Të gjitha lajmet

FINALJA 1: PRISHTINA-BASHKIMI

Prishtina s’rikthehet, Bashkimi fiton

Prishtina s’rikthehet, Bashkimi fiton

12 Maj, 2018 @19:51

Sigal Prishtina
Bashkimi
Sigal Prishtina 81 : 84 Bashkimi
Filip BUNDOVIC 26 pikë Mikaile TMUSIC 23 pikë

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.

Një çerek i katërt i shkëlqyer i Sigal Prishtinës ka bërë që përkundër epërsisë së madhe të Bashkimit, bardhekaltërit kampionë të barazojnë rezultatin dhe minutat e fundit t’i bëjnë interesante.

SERIA FINALE

Por, Bashkimi është këndellur dhe startin e dobët në çerek të fundit e ka mbrojtur disi në vazhdim, për të fituar ndeshjen e parë të serisë dhe për të anuluar epërsinë e terrenit të Prishtinës.

Bashkimi fitoi 84-81 ndeshjen e parë të serisë finale dhe tash seria bartet në Prizren.

PLAYOFF SKEMA

Prizrenasit kanë kaluar një pjesë të parë fanatastike, ndërsa nuk mbahet në mend kur Prishtina në një çerek ka shënuar vetëm 9 pikë (çereku i dytë: 9-21 për Bashkimin).

PERFORMANCAT INDIVIDUALE

Mikaile Tmusic ka qenë më efikasi te Bashkimi. Ai ka shënuar 23 pikë në fitoren, ndërsa Aaron Mossit i munguan dy asistime për të mbyllur edhe këtë ndeshje me triple-double. Ai shënoi 19 pikë, 10 kërcime e 8 asistime në fitore.

Te Prishtina, i huaji i vetëm, Filip Bundovic ka qenë më i miri. Kroati ka shënuar 26 pikë e 7 kërcime, në atë që nuk doli të jetë mjaft për të ndalur humbjen.

Edmond Azemi ka mbyllur ndeshjen me 16, ndërsa 15 të tjera shënoi Granit Rugova.

Dueli i radhës zhvillohet në Prizren të mërkurën e ardhshme.

ÇEREKU I TRETË: PRISHTINA-BASHKIMI

Prishtina zbut epërsinë e Bashkimit

12 Maj, 2018 @19:20

Prishtina është këndellur në çerek të tretë të ndeshjes, pas...

PJESA E PARË: PRISHTINA-BASHKIMI

Epërsi dyshifrore pas pjesës së parë

12 Maj, 2018 @18:47

Kanë përfunduar 20 minutat e para të ndeshjes së parë të...

ÇEREKU I: PRISHTINA-BASHKIMI

Bashkimi në epërsi pas çerekut të parë

12 Maj, 2018 @18:26

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së parë të serisë...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet: Prishtina-Bashkimi

BOROZANI/Arkiv

12 Maj, 2018 @18:14

Ka nisur ndeshja e parë e serisë finale të PlayOffit të...

DUELI I PARË FINAL, SONTE

Nis seria finale e Play-Offit

BOROZANI/Arkiv

12 Maj, 2018 @10:02

Me fillim në ora 19:00 sot do të nis seria finale e Play-Offit të...

TEUTA - TIRANA

Teuta barazon, kampioni vendoset në ndeshjen e pestë

Foto: KBTeuta/fb

10 Maj, 2018 @17:59

Ka shënuar fitore në ndeshjen e katërt të serisë ekipi durrësak...

ZYRTARËT E NDESHJES

Përcaktohen referët e ndeshjes së parë finale

10 Maj, 2018 @14:28

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur emrat...

CONFERENCE FINALS

Kompletohen finalistët e Konferencave në NBA

10 Maj, 2018 @9:10

Me fitoren e Boston Celticsit sot në mëngjes kundër Philadelphias,...

TURNE

RedBull Reign çon më të mirët në SHBA

9 Maj, 2018 @20:30

Një garë e re, interesante e organizuar nga Red Bull, që do të...

NEW YORK

Knicks merr ish-trajnerin e Grizzlies

9 Maj, 2018 @8:29

New York Knicks ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me...

ÇEREKU I TRETË: PRISHTINA-BASHKIMI

Prishtina zbut epërsinë e Bashkimit

12 Maj, 2018 @19:20

Prishtina është këndellur në çerek të tretë të ndeshjes, pas...

PJESA E PARË: PRISHTINA-BASHKIMI

Epërsi dyshifrore pas pjesës së parë

12 Maj, 2018 @18:47

Kanë përfunduar 20 minutat e para të ndeshjes së parë të...

ÇEREKU I: PRISHTINA-BASHKIMI

Bashkimi në epërsi pas çerekut të parë

12 Maj, 2018 @18:26

Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së parë të serisë...

FORMACIONET STARTUESE

5-shet: Prishtina-Bashkimi

BOROZANI/Arkiv

12 Maj, 2018 @18:14

Ka nisur ndeshja e parë e serisë finale të PlayOffit të...

DUELI I PARË FINAL, SONTE

Nis seria finale e Play-Offit

BOROZANI/Arkiv

12 Maj, 2018 @10:02

Me fillim në ora 19:00 sot do të nis seria finale e Play-Offit të...

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga