Të gjitha lajmet

SIGAL PRISHTINA - BEROE

Prishtina mposhtet pas vazhdimeve nga Beroe

Prishtina mposhtet pas vazhdimeve nga Beroe

10 Janar, 2017 @20:47

Sigal Prishtina
BC Beroe
Sigal Prishtina 86 : 94 BC Beroe

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

Ndeshja dramatike e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Beroes, i takoi skuadrës mysafire nga Bullgaria, e cila arriti të fitojë me rezultat 86-94.

Në fakt, Prishtina ishte shumë pranë fitores pasi e kishte mundësinë të shënojë në sulmin e fundit të kohës së rregullt kur rezultati ishte 81-81, por organizimi jo i mirë në sulm, bëri që loja të shkojë në vazhdime, ku më pas bullgarët treguan lojë më të mirë dhe shënuan fitoren e tyre të pestë.

Në humbje gjithsesi pati ndikim edhe largimi i Drilon Hajrizit për shkak të pesë gabimeve personale, kur kishte mbetur edhe një minutë e gjysëm deri në përfundim të pjesës së rregullt.

Pikërisht Hajrizi ishte bartësi i lojës te Prishtina, duke luajtur me 26 pikë e 7 kërcime, ndërsa gjithashtu u dallua edhe Jabarie Hinds që shënoi 24 pikë dhe pati 5 asistime e 3 kërcime.

Në anën tjetër, për Beroen nga 19 pikë shënuan Tihomir Zhelev dhe organizatori amerikan, Brandis Ross.

Për Prishtinën në këtë ndeshje debutuan përforcimet e reja Nenad Delic, Grant Johnson dhe Urim Zenelaj, ndërsa në mungesë të kryetrajnerit, skuadrën e udhëhoqi ndihmëstrajneri, Andin Rashica.

TABELA AKTUALE

Me këtë humbje Prishtina i ka vështirësuar gjasat për t’u kualifikuar në fazën e dytë, pasi që mbetet në pozitën e fundit në grup me vetëm 2 fitore dhe 5 humbje.

Ndeshjen e radhës Prishtina e luan më 12 janar ndaj Kozuvit.



Sigal Prishtina

1 Drilon Hajrizi (35:18) 26 pikë 7 kërcime 1 asistim
2 Jabarie Hinds (43:42) 24 pikë 6 topa të vjedhur 5 asistime
3 Grant Johnson (36:33) 13 pikë 5 topa të vjedhur 4 kërcime
4 Nenad Delic (35:56) 13 pikë 6 kërcime 2 bllokada
5 Granit Rugova (28:42) 4 pikë 4 asistime 2 kërcime
6 Fisnik Rugova (22:26) 3 pikë 2 kërcime 2 bllokada
7 Edmond Azemi (19:43) 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
8 Urim Zenelaj (2:37) 0 pikë - -
9 Rinor Peci - - -
10 Muhamedali Janjeva - - -


Beroe

1 Tihomir Zhelev (39:40) 19 pikë 9 kërcime 3 asistime
2 Brandis Ross (33:47) 19 pikë 6 kërcime 5 asistime
3 Tencho Tenchev (29:48) 15 pikë 1 kërcim 1 asistim
4 Aaron Jones (26:40) 13 pikë 7 kërcime 2 bllokada
5 Stjepan Tesija (31:33) 11 pikë 7 kërcime 2 topa të vjedhur
6 Omari Gudul (24:04) 8 pikë 6 kërcime 1 asistim
7 Martin Radnev (19:21) 5 pikë 3 kërcime 2 asistime
8 Todor Todorov (7:41) 4 pikë 3 kërcime -
9 Nikolay Nikolov (12:21) 0 pikë 2 kërcime -
10 Shane Gibson - - -

PËRFORCIM TE VRESHTARËT

Altin Morina kalon te Rahoveci

BOROZANI/Arkiv

10 Janar, 2017 @20:39

Basketbollisti i deritashëm i Ylli të Suharekës, Altin Morina,...

LIVE: KOHA E RREGULLT

Fituesi përcaktohet në vazhdime

10 Janar, 2017 @20:30

Ka përfunduar pjesa e rregullt e ndeshjes Sigal Prishtina - Beroe me...

LIVE: ÇEREKU I TRETË

Kthehet Prishtina, pritet dramë në çerekun e katërt

balkanleague.net

10 Janar, 2017 @20:13

Sigal Prishtina është kthyer në lojë, duke treguar paraqitje më...

LIVE: ÇEREKU I DYTË

Beroe shkëputet në rezultat

balkanleague.net

10 Janar, 2017 @19:35

Skuadra bullgare, Beroe, ka shkuar në pushim me 12 pikë epërsi,...

LIVE: ÇEREKU I PARË

Epërsia për Prishtinën

balkanleague.net

10 Janar, 2017 @19:17

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Sigal Prishtina - Beroe,...

BIBL

Pesëshet e para: Sigal Prishtina - Beroe

Foto: Facebook/ KB Prishtina

10 Janar, 2017 @18:51

Pesëshet e para janë përcaktuar kështu: SIGAL PRISHTINA: Granit...

BIBL

Livestream: Sigal Prishtina - Beroe

Foto: Facebook/ KB Prishtina

10 Janar, 2017 @18:37

Ndeshjen Sigal Prishtina - Beroe, mund ta shikoni në webfaqen...

ELIVSI DUSHA

Dusha nënshkruan me Plymouth Raiders

10 Janar, 2017 @15:21

Reprezentuesi i Shqipërisë dhe ish basketbollisti i Sigal...

ALL STAR TURKEY

Kenan Sipahi në garë për shkathtësi

10 Janar, 2017 @14:56

Basketbollisti kosovar, Kenan Sipahi, do të merr pjesë në All...

SIGAL PRISHTINA MATCHES

Maratonë e Prishtinës për një javë

10 Janar, 2017 @13:51

Basketbollistët e Sigal Prishtinës do të zhvillojnë një...

RIKTHEHET BIBL

Peja nesër i kthehet BIBL

Pamje nga ndeshja Peja-Kumanova e zhvilluar në Karagaç/ Foto: KBPeja/ Korniza

21 Shkurt, 2017 @11:48

Skuadra e Pejës që është ekipi i vetëm kosovar që ende është...

KUPAT RAJONALE

Ekipet e BIBL, triumfojnë në Kupë

Foto: via BIBL

20 Shkurt, 2017 @13:40

Përveç fitores së djeshme të Sigal Prishtinës në Kupë të...

BORXHET

Peja, para përjashtimit nga BIBL

Foto: KBPeja/Korniza

14 Shkurt, 2017 @12:46

Skuadra e vetëm kosovare që ka mbetur duke garuar në gara...

JAVË PUSHIMI

Final Four vë në pushim BIBL

Foto: KBPeja/Korniza

13 Shkurt, 2017 @10:26

Këtë javë skuadrat e BIBL e kanë pushim! Kjo pasi që në thuajse...

TOP 10 PERFORMANCES

3 lojtarë të Pejës në TOP 10 të BIBL

Alban Veseli, më i dalluari prej forcave vendore të Pejës/ Foto: KBPeja/Korniza

10 Shkurt, 2017 @19:21

Pas fitores së rëndësishme mbrëmë ndaj Kumanovës në kuadër...

Të gjitha lajmet nga Balkan League