Të gjitha lajmet

DITARI NR.14 @ RIO 2016

Programi ditor dhe renditja e medaljeve

Programi ditor dhe renditja e medaljeve

Shkruan: Luan MORINA

20 Gusht, 2016 @13:58

Dita më e ngarkuar olimpike nis me golfin e femrave, të cilat hyjnë në ditën e katërt të garave për të mësuar medalistet e para në histori. Përfshirë këtë sport, në program janë 30 finale.

Kryesorja për shumëkënd mund të jetë finalja e futbollit ku Brazili do të synoj të hakmerret ndaj Gjermanisë për poshtërimin e para dy viteve. Finalja e futbollit nis sikur finalja e femrave, në ora 22:30. Loja defanzive i kushtoi suedezeve të cilat u desh të kënaqen vetëm me të argjendtën. Brazilianet nuk arritën as të bronztën.

Tek sportet ekipore për femra, në ora 20:30 nis finalja e basketbollit ndërmjet Spanjës dhe SHBA-ve. Në të njëjtën kohë, për shkak të një orari banal zhvillohet edhe finalja e hendbollit ndërmjet Francës e Rusisë. Duel i zjarrtë serbo-kroat në vaterpolo nis në ora 22:50. Serbia shpreson edhe në titullin në volejboll të femrave kundër Kinës pas orës 3 të mëngjesit.

Për herë të parë zhvillohen më shumë se një finale në boks, duke nisur nga ora 20. Zhytja mbaron në ora 21:30 me finalen nga platforma për meshkujt. Në ora 14 kanë nisur finalet në kajak dhe badminton. Në ora 17:30 është finalja në çiklizëm malor – mountain bike për femra. Triathloni i femrave nis në ora 16:00, derisa finalja individuale në gjimnastikë ritmike në ora 20:20.

Pentathloni modern për meshkuj finalen e nis në ora 23:00, e gjysmë ore më herët nisin finalet e ditës së dytë në mundje të lirë të meshkujve. Tekvondo mbyll garat në ora 3, derisa finalet e atletikës nisin në ora 2 me 800m për femra, 5000m e 1500m për meshkuj, dhe stafetat 4x400m në të dy konkurrencat.

Renditja e medaljeve pas 15 ditëve dhe 266 finaleve është paraqitur më poshtë:



Renditja e shteteve sipas medaljeve

SHBA 38 të arta 35 të argjendta 32 të bronzta
Britania e Madhe 25 22 14
Kina 22 18 22
Gjermania 15 8 13
Rusia 13 16 17
Japonia 12 8 21
Franca 9 15 14
Australia 8 11 10
Italia 8 11 6
Holanda 8 6 4
51. KOSOVA 1 0 0

MAJLINDA

Synon tituj tjerë

20 Gusht, 2016 @12:36

Pas pranimit të shpërblimit shtetëror prej 100 mijë eurove,...

PESËGARËSH MODERN

Esposito me rekord olimpik

20 Gusht, 2016 @0:27

Australiania Chloe Esposito është medalistja e parë për këtë...

HOKEJ

Britaniket kampione olimpike

20 Gusht, 2016 @0:22

Kombëtarja e Britanisë së Madhe në hokej për femra, për herë...

MUNDJE

Gjeorgjia e Irani me të arta

20 Gusht, 2016 @0:15

Përfaqësuesja e Gjeorgjisë dhe ajo e Iranit kanë marr të artat e...

BOKS

Mossely edhe në olimpiadë

19 Gusht, 2016 @22:06

Estelle Mossely nga Franca ka fituar medaljen e parë të arta tek...

ATLETIKË

Kinezet edhe në ecje

19 Gusht, 2016 @21:09

Kampionia botërore nga Pekini, Hong Liu fitoi të artën në...

VATERPOLO

SHBA-të kampione

19 Gusht, 2016 @21:02

Vashat e SHBA-së kanë mbrojtur titullin e kampioneve olimpike duke...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

Nora Gjakova e bronztë

20 Prill, 2017 @17:28

Xhudistja tjetër e KXH Ipponit nga Peja, Nora Gjakova, para pak...

EUROPIAN CHAMPIONSHIP WARSAW 2017

E pandalshme, e arta e tretë radhazi në europian

20 Prill, 2017 @17:16

Majlinda Kelmendi pak më parë ka triumfuar në finalen e...

KRONIKË AMERIKANE

MLB 2017 Parashikim

10 Prill, 2017 @16:29

Mrekullitë ndodhin rrallë. Që të përsëriten dy vite radhazi...

XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë

8 Prill, 2017 @16:58

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer...

ANALIZË

Sezoni i borës

7 Prill, 2017 @19:45

Me lojërat olimpike dimërore në Pyeongchang, ky sezon i sporteve...

Të gjitha lajmet nga Të tjera