Valdet Rama për herë të parë ka qëndruar në bankën rezervë të Valladolidit, por nuk ka arritur të debutojë ende.
Shqiptari i parë në La Ligën spanjolle Valdet Rama, ende nuk ka arritur të debutojë në këtë kampionat.
Mitrovicasi Rama, i cili kaloi në gjysmëstinor nga Orebroja suedeze në Valladolidin spanjoll sot për herë të parë ka qenë pjesë e bankës rezervë, por nuk ka fituar rastin që të debutojë nga trajneri serb i skuadrës, Miroslav Djukic.
Valladolid ka barazuar me Espanyolin 0-0 si mysafir dhe tash ka 34 pikë nga 26 ndeshje në Primera Division duke u renditur në pozitën e 11-të të tabelës.
| REZULTATET, LA LIGA, SOT: |
| Granada - Mallorca |
1-2 |
| Espanyol - Real Valladolid |
0-0 |