Të gjitha lajmet

U18 EUROPEAN CHAMPIONSHIP

Publikohet buletini i Evropianit të Prishtinës

Publikohet buletini i Evropianit të Prishtinës

Teksti: FBK

23 Prill, 2018 @15:31

Pas lansimit të logos zyrtare të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik 2018, është publikuar buletini i parë i kësaj gare.

Buletini është përgatitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-në dhe i njëjti u është dërguar ekipeve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian.

Në Buletinin e Parë janë të gjitha informacionet e nevojshme rreth organizimit të Kampionatit, duke filluar nga informatat për qytetin e Prishtinës, pastaj palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet dhe stërvitjet, vendet ku do të bëhet akomodimi i ekipeve dhe zyrtarëve të FIBA-së, transporti, ushqimi dhe informacione të tjera të nevojshme për Buletinin e Parë.

Në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, në Prishtinë marrin pjesë Kosova, Qipro, San Marino, Gjibraltari, Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.

Kosova është në Grupin B së bashku me San Marinon, Qipron dhe Gjibraltarin, derisa ndeshjen e parë do ta luaj kundër San Marinos më 22 korrik me fillim nga ora 19:30.

Në Grupin A bëjnë pjesë Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.

Për ta shikuar buletinin e plotë klikoni KËTU.

GAME 4: PACERS - CAVS

Në natën e barazimeve, bashkohet edhe Clevelandi

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @9:03

Pas Milwaukee Bucks e Washington Wizards, serinë e barazoi edhe...

GAME 4: WIZARDS - RAPTORS

Washingtoni barazon serinë

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @8:59

Fitorja me rezultat 106-98 e Washingtonir kundër Toronto Raptorsit,...

GAME 4: SPURS - WARRIORS

Vjen fitorja e nderit nga Spurs

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @8:55

San Antonio Spurs, duke e mposhtur kampionin aktual, Golden State...

GAME 4: BUCKS - CELTICS

Antetokounmpo sjell fitoren në sekondat e fundit

Foto: nba.com

23 Prill, 2018 @8:51

Milwaukee Bucks, duke e mposhtur Boston Celticsin me rezultat të...

GAME 1: LIPJANI - KALAJA

Lipjani fiton ndeshjen e parë në finale

22 Prill, 2018 @21:22

Lipjani arriti ta mposht Kalanë me rezultat 76-71, në ndeshjen e...

SHQIP NË BOTË

Lis Shoshi më i dalluari në humbjen e Pienos

21 Prill, 2018 @19:47

Në humbjen që Pieno e pësoi sonte në shtëpi nga skuadra e...

NË FINALE

Lipjani finalisti i dytë në Ligë të Parë

20 Prill, 2018 @9:45

Duke e mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Dritën me rezultat 79-69,...

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (4)

Çerekfinalet e Euroligës: Panathinaikos Superfoods – Real Madrid

Fotot: euroleague.net

15 Prill, 2018 @20:00

Nëse i katërti dhe i pesti i stinorit të rregullt takohen,...

SERIA E KOLUMNEVE PËR PLAYOFF (3)

Çerekfinalet e Euroligës: Olympiacos – Žalgiris

Fotot: euroleague.net

15 Prill, 2018 @7:30

Ky do të jetë ballafaqimi i vetëm ku përveç se ndeshen në...

ABA LEAGUE

Buduçnost me triumf historik në ABA ligë

Foto: aba-liga.com

14 Prill, 2018 @23:57

Skuadra nga Podgorica, Buduçnost, për herë të parë në histori...

Të gjitha lajmet nga International