËR VIKEND

Prej Portos deri në Stamboll

BOROZANI/ Graph.: O. Kraja

Prej Portos deri në Stamboll

Shkruan: LUAN MORINA

1 Dhjetor, 2017 @14:39

Kësaj radhe derbit dalin nga pesëshja e ligave të forta për të shkuar drejt Portugalisë dhe Turqisë.

Napoli – Juventus (e premte, ora 15n9)

Lazio veç ka nisur të humb distancë. Edhe Roma po ka lemzë së fundmi. Dhe falë mungesës nga Evropa, Inter mund të mbetet i vetmi konkurrent për Napolin dhe Juventusin. Interistët me pak ardhje në janar mund të mbajnë hapin me dyshen, derisa nuk dyshoj për kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.

Napoli team

Lëndimi i Ghoulam ka bërë që Hysaj të kaloj në të majtën, e të eksperimentohet me Ruin e Maggion në krahun tjetër. Pjesa tjetër është në rregull, edhe pse mungesa e golave të shpeshtë të Mertensit mund të jetë një brengë. Ngjashëm edhe për Dybalan i cili pas startit eksploziv është përgjumur paksa.
Lodhja shihet tek të dyja ekipet, por kjo s’do të duhej të ishte arsye për të mos pasur një lojë të bukur sonte.

Porto – Benfica (e premte, ora 9e30)

Benfica për të njëjtat arsye që përmendem tek Interi mund të ketë përparësi ndaj Portos në luftë për titull në Portugali. Por, nuk ka një ekip më të kompozuar dhe talentuar se rivalët klasik, e aq më pak se Sportingu. Jonas është shkatërrues para portës këtë vit, por në anën tjetër është Aboubacar me të njëjtën zotësi.

Porto vs Benfica

Derbi ndërmjet Sportingut dhe Portos këtë sezon ka përfunduar pa gola. Ndoshta presioni për të mos gabuar, sidomos nga Porto që ka një epërsi prej tri pikëve në krye mund të ndikoj në një lojë me defensive nga vendasit. Humbja për mysafirët do të ishte goxha dëshpëruese nëse rikthehen në gjashtë pikë diferencë.

Besiktas – Galatasaray (e shtunë, ora 5e30)

Galatasarayi e ka vetëm një problem këtë sezon – të merret me ekipet e mëdha. Pa gola ndaj Fenerbahces, poshtërim nga Basaksehir, humbje nga mospërgatitja psikike ndaj Trabzonsporit dhe Antalyasporit. Dhe ky nuk është një problem i ri. Igor Tudor e ka bërë këtë edhe gjatë karrierës si trajner i Hajdukut dhe PAOK-ut. Dhe me Terimin e lirë, nuk është mirë të bësh lëshime, përkundër që gjenden në krye të renditjes.

Besiktas, Negredo

Një humbje tjetër nga rivali direkt për titull mund ti largonte në 9 pikë kampionët aktual. Me Evropën tashmë të siguruar, Besiktas e ka kohën të përqendrohet në kampionatin turk për të mos mbetur larg dyshes që i rikthen në Ligën e Kampionëve ku kanë pasur një sezon fantastik. Cenk Tosun është emri që duhet të kujdeseni, ngjashëm si Gomis tek Galatasaray.

Arsenal – Manchester United (e shtunë, ora 6e30)

Nuk është i çuditshëm suksesi i Arsenalit. Me Monrealin të përshtatur me Koscielnyn e Mustafin, me Ramsey përkrah Xhakës që ka liruar Ozilin nga detyrat teknike të pjesës defensive të mesfushës, dhe me Kolasinacin si njërën ndër prurjet më të mira në Ishull, Wenger ka bërë një ekip goxha të mirë këtë sezon. Megjithatë, forma e mirë mund të fshihet me një humbje nga Manchester United.

Emirates

Për Mourinhon, fitorja ndaj Wengerit gjithnjë është një motivim shtesë. United janë në formë të përkryer me një ekip të stabilizuar, tashmë edhe pothuajse pa të lënduar. Krejt do të varet prej rotacioneve që bëhen në këtë muaj, edhe titulli i kampionit. United për momentin është i vetmi që mund të rezistoj formën e pashoqe të Manchester Cityt.

Vetëm mos të harrojmë që Antonio Conte e kishte bërë të njëjtën vitin e kaluar, pa shpenzuar 250 milionë euro, edhe atë në sezonin e parë! Oh, edhe kishte trazuar formacionet e më shumë se gjysmës së ekipeve të Premier League.

Sampdoria – Lazio (e diel, ora 15n9)

Sampdoria ka befasuar këtë sezon. Duhet të vëni re tek treshja e mesfushës – Linnety, Torreira, e Praet. Giampaolo ka bërë një kombinim të ekipit, dhe humbja ndaj Bolognas s’do të duhej të ishte gjë tjetër pos një lemze.

Sampdoria vs Lazio

Më shumë e shoh Lazion si të lodhur dhe në rënie të formës se sa Sampdorinë. Mysafirët duhet të gjejnë fitoren patjetër nëse dëshirojnë të mbeten në luftë për katërshen e parë. Nuk kanë mungesa, por rotacioni nuk është duke funksionuar aq mirë. Sidoqoftë, të dielën zor se ka ndeshje më të baraspeshuar.

ABELARDO @ ALAVES

Alaves zyrtarizon zëvendësin e De Biasit

Foto: deportivoalaves.com

1 Dhjetor, 2017 @14:20

Deportivo Alaves, që është renditur në fund të La Ligas pas 13...

NË SHQIPËRI

Superiorja s’pushon përkundër reshjeve

1 Dhjetor, 2017 @14:08

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) është rakorduar me...

PARA NDESHJES FERONIKELI - PRISHTINA

Feronikeli e Prishtina takohen në Drenas

1 Dhjetor, 2017 @13:00

Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, Feronikeli e Prishtina...

ARMEND THAQI

Angazhim maksimal, fitorja na stabilizon

30 Nëntor, 2017 @22:32

Futbollisti i parë aktiv (përveç portierëve) nga Superliga e...

NGA DISCIPLINORJA

Dy lojtarë të KEKut suspendohen

30 Nëntor, 2017 @20:28

Për shkak të sjelljeve të tyre, dy lojtarë të KEKut që ishin...

SPANJOLLI 31 VJEÇ

David Silva vazhdon

Foto: mcfc.co.uk

30 Nëntor, 2017 @19:32

Njëri ndër mesfushorët më me përvojë në ekipin lider të...

TERMINET E XHIROS XIII

Derbi i Superiores të shtunën

30 Nëntor, 2017 @13:04

FSHF ka përcaktuar terminet e ndeshjeve të xhiros së XIII të...

CITY - SOUTHAMPTON

Shpëtimtari Sterling, City vazhdon fitoret!

29 Nëntor, 2017 @22:59

Njëjtë si ndaj Bournemouthit në fundjavë, edhe sonte Raheem...

EVERTON - WEST HAM

Wazza me hat-trick, Evertoni ‘shkel’ West Hamin

29 Nëntor, 2017 @22:54

Me hat-trickun e tij të parë pas gati 6 viteve, Wayne Rooney i ka...

STOKE - LIVERPOOL

Liverpooli del fitues ndaj Stoke Cityt

29 Nëntor, 2017 @22:53

Me një gol të Sadio Manes në pjesën e parë dhe me dy tjerë të...

CHELSEA-SWANSEA

Goli i parë për Chelsean dhe tre pikë

Fotot: premierleague.com

29 Nëntor, 2017 @22:31

Qendërmbrojtësi gjerman i Chelseat, Antonio Rudiger, ka shënuar...

ARSENAL-H'SFIELD

Të paprekshëm në Emirates

Fotot: premierleague.com

29 Nëntor, 2017 @22:23

Arsenali ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Emirates Stadium...

BESËLIDHJA-SKËNDERBEU

Kelmendi vulos fitoren

29 Nëntor, 2017 @15:55

Ish-sulmuesi i Prishtinës, Shend Kelmendi, ka shënuar golin e...

PREJ LIVERPOOLIT TE JUVENTUS

Emre Can ateron te kampioni

Foto: juventus/fb

21 Qershor, 2018 @11:26

Mefsushori i Liverpoolit, Emre Can, ka ateruar sot në Torino, për...

ISSA DIOP

Rekord transfer nga West Ham United

Foto: whufc.com

19 Qershor, 2018 @20:45

Skuadra londineze, West Ham United, ka thyer rekordin e ekipit në...

NEW GUNNER

Zyrtare: Leno i Arsenalit

Foto: arsenal.com

19 Qershor, 2018 @20:31

Me një njoftim në faqen zyrtare të klubit, Arsenal ka bërë të...

BERND LENO

Arsenal arrin marrëveshje për portierin e ri

Foto: dailyexpress

19 Qershor, 2018 @16:59

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin...

WOLVES

Patricio transferohet në Premier League

18 Qershor, 2018 @18:07

Një nga skuadrat e sapo promovuar në Premier League, Wolverhapton...

Të gjitha lajmet nga Premier League